Këndi tematik

 


Kronika

SHBA: Rritet tregu vendor i narkotikëve në Kosovë

02.03.2010
Radio Evropa e Lirë


“Edhe pse Kosova fillimisht shihet si vend transit për substancat narkotike që vijnë nga Afganistani, të dhënat nga Policia e Kosovës flasin për një rritje të tregut vendor të narkotikëve”, thuhet në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për strategjinë ndërkombëtare kundër substancave narkotike.

Në raport thuhet se “Kosova përballet me sfida të shumta në betejën kundër trafikimit të narkotikëve, meqë kufijtë e saj janë të brishtë dhe ka korrupsion te pjesëtarët e Policisë Kufitare dhe të Doganave të Kosovës”.

Policia e Kosovës vazhdon të bëjë përpjekje për të luftuar tregun e drogave, por, njëkohësisht, ajo vuan nga mjetet e kufizuara. Në këtë kuadër, thuhet në raport, Ministria e Punëve të Brendshme e Qeverisë së Kosovës ka hartuar strategjinë kombëtare kundër narkotikëve në korrik të 2009-ës, por nuk i ka ende mjetet për ta zbatuar atë në tërësi.

“Nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi numrin e përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë, por UNICEF-i vlerëson se janë rreth 20 mijë persona që kryesisht përdorin heroinë, ndonëse përdorimi i kokainës po shënon rritje”, thuhet në raport, në të cilin, bazuar në informacionet e grumbulluara, vlerësohet se janë adoleshentët dhe studentët ata që konsumojnë më së shumti narkotikë.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës përballen me sfida të shumta, duke u nisur nga kufizimi i mjeteve e deri te fakti se lufta kundër narkotikëve nuk është prioritet për Qeverinë e Kosovës”.

Raporti flet më gjerësisht edhe për ndikimin që korrupsioni ka në këtë betejë.

“Është e vështirë të thuhet saktësisht se deri në ç’masë ndikon korrupsioni në trafikimin e narkotikëve. Kosova ka ndërmarrë masa ligjore dhe të sforcimit të sundimit të ligjit për të parandaluar dhe dënuar korrupsionin publik, që ndihmon në prodhimin, procesimin apo transportimin e narkotikëve, por, deri më tash, rezultatet kanë qenë të përziera”, thuhet në raport.

Megjithatë, Kosova nuk është vend i prodhimeve thelbësore të narkotikëve, vlerëson raporti, duke rikujtuar se autoritetet e rendit, deri më tash, kanë gjetur dëshmi të pakta për kultivimin e marihuanës në shkallë të ulët.

“Të dhënat për hyrjen e substancave narkotike nga jashtë janë të brishta, kurse ato për daljen e këtyre substancave nga Kosova pothuajse nuk ekzistojnë fare. Policia e Kosovës ka raportuar për rënie drastike të heroinës që vinte nga Bullgaria nëpërmjet Maqedonisë, pas anëtarësimit të Bullgarisë në Bashkimin Evropian”.

Por, pjesa më e madhe e drogave tani vjen nga Shqipëria, thuhet në raport.

“Vlera e heroinës në rrugë është mes 10,000 dhe 15,000 euro për një kilogram, kurse e kokainës nga 50,000 deri në 60,000 për një kilogram. Dhe, përkundër çmimit më të lartë të kokainës, raportet e Policisë së Kosovës flasin se sasia e kësaj substance narkotike që hyn nga Shqipëria, Mali i Zi dhe vendet tjera, është në rritje”. (A.V.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : remziu Prej : Hannover
03.03.2010 17:08
e nderuar redaksi, te nderiar lexues!
Keto lajme te ketije lloje jane shume negative per Kosoven ,sidomos kur kosova perballet me varferi te madhe ,papunsi te madhe ,me nje shkalle te madhe te krimit te organizuar ,ku edhe hyne qarkullimi i lendeve narkotike ,dhe parave te mdha.
Pra per te gjitha keto gjera eshte Qmenduri ta fajsojme Spanjen,Qipron apo Rumanine ose bashksine Evropiane siq komenton ai zotriu nen ANONIM.
Pergjegjsia eshte kryekepute e institucioneve tona,te cilate lere qe nuk kane mjete dhe vullnet me i luftue keto dukuri ,por ka gjasa qe segmente te caktuara jane shume te ivolvuara ne hyrjen e mallrave te tilla neper kosove,hyrjen e sasise se madhe te duhanit,naftes, ushqimit te pakontrolluar, nga vetem zoti e din cilit vend,lendeve Radioaktive eshume te tjera.
Kraekepute jane keto kushtet te cilat i parashtron Bashkesia Evropjane per rrugetimin e kosoves drejt integrimeve, dhe nuk duhet gjithe te bahemi si qyqja dhe te bejme ;Kuku kuku; dhe te merremi me ate se kushe po na done ma shume, ose kushe po na urren ma shume,por duhet te merremi me veteveten me problemet tona siq jane duke u marre vendet ne regjion.
Ne po e luajm rolin e studentit te dobete qe qdo here vjen dhe thote ma ka marre profesori inat dhe rashe prej provimi.
simbas Raportit te policise ;Narkotiket as nuk po hyjne prej spanjes as prej Rumanise e as Qipros,pore permes Shqiperise dhe Malit te zi,Doganjeret nuk jane Spanjolle per Shqipetar.
Pse lejojne doganat te kalojne keto gjera? Sepse dikushe nga politika me ndikim done qe te kalojne ne kosove keto gjera,pse policija e kosoves nuk mundet me luftue kete fenomen? sepse ata qe nxinen me keto gjera i kane rrenjet deri ne gjygjesi dhe hyjne ne nje dere e dalin per tjetren,kah u bane milioner disa njerez me ndikim ne politik,te cilet si deputet marrin ma se shumti 2000 € ne muaj,edhe une i marre gati aq para ne muaj ,por nuk po mundem me akumulue miliona,dhe per kete shkak del reaporti i BE-se per kosoven se ka shkalle te larte te Korrupcionit dhe krimit te Organizuar.
A mundemi te ja lejojme veti ket Luksoz ? une them jo. pse? sepse nje Gjenerate ajo e jonja Ka pesue neper burgje politike te serbise neper procedura policore neper podrume tu majte mesim,neper egzil,kurse gjenerata e tashme do te na bahen Gjanki(Narkoman),Papunesi ,paperspektive ,droge neper shkolla sa te duashe,dhe per keto shkaqe une theme se gjendja eshte ma e rende se menjehere pas lufte vetem asfallte eshte shtrue bolle qe me levize malli prej nje skaji ne skajin tjeter ,tjeter perspektive une nuk po shohe ne vendin tone,Shendetsia kolaps,ekonomia kollaps,drejtesia e zhbrishte,politika e pa afte,ndotja e ambientit alarmante,ndertimet e egra,deri ne mengjes mundem me njehe keso gjera negative por me duhet me ike ne pune,prandaj ora eshte 5 min para 24 per Kosoven.Fajin e kemi ne ,Pasojat i mbane populli
Kaloni mire

Nga : Anonim
02.03.2010 21:47
Ritja e tregut te droges ne Kosove eshte merita e shteteve si ajo Spanjolle Greke Qipriote Rumune dhe servilizmi i Bashkimit Evropian ndaj qasjes Serbe ku tolerohet te dhunohet qdo gja nga ana Serbe qe ka te bej me Kosoven.Si nga ana Juridike edhe nga ana Fizike .
Kosoven dhe Kosovaret BE i ka izoluar dhe i ka bllokuar ne qdo aspekt .
Kur BE te filloje seriozisht te anashkaloj Serbine neper mbledhjet e ardhshme te ketij institucioni dhe te rajonit ,ku jo qe nuk do te ftohet Serbia por as qe te pranojn te japin intervista pse nuk ftohet Serbia do te filloje Kosova te ec perpara .
Kosova asht e vogel te luftoj neglizhencen e BE-se dhe te Serbise vetum .Miqte e Serbise se bashku me pakicen Serbe qe e kane bllokuar funkcionimin e Doganes veriore jane Narkodileret e Boosit Serbe qe blen Narkotike me mija Kilograme dhe i shperndane neper Europe duke e ditur se Shqiptaret rezikojne shume per shkak te ekzistences qe tu sigurojn sado pak te afermve te tyre.

Nga : hasani Prej : zvicer
02.03.2010 14:49
Sa qesharake po si ta luftoj ket dukuri qeveria e Kosoves kur vet e vjudh drogen.Po kta kan vet gisht ne ket pun.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile