Programi i radhës

Tweet

Bota

Kongresi miratoi rezolutën e gjenocidit ndaj armenëve

Familje e deportuar armene
05.03.2010
Andrew F. Tully

Një komitet i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, mbrëmë vonë, e ka miratuar një rezolutë joobliguese, që vrasjet e armenëve nga Perandoria Otomane Turke, gjatë Luftës së Parë Botërore, i njeh si “gjenocid”. Në komitet kishte diskutime për dhe kundër miratimit të rezolutës.


Votimi në Komitetin për Politikë të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese ishte 23 për dhe 22 kundër rezolutës, duke injoruar vërejtjet e administratës së presidentit Barak Obama dhe të Qeverisë së Turqisë.

Turqia reagoi menjëherë, duke e tërhequr ambasadorin e saj nga Uashingtoni.

Tash, rezoluta duhet të shqyrtohet në Dhomën e plotë dhe është e paqartë se a do të kalojë apo jo.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Majk Hamer, tha se, një ditë para votimit, presidenti Obama ka ftuar presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl, për t’i shprehur falënderimet e tij për përpjekjet e Turqisë për normalizim të marrëdhënieve me Armeninë.

Me këtë rast, zoti Obama ka kërkuar që Turqia sa më shpejt ta ratifikojë marrëveshjen me Armeninë, të arritur në tetor.

Por, marrëveshja ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Turqisë, ndërsa ligjvënësit turq kanë tërhequr vërejtjen se votimi në Komitetin e Kongresit amerikan, mund ta ngadalësojë progresin.

Njëherësh, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Komiteti për Marrëdhënie të Jashtme i Dhomës Përfaqësuese që të mos e miratojë rezolutën, duke thënë se kjo do ta zemëronte Turqinë, në kohën kur raportet me Ankaranë janë madhore për politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

Para votimit, në Komitet u zhvillua një debat i gjallë. Kryesuesi i tij, Hauard Berman, demokrat nga Kalifornia, theksoi se historianët dhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare pajtohen se vrasjet paraqitnin gjenocid.

“Derisa krimet e gjenocidit vazhdojnë ta dëmtojnë botën, politika e Turqisë për refuzimin e gjenocidit në Armeni u jep licencë atyre që kryejnë gjenocid çdokund”
, tha Hauard Berman.

Disa anëtarë të Komitetit, që e kundërshtonin rezolutën, thanë se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të rrezikojnë, duke shkaktuar çfarëdo ndjenje të keqe ndaj Turqisë, me popullatë dominuese myslimane, në kohën kur Uashingtoni po përpiqet t’i përmirësojë raportet me botën myslimane.

Në këtë kuadër, republikania nga Florida, Ileana Ros-Lehtinen, tha:

“Ne duhet të sigurojmë se vendimet tona dhe aksionet tona lidhur me rezolutën para nesh, nuk do të kenë konsekuenca të paqëllimshme, që mund të paraqesin rrezik për interesat kritike të sigurisë së Shteteve të Bashkuara, për operacionet tona në Afganistan dhe Irak dhe për trupat tona”, tha Ileana Ros-Lehtinen.

Dan Barton, republikan nga Indiana, ia përkujtoi Komitetit bisedimet ndërmjet Armenisë e Turqisë dhe tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përzihen në këtë çështje.

“Pyetja është: a është kjo çështje e drejtë për ta kaluar një rezolutë të tillë? Çfarë të mire do të sjellë ajo? Unë nuk shoh se ajo do të ndihmojë. Mendoj se më së miri është që të dyja vendet vetë ta zgjidhin këtë çështje”, tha Dan Barton.

Përkundër vërejtjeve të tilla, kryesuesi Hauard Berman, kërkoi që Komiteti të votojë në favor të rezolutës.

Ai tha se beson se, ashtu si Shtetet e Bashkuara i çmojnë marrëdhëniet e mira me Turqinë, njësoj duhet edhe Ankaraja t’i çmojë marrëdhëniet e saj me Uashingtonin. (F.B.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : Bekim Mitrovica Prej : Mitrovice
05.03.2010 18:07
A thua gjenocidi ndaj shqioptarve ne Kosove , ne Jugosllavine e para luftes se pare boterore dhe gjenocidi ndaj shqipetarve ne Qameri do te votohen ne dhomen e perfaqesuesve si gjenocid ndonjehere.

Nga : dardan Prej : stockholm
05.03.2010 17:50
Tani mbas kesaj rezolute dhe votimi pozitiv per Gjenocid te bere ne vitin 1915 i hapen dyert edhe Shqiptareve qe ne te ardhshmen te punojnne qe Gjermania Franca dhe Anglia e mbas tyre Serbia e Greqia te gjinden ne te njejten pozite siq gjindet shteti Turk per shkak te Gjenocidit qe e ka bere Perandoria Otomane .
Keta duhet te marin pergjegjesine e tyre per miliona viktima dhe te debuar Shqiptare nga Gadishulli Ilirik dhe pastaj duhet te pergjigjen se si ne vitin 1878 nuk kishte komb Shqiptare e me pastaj ne Kongres te Londres e Versaje mbas formimit te shteteve Serbi Bullgari Greqi e Mal i Zi me shfarosjen legale te Shqiptareve nga keto superfuqi , Shqiptaret permenden si pakica .
A kishte popull Shqiptare a nuk kishte nese skishte si munden te dalin ne pakice ?
Wiena duhet te hape Arkivat e saja si dhe shtepite botuese te Gazetarise Austriake ku gjinden shume fakte mbi vrasjet masovike te Shqiptareve nga Aleatet e Selanikut e Serbet ku edhe erdhi deri te fillimi i luftes se pare boterore me Atentatin ndaj Franc Ferdinandit ne Sarajeve.
Qeveri jo Servilitet por drejtesi tani po hapen dyert qe edhe kjo Europe te pergjigjet per masakrat shume milioneshe ndaj Shqiptareve ku gadi na shfarosen Totalisht.
Zoti e bekofte Ameriken se Zoti i ka planet e veta deshmon edhe kjo qe qdo padrejtesie do ti hapen dyert per Pergjegjesi.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile