Programi i radhës

Tweet

Lajmet

Kuvendi miraton deklaratë politike

Ligjvënësit kosovarë
Përditësimi i fundit: 04.03.2010 20:47

Pas një debati 6-orësh, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një deklaratë politike, me të cilën e fton Qeverinë dhe të gjitha institucionet të shtojnë përkushtimin për zbatimin e Kushtetutës dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës. Miratimi i kësaj deklarate pasoi debatin në lidhje me zbatimin e Kushtetutës dhe praninë e strukturave të pushtetit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.



Kuvendi i Kosovës ka miratuar një deklaratë, përmes së cilës rithekson domosdoshmërinë e zbatimit të Kushtetutës në gjithë territorin e Kosovës, duke garantuar ruajtjen e tërësisë territoriale dhe pacenueshmërinë e kufijve, të pranuar ndërkombëtarisht.

Kuvendi e mirëpret mbështetjen e Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën për forcimin e përpjekjeve të institucioneve për veriun e Kosovës.

Miratimi i kësaj deklarate pasoi debatin në lidhje me zbatimin e Kushtetutës dhe praninë e strukturave të pushtetit të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, i thirrur sipas një kërkese të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Propozuesi i kësaj pike, kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, në fillim të seancës kërkoi miratimin e një rezolute, e cila do ta obligonte Qeverinë për shtrirjen e pushtetit në gjithë territorin e Kosovës.

“Mendoj se duhet të jetë një rezolutë, e cila e obligon qeverisjen e vendit t’i ushtrojë obligimet e veta kushtetuese në shtetin e Kosovës, me integritet dhe sovranitet të pranuar nga 65 shtete të botës”, tha në emër të LDD-së, Nexhat Daci.

Kërkesa e Dacit për një rezolutë obligative për Qeverinë nuk u mbështet nga shumica në Kuvend. Kështu që si konsensus u arrit pajtimi për miratimin e një deklarate të përbashkët politike, e cila nuk ka karakter obligativ.

Në emër të Qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi prezantoi planet e parapara për shtrirjen e pushtetit në veri, përmes zbatimit të strategjisë për integrimin e kësaj pjese.

Ai siguroi Kuvendin se Qeveria është e gatshme t’i japë fund, siç tha kryeministri, kaosit 10-vjeçar në veri. Thaçi përjashtoi edhe njëherë përdorimin e dhunës si mjet për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në veri.

“Qeveria është përfundimisht e vendosur për shtrirje institucionale dhe kujdes institucional në veri”.

“Strategjia për veriun është e bazuar në katër fusha kryesore: fuqizimi i sundimit të ligjit, decentralizimi apo reformimi i pushtetit lokal dhe themelimi i komunës së Mitrovicës së veriut, adresimi i qeverisjes në tri komunat e veriut, në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan, dhe përmirësimi i situatës socio-ekonomike në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”
, tha Thaçi.

Një qasje kritike ndaj hapave të Qeverisë në veri shprehu Ibrahim Makolli, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës Kosova e Re. Ai tha se strukturat e Serbisë në veri nuk mund të quhen madje as paralele, pasi që janë strukturat e vetme, ngase në atë pjesë nuk ka pushtet të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës, në kohën kur çështjet e veriut të Kosovës diskutoheshin në kancelaritë e ndryshme botërore, përpiqej që t’i minimizonte, madje edhe duke i kritikuar zërat kritikë që kërkonin vendosjen e rendit dhe ligjit në atë pjesë, duke i cilësuar si thirrje për dhunë”, deklaroi Makolli.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës, përmes kësaj deklarate, shpreh përkushtimin për të siguruar që të gjithë shtetasit e Kosovës të gëzojnë mbrojtjen e shtetit ligjor. Kuvendi mirëpret përkrahjen e Bashkimit Evropian e të bashkësisë ndërkombëtare për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë përfaqësim demokratik në pushtetin qendror dhe lokal, të përfitojnë nga shërbimet e investimet dhe të kenë qasje në drejtësi.

Po ashtu, Kuvendi i Kosovës rithekson përkushtimin e tij ndaj vetëqeverisjes lokale dhe decentralizimit, sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për statusin e Kosovës, Kushtetutës dhe legjislacionit të miratuar prej tij.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : remziu Prej : Hannover
05.03.2010 02:37
Te nederuar lexues .e nderuar redaksi!
Fatkeqsishte mberrina ta percjelle sote vetem paraqitjen e Z.Nexhat daci ne kuvend te R.te Kosoves,pra edhe propozimin e nje Rezolute oblgative per shtrirjen e pushtetit ne gjithe teritorin e kosoves,dhe tani kur po e lexoje se ai propozim eshte hedhe poshte ,dhe eshte zavendesue me nje Deklarat politike ,per shtrirjen e pushteit ne tere teritorin e kosves,qe nuk eshte obligative dmth 'Fontane deshirash' eshte qesharake dhe njekohsishte e dhimbshme.
ju lutem me ndihmoni qe ta kuptoi nje gje te tille: Prej delegatve te kuvendit te kosoves hidhet poshte nje propozim per nje Rezolute per shtrirje te pushtetit , ne gjithe teritorin e Kosoves,dhe zavendesohet me nje deklarate politike jo obligative(Deshiren per ta shtri pushtetin ne gjithe teritorin e kosoves),per mua nenkupton ikje nga pergjegjsite qe ka kuvendi dhe plogshti per tu ballafaque me sfidat qe jane te domosdoshme ne te ardhmen.
Strategjia E bazuar ne Kater fusha :
1. Fuqizimi i sundimit te Ligjit:Pse tani ka mundesi te realizohet nje gje e tille , e deri tani jo?Pse eshte prite kaq gjate?Si do te funksionoi nje gje e tille dhe sa do te zgjase nje proces i tille?Me kende do te mbrrihet pajtimi ?Cilet faktore te mbrendshem dhe te jashtem do te marrin pjese ne nje projekt te tille?Krejte keto pyetje dhe disa te tjera,dojne pergjigjje. Apo do te zgjohemi nje dite, dhe si me shkopin magjik ,do te funksionojne gjygjet ,ligji etj.
2.Decentralizimi apo reformimi i pushtetit Loka dhe formimi i Komunave ne veri:
Edhe kjo kerkon pergjigjje , se si do te ndodhe, me qfar masash do te mbrrihet ky synim ,pra nevoitet nje diskutim i gjere me te gjithe faktoret relevant prej atij te mbrendshem, e deri tek miqet tane.pra nese nuk e levizim faktorin nderkombetar qe ta shtyne Serbin qe ta ule zerin, dhe ti therras Serbet e kosoves per koperim dhe kerkim te interesave ne prishtin,thjeshte nuk munde te realizohet nje gje e tille,

3.Themelimi i komunes se MItrovices se veriut me komunat leposaviq ,Z.Potok dhe Zveqan.eshte i realizueshem vetem se nevoiten njerez lojale Serbe qe do ta shohin interesin nga prishtina.
4.Permirsimi i situates Socio- Ekonomike ne kete pjese te kosoves.
Pika me e rendesishme por edhe pika ma e dhimbshme.
E rendesishme : Pa projekte te mdha ekonomike, dhe hapje te vendeve te punes ,ngritjen e nivelit te shkollimit,vizionit per jete ma te mire dhe perspektive ,permirsimi i gjendjes sociale ,shendetsise,sherbimeve publike, eshte veshtir ta ktheshe popullaten e atjeshme te shiqon kah prishtina.
Prandaj ketu kemi te bejm me punen e kostos,Sa do te kushtoj nje projekt i tille dhe kushe do ta mbeshtet, nese mendohet ne bugjetin e kosoves nuk ka para shume,nese mendohet ne kredi nga banka botrore kushe do ti kthen ato te holla.Bashksia evropiane i ka kushtet e veta per ndihme ,dhe kushe do ti merr mbi vete ato obligime.
Une ju kisha ba selam qytetarve te kosoves ,Sterngonu mire se do te pagajne borgje edhe femijet e pa lindure per shkak te leshimeve te qeverive te pasluftes Kosovare.
Te ju kojtoi .Sote nga parlamentaret Gjermane po propozohet me i dhane Greqia disa Ishuj u ceke (Korfu per me i zbrit 4 miliard borgje),prej krejt 300 miliard sa i ka evropes.
dmth shteti grek ka Bankrotue: eshte rrite tatimi jane zvoglue pensionet mus vete per ta.
dhe pikrishte ky eshte shembulli ma i mire kur kihet parasyshe me u fute ne borgj.
Problemi tjeter eshte migrimi i popullates brenda kosoves,prej fshatrave viseve kodrinore- malore kah qyteti,per shka te jo perspektives dhe mundesive per jete ma te mire.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile