Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i mesditës

Programi i radhës

 


Aktuale

Serbët, më të gatshëm për bashkëpunim

Ura kryesore në Mitrovicë

07.02.2010

Bazuar në Planin e Ahtisarit dhe procesin e decentralizimit të pushtetit, Zyra Civile Ndërkombëtare në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës, kanë nisur përgatitjet për formimin e komunës së Mitrovicës së veriut. Konstituimi i pushteteve legale në komunat veriore me shumicë serbe, thuhet se është pjesë edhe e strategjisë për integrimin e veriut.


Zyra Civile Ndërkombëtare, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, ka emëruar ekipin përgatitor për komunën e re të Mitrovicës veriore.

Formimi i kësaj komune, si pjesë e qytetit të Mitrovicës, parashihet edhe me Planin e Ahtisarit dhe është pjesë e strategjisë së ICO-së dhe Qeverisë për integrimin e veriut.

Zyrtarë vendorë dhe ata ndërkombëtarë thonë se janë të kënaqur me interesimin e serbëve lokal për të marrë pjesë në ekipin përgatitor.

Zëdhënësi i ICO-së, Endi Mekgafi, shpreson në bashkëpunimin e serbëve lokal, por edhe të Beogradit, për zbatimin e projekteve për Mitrovicën dhe veriun, në përgjithësi.

“Ne jemi optimistë. Njerëzit kanë filluar të besojnë në të mirat që sjell procesi i decentralizimit. Tani fillon puna në ndërtimin e infrastrukturës për Mitrovicën veriore”.

“Presim edhe bashkëpunimin e Beogradit për nismat që do të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës
”, thotë zëdhënësi Mekgafi.

Ndonëse përfaqësues politikë serbë nga pjesa veriore e kanë kundërshtuar ashpër zbatimin e strategjive të ICO-së dhe Qeverisë për veriun, duke insistuar që atje të mbeten në jetë strukturat paralele, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, shpreh besim se te popullata serbe po rritet interesimi për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Sipas Feratit, qeverisja paralele, ishte një improvizim që ka ndikuar në stagnimin e jetesës së këtyre qytetarëve.

“Vërehet një interesim i shtuar i qytetarëve që të bashkëpunojnë me institucionet, me donatorët, sepse është një konstatim se ata nuk jetojnë mirë”.

“Planifikimi i instalimit të komunës së re, pastaj bashkëpunimi me të gjithë qytetarët, që në një të ardhme të afërt të kemi zgjedhje të lira edhe në Leposaviq, Zubin-Potok e Zveçani, që atje të krijojmë struktura legale dhe legjitime, është pjesë jo vetëm e strategjisë, por është edhe kërkesë e qytetarëve”
, thekson Ferati.

Pas konstituimit të ekipeve përgatitore, të cilat do t’i definojnë përgjegjësitë e komunës në bazë të decentralizimit, do të pasojë edhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Mitrovicën e veriut, si dhe tri komunat tjera me shumicë serbe në veri, në Zubin-Potok, Leposaviq e Zveçan.

Konstituimi i pushteteve legale në këto komuna, parashihet të jetë pjesa kryesore e strategjisë për integrimin e veriut dhe mënjanimin e strukturave paralele të ngritura nga Serbia.

Këto të fundit kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zbatimin e kësaj strategjie, duke kërkuar edhe mbështetjen e Beogradit.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : MERGIMTARI NGA JER::: Prej : GJER:::
10.02.2010 00:10
Jam shum i mahnitur por edhe shum krenar kur i lexoj komentet me qelluara siq ishte kom...i Ken30 shit nga Brukseli respekt per juve ore Zot..nga brukseli nuk kam me qka te shtoi te gjitha i kishe dhan me vend ... por ne shqiptaret me duket mu se 90% E POPULLATES JEMI HALE NE GJUM !!he jemi habitur shum nga malli dhe interesat persenale e kemi harruar shum shpejt luften sepse sikur veq pak ta kujtonim luften kishim me nda edhe kashoren e bukes vetem e vetem per ta ndertue shtetin siq duhet por kjo asht per fat te keq politika e jon asht e habitur niher nga hajnija keshtu qe neve si popull pona kushton!! SHEMBULLI MA I MIRI ASHT MU NE SHTETIN IZRAEL QE ASHT FUQIJA MA E MADHE NE BOTEN ARABE!!!keshtu kishim me qen edhe ne ne ballan sikur te kishim veq pak logjik!!!RESPEKT PERJUVE SHUM NGA GJERM:::OMENT SHUM I QELLUAR!!! NUK KAM KOMETE MA SHUM MJAFTON QE TA LEXOJM KOMENTIN E KEN 30 BRUK:::TUNG TUNG:::

Nga : shpresa Prej : Prishtine
08.02.2010 13:44
Po" serbet dhe shqiptaret vetem ne krim te organizuar bashkepunojne perfekt " keshtu eshte deklaruar ambasadori Dell ne veri te Kosoves,ndaj edhe ne kete rast qeveria e Thaqit me partin liberale serbe pos interesave per matrapazellek as nje interes pala serbe nuk ka dhe keshtu pasi te korruptohen mire Qeveria e Thaqit pastaj do te fillojne te shantazhohen prap Qeveria e Thaqit dhe keshtu do te ja arrin qellimin serbia dhe aleatet e saj.

Nga : ken30 Prej : Bruksel
08.02.2010 08:12

“Shtëpia e BE-së” në veri të Kosovës do të thotë se po legjitimohet një etnitet i ri dhe veriu i Kosovës do të ketë të dërguarin special të Bashkimit Evropian (BE) për pjesën veriore të Kosovës.Tani Kosova është me përfaqsuesin e BE-së Piter Faith, kurse në veri të Kosovës do të kemi të dërguarin specia të BE-së Michael Giffoni dhe legjitimohen dy etnitete në Kosovë Kosovaro-Sërbë.

Strategjia ICO-QEVERI për veriun përmbyllë definitivishtë konfliktin historik Shqiptaro-Sërbë dhe rikonfigurohet në konflikt me emertim të ri Kosovaro-Sërbë. Që do të thotë përmbyllja definitive e Bashkimit Kombëtar të shqiptarve. Propozimi i strategjisë për veriun e Kosovës i përngjanë strategjisë të konfliktit IZRAELO-ARABO-PALESTINEZ që do të thotë konflikti IZRALO-ARAB përfundon mirpo konflikti IZRAELO-PALESTINEZ vazhdon në konflikt fetar. Ne gjitashtu po e përmbyllim konfliktin SHQIPTARO-SËRBË mirpo konflikti KOSOVARO-SËRBË do të vazhdon në një konflikt të imponuar fetar me emertimin e konfliktit për JERUSALEMIN Kosovaro- Sërbë.

Strategjia ICO-QEVERI për veriun e Kosovës familjarizohet me mendimet e Akademikve të Serbies ose bie në kurthen e Akademikve të Serbies.Jo rastësishtë sërbët shpallin kuvendin sërbë në Mitrovicë me 28 qershor 2008 ditën kur festohet VIDOVDANI ose 600 vjetori i humbjes kunder OSMANLIVE. Rikthimi i histotis 600 vjetë mbrapa është i rrezikshëm dhe sërbët humbjen e atëhershme dëshironë ta rikthejnë në konfliktë të tanishëm Kosovaro-Sërbë. Plani Ahtisarit është një fabrikë që prodhon vetum virusa të konflikteve të Rikonfigurum që sillen dhe kur nuk përfundojnë.


Strategja e integrimit të veriut do të ishte e sukseshme nese do të ishte strategji e Qeveris së Kosovës që nuk kalon kufitë e Kosovës jo ndërkombtarizimi i veriut të Kosovës. Veriu duhet të mbetet qështje e brendshme e Kosovës. Përndryshe qështja e veriut do të thellohet dhe nuk do ti gjindet fundi.
07.02.2010.ken30

     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS