Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i mesditës

Programi i radhës

 


Multimedia

Zgjedhjet në Ukrainë

08.02.2010
Radio Evropa e Lirë
Lideri opozitar në Ukrainë, Viktor Janukoviq, e ka deklaruar vetveten fitues të rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën të dielën.

Ai, poashtu, ka ftuar rivalen e tij, Julia Timoshenko, që të tërhiqet nga posti i kryeministres.

Por, zonja Timoshenko, ka refuzuar që ta pranoj disfatën dhe ka thënë se votat janë të përafërta.

Pas numërimit të 84% të votave, Komisioni Qendror Zgjedhor, ka njoftuar se zoti Janukoviq ka 48,46%, ndërsa rivalja e tij, Timoshenko, 45,87%, që është një dallim më i vogël se 3%.

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë mund të kenë rol madhor për marrëdhëniet e Ukrainës me Rusinë dhe me Perëndimin.

Your JavaScript is turned off or you have an old version of Adobe's Flash Player. Get the latest Flash player.

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSS