Programi i radhës

Tweet

Rajoni

A do t'i rivendosen vizat Maqedonisë?

Shkupi
27.02.2010

Në seancën e së enjtes të Qeverisë së Maqedonisë është diskutuar dukuria e shpërnguljes së qytetarëve të Maqedonisë, kryesisht nga rajoni i Likovës, për në shtetet e Bashkimit Evropian.

Gjatë kësaj seance, u është bërë thirrje banorëve të kësaj zone të mos bien pre e manipulimeve të ndryshme nga agjencitë turistike, sepse liberalizimi i vizave nuk do të thotë edhe mundësi për vendqëndrim në vendet evropiane, bën të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Shefik Duraku.

“Gjasat për të marrë azil në Belgjikë janë inekzistente. Njëkohësisht, është angazhuar Ministria e Punëve të Brendshme të hulumtojë rastin në terren dhe në bazë të informatave operative, të shihet nëse ka tendenca qëllimkëqija pas këtij eksodi të shqiptarëve të Maqedonisë”
, thotë Shefik Duraku, zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë.

Ndërkaq, autoritetet lokale në rajonin e Kumanovës bëjnë të ditur se qindra familje të komunës së Likovës dhe Kumanovës tashmë janë nisur për në vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Belgjikë, për të siguruar një jetë më të mirë.

Nexhat Osmani nga komuna e Likovës, thotë se ndonëse numri i atyre që braktisin vendin është në rënie, megjithatë dukuria e shpërnguljes nuk është ndërprerë.

“Në bazë të informatave që posedojmë, e të cilat nuk janë zyrtare, nga komuna e Likovës dhe ajo e Kumanovës deri më tani janë shpërngulur mbi 5 mijë banorë. Asnjë nga ta deri më tani nuk është kthyer”.

“Ndryshe, janë kushtet e rënda ekonomike ato që i detyrojnë banorët e kësaj ane të marrin një vendim të këtillë”
, thekson Nexhat Osmani nga Komuna e Likovës.

Edhe drejtori i Shkollës fillore “Naim Frashëri”, në Kumanovë, Emri Rexhepi, bën të ditur se dhjetëra nxënës tashmë kanë marrë fletëshpërngulje, duke shpresuar që ata të kthehen sa më parë, për të mos humbur shumë nga mësimet, sepse është evidente se gjasat për t’i vijuar mësimet në perëndim janë minimale.

Ndërkaq, sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë thotë se marrëveshja për riatdhesim është kushti themelor për liberalizimin e vizave, me të cilin ndalohet dhënia e azilit për qytetarët e Maqedonisë.

“Marrëveshja e riatdhesimit nënkupton se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë, i cili qëndron në shtetet anëtare të BE-së, gjegjësisht në shtetet e zonës së Shengenit në mënyrë të paligjshme, në momentin që do të zihet nga policia, do të transferohet”.

“Republika e Maqedonisë është e obliguar ta kthejë në vend, gjegjësisht të bëhet ekstradim i thjeshtë, sikur të bëhet fjalë për një kriminel”
, thotë sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Nga ana tjetër, autoritetet shtetërore kanë shprehur shqetësim se dukuria e shpërnguljes së qytetarëve do të ketë pasoja të mëdha në vetë procesin e liberalizimit të vizave.

“Është shqetësues fakti ngase tashmë në nivel të BE-së është hedhur ideja për një rikthim të regjimit të vizave, ose të them tërheqja e vendimit për liberalizimin e vizave për Maqedoninë diskutohet në qarqe shumë serioze diplomatike brenda BE-së. Ekziston mundësia reale (që BE-ja) të propozojë dhe tërheqjen e vendimit për liberalizimin e vizave për Maqedoninë”
, thotë zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë.

Ndërkohë, edhe pse është në rënie interesimi i qytetarëve, të cilët dëshirojnë t’i braktisin vatrat e tyre dhe të marrin rrugën e kurbetit, problem më vete paraqet dhe kthimi i të gjithë atyre që tashmë kanë braktisur vendin dhe mbeten rrugëve pa vendstrehim të caktuar, derisa vazhdon procesi i intervistave për azilkërkuesit.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : mergimtari Prej : suedi
06.03.2010 10:47
ovllezer shqiptar kudo qe jeni sidomos ata te maqedonis ju them mos e lshoni vendin ejuaj mos edemtoni veten se azili per ballkanin ka perfundue veq ihargjoni qato teholla edhe ju kthejn prap nese ke shpi ke buk mos luaj prej truallit tan se guri iran rrin ne vend te vetin.Mos lejo qe te perfitojn agjensit e udhtimit se atyre ju intereson vetem gjepi asgje tjeter mos i mbytni femijt neper evrop se ska ma azil ne asni ven kamar fund vetem nese te siguron pun ndonje i afert se per ndryshe vdes uni midis perendimi

Nga : musa neziri Prej : austri wien
04.03.2010 22:07
o vllezer shqiptar mos shkoni ne belgjike po ne franc se franca po pranon azil ngutuni sa ma shpejt tung

Nga : hoxha Prej : norvegji
04.03.2010 22:01
ja se si vjen deri te asimilimi i shqiptareve ne repupliken e maqedonis dhe ne preshev,bujanoc dhe medvegj por nuk ka faj edhe popullata se ka te ja mbaj sot pa punsi e madhe si te jetojn e keta te gjor mendojn se ne perendim dot gjejn vend strehim menjeher po ketu i ka fajet udheheqsia jon se ata per vete kan sa te don e pse dikush merr rrugen e mergimt me gjith familjen edhe le vendlindjen per politikante tan sesht sen por per ket nuk ka koment.po si te rivendosen vizat kur kemi prit qe sa vite te dalim rrugeve te evropes lirshem pa viza e tash te ndalohet jooooooooooo

Nga : dardan Prej : stockholm
03.03.2010 20:57
Eshte shum konfuze kjo deklarate per disa arsye
1. Maqedonia i ka plotsuar kushtet per Levizje te Lire .
Tani une vetem aludoj se nuk e dije nese jane kriteret qe i permend.
Per tu plotsuar kushtet per levizjen e lire ne Europe
Ashte edhe kriteri i drejtesise se shtetit per te gjithe qytetaret e saje qe te jete i njejte pa dallime te perkatsise se tyre Nacionale, ne baze te BE-se keto kritere i plotson shteti i vetequajtur Maqedon.
Te drejtat e qytetareve jane te barabarta per te gjitha Nacionalitetet e qytetareve te Maqedonise .
2.Punsimi ashte ne mase te njejte me perqindje per te gjitha Nacinalitetet e shtetit qe i plotsoi kushte per Levizje te lire ne BE kjo eshte thene nga Keshilli i BE-se.
3. Mardhenjet ndernacionale jane vllazerore ndermjet Shqiptareve dhe Bullgareve te vetequajtur Maqedon sa qe BE-ja eshte e Impresionuar per kete vllazerim .
4. Diskriminimi i Shqiptareve nuk ekziston.
5. Proqeset e te gjykuarve politik te montuara nuk ekzistojne kunder Shqiptareve ne Maqedoni ne baze te BE-se
6. Per keto arsye Bashkimi Evropian pranoi me duar hapur Maqedonine ne Shengen dhe per nje levizje te Lire ne Bashkimin Europian te shtetasve te vete quajtur Maqedon.
7. Bullgaret te vete quajtur Maqedon sillen sikur Serbia dhe ish Jugosllavia ndaj Shqiptareve ne Kosove e Europa filozofonte per Demokracine Jugosllave .
Pyes athua pse ?
8. Bashkimi Europian dhe e vetequajtura Maqedoni kane nenshkruar te gjitha dokumentacionet per perparimet e keti´j shteti si ne sferen Juridike edhe Economike .
9... Mirpor qudira ndodhi qytetaret e te vetequajtures Maqedoni ikin nga ky vend ,Por cilet qytetare dhe per qfare arsye?
Shqiptare apo Bullgare te vetequajtur Maqedon ?
Une jam me se i sigurte se Bashkimi Europian e dine arsyen por ato nuk shkruhen ne faqet e Evropes se lire jo pse kjo faqe nuk don por pse nuk jipen Intervistat e realitetit dhe menyres se aplikimit te vendimit per Levizje te Lire.
Edhe pse jashte kesaj teme por do te lidhet me padrejtesine e temes ashte
Qe shteti Francez se bashku me SHBA-te te ndalen njehere para se te denojne Gjenocidin e Perandorise Turke ndaj Armeneve per gjenocid Sepse dikush mund te kerkoj te denohet edhe Roma.
Franca ka qene me gjakatare se Serbet ndaj Shqiptareve
Dhe te flasin per Gjenocidin qe i bene Francezet Shqiptareve ne Ballkan Francezet Gjermanet Anglezet Ruset Serbet Bullgaret dhe Greket me ane te gjenocidit shfarosjes Fizike zhduken Miliona Shqiptare nga Ballkani duke krijuar shtetet Serbi , Bullgari e madhe- Mal i Zi e Greqi ,mbi kufomat e masakrauara Shqiptare mbi kufomat e femijeve te stergjysherve tane te grave shtatezena te pleqve te burrave Masakra ku edhe femijet i nxireshin nga barku nenave Shqiptare per se gjalli dhe pastaj mbyteshin e digjeshin ne Grupe mbyteshin neper Lumenje e Liqej e keto nuk kane ndodhur ne kohen e nje Perandorie por kane ndodhur me vitin 1878-1913-
(1941-1981-.keto vite nuk perfshiet Franca dhe Europa)
Franca kure ska per ti ikur pergjegjesise se Gjenocidit mbi Shqiptaret ndoshta tash i ike por ne nje te ardhme ka per tu pergjigjur.
Se nuk ashte e vertet se Shqiptaret kane qene Musliman para Krishtit e Muhamedit ,se Muslimanizmi ka lindur mbas Krishtit dhe ne kohen e Muhamedit.
Europa duhet ne teresi te kerkoj falje per Gjenocidin qe e ka bere ndaj Shqiptareve dhe zhdukjen fizike te tyre.
Shqiptaret ikin se Europa ende miret me fundamentalizmin e Kohes se vitit 1878-1913 ndryshimet ne te folur demokratik jane vetem nje Iluzion qe e bene Bashkimin Europian te mendoj se ashte shtet Demokratik.
Kur Hallall qe na keni lane te pa arsimuar te perbuzur mbas gjithe atyre vrasjeve vetem e vetem qe te arini te na zhdukni vetem e vetem per ate se keme Religjion Shqiptarine edhe pse kemi Gjamija Kisha dhe katedrale e Synagoga ne fund jemi nje Vaso Pashe Shkodrane.Shqiptare ne perjashtim nje pakice e vogel shume e vogel.mund te jete fundamentale sikur politika Europiane

Nga : Faruk Prej : Kosova
02.03.2010 12:20
Une i pash ne nje kronik televizive autobuset duke u ngarkuar per Europ dhe mu kujtuan vitet e 90-ta ne Kosove kur u ndanin njerzit ndoshta edhe pergjithmon ku pleqet qanin per niprit e vete nenat qanin per bijte e vet qe i kan rritur me mund dhe me frig te madhe mos po ia hanin Ujqit sllav e tash po i perciellnin per ne Europ me te vertet kjo edhe nje histori e perseritur me dekada ,Pyes veten vall qka eshte kjo a mundet qe njeher te thuhet STOP mergimit STOP rrugeve STOP ... Por mendoj se formula eshte tek udheheqja e shqiptarve kurr shqiptaria nuk ka pas ne keso situata njerz qe kan udheheq popullin por kan shikuar interesin e vet dhe gjithmon kemi me pas keso gjera MJERIM ,MJERIM....

Nga : Gazi Prej : Finland
28.02.2010 11:49
O Vllezer mos bini pre e politikes e mos ja prishni punt veti se veq kini mi hargju qato pare edhe kini mu kthy mbrapa se nuk ju man europa se jeni hi ne shengen kuptoni qe nuk ka azil per ju askun nuk po ka azil tash edhe per kosovar qe nuk jan pjes e liberalizimit e jo per juve mos hargjitni para se koti se kan me ju kthy te gjithve respekt per te gjith

Nga : XHEMA Prej : FINLAND
27.02.2010 18:35
KEQ KEQ KEQ VLLEZER MOS BINI PRE E AXHENCIVE TURISTIKE SEPSE ATYRE POS FITIMIT TE PARAVE NUK I INTERESON ASXHE TJETER ANDAJ VLLEZER TRI HER MENDONI NJE HER VEPRONI RESPEKT PER TE XHITH .
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile