Këndi tematik

 


Aktuale

“Danas”: Dejton për ndarjen e Kosovës

01.03.2010

E përditshmja serbe “Danas” shkruan se në Uashington po përflitet për mundësinë e një konference në formën e Dejtonit, në të cilën, përveç tjerash, thuhet se do të trajtohej edhe opsioni i ndarjes së Kosovës.




E përditshmja serbe “Danas”, në një artikull për Kosovën, shkruan se gjatë vizitës së fundit të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, në Shtetet e Bashkuara, adresa të ndryshme në Uashington janë duke analizuar porositë që Jeremiq ka sjellë nga Beogradi.

Në këtë kuadër, gazeta shkruan se ministri i Jashtëm serb, në mënyrë të palodhshme, ka insistuar se “Serbia nuk do ta njohë kurrë shpalljen e njëanshme të pavarësisë”, por, prapa dyerve të mbyllura, siç merret vesh, ai me angazhim ka folur për gatishmërinë mbi një kompromis dhe “për secilin rezultat, i cili realisht do të ishte në interes të paqes në Ballkan”.

Ky formulim i maskuar për ndarjen e Kosovës si zgjidhje përfundimtare – të cilën publikisht ende po e mohojnë të dyja palët – sipas burimeve amerikane, bazohet në këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, nëpërmjet statusit eksterritorial për objektet e kultit serb.

Ky variant, shkruan e përditshmja “Danas”, është përfolur edhe në një pritje me rastin e përvjetorit të dytë të shtetësisë së Kosovës dhe në reagimet e para në Uashington viti 2010 përmendet si afat i mundshëm kohor për një formë konference të Dejtonit për Kosovën. (A.V.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : ademi Prej : gjermani
08.03.2010 15:44
po te ndodh ni gje e till do te behet bashkimi i te gjitha tokave shqiptare ne ni shtet pra shqiperia e madhe e flamuri i tashem i kosoves le tu jet pakicave e ne e kemi flamurin ton kombetar bile i marrim kosoven lindore gjysmen e maqedonis bregdetin ne mal te zi e dikur edhe qamerin ose shqiperin e jugut e dikur edhe trojet e te parve ne serrbi si pllanen kurshumlin nishin ma mir me than deri te molla e kuqe.

Nga : jean Prej : france
07.03.2010 13:16
Kosova asnjehere nuk do te ndahet ajo eshte e vogel dhe nuka ka qka me ndare aty,nese vjen dery ketu do te thote LUFTE.
Shqiptaret duhet te pergaditen edhe per me te keqen sespe nuk eshte koha punuar per te.


Nga : Toni Prej : Kosov
05.03.2010 10:55
E tera esht nje fint Serbe e asgje me shume. Serbet jan nje miroitet i vocerr njejt sikurse Shqiptaret qe jetojn ne Beograd.
Nje Njeri qka ka arsye te shendosh duhet te paramendoj si mund te ndahet Beogradi ndermjet Shqiptareve dhe Serbeve.
Pra diqka jo reale.
Si do qe te jet Serbia duhet tja kthej Kosoves pjeset e saj si Kurshumlin ,Presheven, Bujnovcin, Medvegjen , Pazarin e ri etj.

Nga : onondaga Prej : New york
04.03.2010 23:35
Po si po shifet edhe ndarja eshte opsion,por nese ndodhe kjo ndarje atehere ku do te mbetet Flamuri i Kosoves.Ndoshta duhet ta zgjedhim nje Flamur te ri pa kufijt e Kosoves

Nga : ismet Prej : londer
04.03.2010 14:36
me te vertet dicka ka per te ndodhur,po me vjen keq se populli nuk ashte i gatshem se ghysa e tij aste islamizue keq dhe po jeton dhe punon me politiken e lindjes mesme keshtu qe ne sa here qe te harrojme se jem shqipetare kane me na e kjek nga ni cope,dhe keto copa po me dhimen se me kane se na hjekin nga keto copat pro lindjes nuk merzitem se ato nuk na duhen prandaj me te bashkuar rreth flamurit kuq e zi ashte me te ardhe keq se shum prej nesh nuk e kan me flamurin kuq e zi simbol po kane ate pocavren blu me yje i pershendes patriotet shqipetare

Nga : Bajram Prej : Gjilan
04.03.2010 13:57
Mendoj se qeshtjen e lufterave ne kontekstin modern dhe ne strategjite dhe doktrinat e reja ushtarake,duhet shikuar si nje proces i cili faktikisht nuk perfundon definitivisht kurre.Edhe pse lufta frontale perfundon,ajo vazhdon me mjete speciale,konkretisht me krijimin e zonave ku mbizoeron nje konflikt i ngrire,i cili juridikisht nuk mund te cilesohet si nje lufte,por ne teren mbizoteron atmosfera e luftes.Veriu i Kosoves ,ngjashem sic ishte Brcko ne Bosnje,paraqet nje forme te tille te luftes se ngrire.Juridikisht pjesa ne zonen veriore te Kosoves eshte pjese integrale e Kosoves,kete e kane thene shume here edhe te gjithe politikeberesit europian dhe ata amerikane,kjo gje thuhet edhe ne kushtetuten e Kosoves.
Mirepo,sipas asaje qe po ndodhe ne teren gjate dhjete viteve te fundit,tregon nje situate krejtesisht tjeter.Qka mund te nxirret nga tere kjo situate?
Veriu i Kosoves apo edhe cdo vend tjeter i cili mund te kete nje situate te tille mund te quhet,sic thote populli "as ne qiell as ne toke".Tere diten mund te thote Prishtina zyrtare se veriu i Kosoves eshte pjese integrale e Kosoves,njesoj sic mund te thone tere diten Beogradi zyrtare se Kosova eshte pjese integrale e Serbise.Kufijte e mbrendshem te pjeseve perberese te Ish Jugosllavise nuk do te ndryshohen,ata do te mbeten te tille.E sa per pjesen e Kosoves e cila gjindet ne anen veriore,kjo do te mbetet e tille derisa interesat strategjike te fuqive te medha nuk do te ndryshojne.Atehere,kur te vije kjo dite,Kosova do te kete kontrolle te plote ne kete ane te Kosoves.

Nga : dardan Prej : stockholm
03.03.2010 12:50
Per ate EULEXI me deklaratat e saja te fundit i shpalli lufte popullit te Kosoves dhe Shqiptareve per deklarate disiplinuse te popullit,dhe deshiron qe ne gjdo menyre te burgose Albin Kurtin.
Nga kjo deklarate dhe shtyp qe lexoj kuptoj me kjarte se Veriu i Mitrovices nuk ka struktura paralele por ka qeveri te Serbise dhe eshte e Okupuar nga shteti Serbe .
Europa e sfidon Kosven dhe Shqiptaret kundrejt Interesave te saja dhe Serbe .
E ne anen tjeter e sfidon edhe Ameriken miken Kosovare per interesat e saja dhe dashurine Ruse te kohes se Hitleirit.Historia ashte e shkruar ajo vetem do te perseritet.

Nga : gramoz Prej : peje
02.03.2010 13:41
E kjo qe eshte shkruar ne Danas? mundet me qene e vertet?sepse shume here kane potencuar politikanet ne perendim se Serbine nuk mund ta leme anash prandaj mendoj se doti jepet nje konçesion edhe asaj ne kete situate politikanet tane si thaqi e te tjere na kane pru ne kete dite te kobshme pate ardhme.Tash e tutje kosova ka ardh ne nje pike nese don njohje nga nje shtete fqinje duhet se pari tua ndaj nga pak toke per ndryshe sak njohje nga to siq ndodhi me Maqedonine dhe me Malin e Zi e tash e ka radhen Serbia e cila u met pa nje hise nga Kosova e cila eshe shenderruar ne miniature!por po shpresoj edhe nje here qe Shba-ja nuk dote lejon nje pazar te tille me te dy tokat shqiptare sepse ne po dalim si vendi me i mashtruar ne Evrope per dite tu leshue mjer me populli qe jep voten pa konçesion e kjo ndodh vetem te ne prandaj jemi ku jemi ne fund te pusit?turp per politikanet qe na udheqin me drita te mjegulles.

Nga : Remziu Prej : Hannover
02.03.2010 04:51
E nderuar redaksi,te nderuar lexues.
Ky shkrime ne gazeten Danas, eshte shume interesant dhe mundet shume me qen i afert me te verteten.
Ne rast se analizohet politika e serbise ndaj Kosoves, keto dy vite te fundit eshte: Kategorkishte ne mospranimin e realitetit te ri te Kosoves,pra Shtetit te pavarur te kosoves,Insistimi ne mendimin e GjND-se se Hages ,dhe gjithsesi insistimit te Rifillimit te bisedime, pas dhenjes se mendimit te gjygjit nderkombetare te Hages.
pra keto 3 elemente te qojne te mendoshe se se fundi serbia nuk mundet ta kthej mbrapa kosoven,paralelishte eshte angazhimi per me dhane kandidaturen per antarsim ne Bashk.Evropian,prandaj moszgjidhja e kufijve , konfliktet e hapura me fqinjet ,jane nje penges jashtzakonishte e madhe per rrugen e serbis ne EU,dhe keshtu do ti mbetet e vetmja mundesi me bisedue per ndrrim te teritoreve ,me shumice te popullates.
Nese Politika Aktuale e kosoves e ka pase ket opcion parasyshe ,eshte dashure te pergaditet ,nese jo, e qe me duket se jo ,ateher kesaj i thone :Vaje vatani e mjere mileti.
Une personalishte mendoje se shkembimi i teritoreve eshte menyra ma e keqe qe mund te jete,per shkak se ,cka te ju bahet shqipetarve te medvegjes ose ne anen tjeter serbeve te Graqanices qe mbesin ne pjesen qendrore,dhe kur kihet parasyshe se edhe dhjete vjete nuk do te kene aq role te madhe kufijet.
Prandaje politika e kosoves e ka shume lehte te mbrohet ne aspektin nderkombetare ne nje opcion te tille,Kosova nese merre pjese ne Aso konferenca nuk eshte e obliguar te pranoje ate opcion qe nuk i pergjigjet,sepse eshte shtet i pavarur, dhe nuk ka per detyre me u gjunjezue,por arsyetimi duhet te jete i kapshem per kohen ne te cilen jetojme ,rrugen kah e cila hecim,interesat e vendit duke mos i demtuar mardhenjet me miqet tan por as me fqinjet.
Pra pse po theme qe Prfaqsuesit tane e kane lehte,argumente mund te jene keto: 1. Ne nuk jemi te interesuar me ndertue ne kohen e sodit shtet Nacional,pra kosova eshte shtet demokratik ,me nje kushtetut moderne ,shume multinacional,edhe pse shqipetaret e perbajne shumicen gati absolute jemi te interesuar ti integrojme njerzit ne jete ne kosove.
2. levizja e kufijve ,patjeter munde te reflektohet ne vendet fqinje ku ka shumice shqiptare dhe ne momentin e tashem kane mosmarveshje bajagi te medhaja(Flase per maqedonin),qe munde te qon ne destabilizim.
3.insistimi i serbise ne nderrimin e teritorit ne baze te shumices etnike te popullates eshte vazhdim i politikes se millosheviqit,(krejte serbet ne serbi) ,automatikishte eshte ne kundershtim me vlerat e rrugese se serbise kah integrimet evro-atlantike.
Une mebdoje se keshtu munde te zbrapset Serbija.
Por kure te kihet parasyshe struktura politike qe udheheqe sote Kosoven,atehere te bane me u frigue,sepse eshte jashtzakonishte modeste dhe pasive ne te gjithe sulmet qe vine nga politika Serbe,nese Serbia nuk e pranon kosoven ,i bane snksione,nuk e njeh pushtetin e kosoves,ik Tadiqi prej inaugurimeve ku thirret Sejdiu,ateher une nuk di pse kosova duhet me pranue serbin ,pse me thane une takohna me Tadiqin,pse mos me ju kundervi qdo deklarate te pushtetit serb qe drejtohet dhe cenon integritetin teritorial te kosoves ,pse me hy malli i yne ne serbi.
Para do diteve vetem qe e ka kritikue qeveria gjermane Greqine se po e shpenzon buxhetin keq, perkunder krizes qe kane ,menjehere nje parti me ndikim ne parlamentin grek ka kerku me i bojkotue mallrat gjermane populli grek,pra pse mos me i bojkotue edhe ne mallrat nga serbia.

une kame frige se gjerat do te zhvillohen ne kete drejtim dhe nuk dihet si mundet te jete epilogu i tyre.
pershendetje Remziu

Nga : veton Prej : prishtine
02.03.2010 01:05
sipas gjitha gjasave do te kthehe 45 me tutje situata.pas luftes dyte boterore.presheva mbet serbi leposaviqi kah na,stili i titos prape ne loje.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile