Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i pasdites

Programi i radhës

Tweet

Multimedia

Tërmeti godet Kilin

Kili, 27 shkurt 2010.
Përditësimi i fundit: 28.02.2010 14:29
Radio Evropa e Lirë
Një tërmet me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin. Deri tani janë konfirmuar më shumë se 300 të vdekur. Presidentja e Kilit, Mishel Bashële, shpalli “gjendje katastrofe”, por kërkoi nga qytetarët që të ruajnë qetësinë.

Epiqendra ishte 300 km larg kryeqytetit Santiago. Raportohet për dëme të shumta materiale në disa qytete kiliane.

Qendra amerikane për mbikëqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami në të gjitha vendet e Paqësorit, për shkak të dallgëve gjigande të krijuara nga tërmeti.

Bashkimi Evropian deklaroi se është i gatshëm të ofrojë ndihmë të menjëhershme për viktimat e tërmetit në Kili.

“Bashkimi Evropian është gati të ofrojë ndihmë për popullin e Kilit”, tha shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

Eurokomisionerja për çështjet humanitare, Kristalina Geogorieva, tha se njësia e mbikëqyrjes së krizës po funksionon, derisa në gjendje gatishmërie janë dhe ekspertët e ndihmave humanitare.


Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile