Tweet

Këndi tematik


Aktuale

KFOR: Edhe më tutje raporte të ngrira me FSK-në

Paqeruajtës të KFOR-it
Përditësimi i fundit: 07.03.2010 16:52

KFOR-i ende nuk ka rifilluar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës, pas ngrirjes së raporteve, për shkak se pjesëtarët e FSK-së u paraqitën publikisht me armë. Vendimi për suspendimin e përkohshëm të bashkëpunimit me FSK-në është marrë nga komandanti i KFOR-it, Markus Bentler.


Misioni paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë (KFOR) po vazhdon pezullimin e përkrahjes, mentorimit dhe trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Paraqitja me armë e Gardës Ceremoniale të FSK-së në manifestimin “Epopeja e UÇK-së” ka nxitur reagimin e KFOR-it.

“Ky veprim është ndërmarrë si përgjigje e paraqitjes së Gardës së Nderit të FSK-së të armatosur dhe me stil ushtarak, gjatë Ceremonisë Përkujtimore për Martirët, më 5 mars, 2010. Kjo nuk përkon me statusin joushtarak të FSK-së”.

“Flamuri i NATO-s gjithashtu valonte gjatë ceremonisë. Kjo nuk është e pranueshme, për atë se KFOR-i është neutral ndaj statusit”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për informim e KFOR-it.

Në komunikatë thuhet se pezullimi do të vazhdojë deri në një njoftim të ardhshëm, duke mos saktësuar kohën.

Komandanti i KFOR-it, i cili ka marrë vendimin për pezullim, u ka kërkuar autoriteteve relevante, siç thuhet, “një sqarim të konsiderueshëm rreth incidentit, veprim të përshtatshëm korrigjues dhe garanci se veprime të tilla nuk do të përsëriten më”.

Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh, shpreson se situata do të tejkalohet.

“Edhe më tej kemi raporte të ngrira me FSK-në, por do të shohim se çka do të sjellë e ardhmja. Jemi të sigurt se do të kemi sërish bashkëpunim”, thotë Hans Peter Buh.

Në anën tjetër, zyrtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, duke mbrojtur vendimin e paraqitjes së Gardës së armatosur gjatë manifestimit të FSK-së, thonë se kanë respektuar urdhrat që kanë ardhur nga Qeveria.

Zëdhënësi i FSK-së, Enver Dugolli, thotë për Radion Evropa e Lirë se rreshtimi i Gardës nuk përçon mesazh të gabuar.

Garda Ceremoniale është ajo, e cila vepron për manifestime. Rreshtimi i saj nuk ka ndonjë mesazh të keq, apo mesazh që bart me vete ndonjë të papritur. Edhe armët e Gardës Ceremoniale janë pjesë e uniformës”, shprehet Dugolli.

Zëdhënësi Dugolli thotë se në FSK nuk ka arritur ende asgjë e shkruar nga KFOR-i, në lidhje me ngrirjen e raporteve. Dugolli shpreson se situata do të tejkalohet.

“Ne jemi nën kontroll të Qeverisë dhe vetëm e kemi zbatuar agjendën e Qeverisë. Besoj se kjo situatë duhet të tejkalohet, për arsye se KFOR-i për ne është një partner strategjik, i cili na ka ndihmuar vazhdimisht. Unë besoj se kjo situatë duhet të kalohet për të mirën e përbashkët”.

“Neve na duhet asistenca e KFOR-it, na duhet ndihma e KFOR-it. Edhe KFOR-i besoj se do të gjejë mirëkuptim dhe do ta kalojë këtë situatë, pasi që FSK-ja është projekt i përbashkët dhe si e tillë do të vazhdojë zhvillimin dhe ndërtimin e saj”
, thotë Dugolli.

Një ditë më parë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka reaguar ndaj veprimit të KFOR-it, duke kërkuar që situata të qartësohet. Ai ka thënë se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer me KFOR-in dhe i janë falënderuese për sigurinë në vend.

Megjithatë, Kuçi ka thënë se askush nuk mund të kërkojë nga Kosova që të mos sillet si shtet sovran.

“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe si i tillë ka edhe institucionet e veta, përfshirë edhe FSK-në”
, ka thënë Kuçi.

Por, në bazë të Planit të Ahtisarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, NATO-ja ka autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së, derisa ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional. FSK-ja pritet që të bëhet plotësisht operacionale brenda periudhës 2 deri në 4-vjeçare.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : tigrat e zi Prej : northern.albania--kosova
08.03.2010 11:42
kfor-po sillet sikur qe te jet ushtri pushtuese-kjo nuk dote lejohet nga populli shqiptar.fsk-ka te drejt te mbaj arme bile mete drejt edhe armatim te arsenalit te rend e jo vetem armatim te leht-kfor-nuk duhet te perzihet ne punet e brendeshme te shtetit ton kjo esht e pa pranushme-dhe ma merr mendja se qeveria jon nuk ka nevoj te jep sqarim per ket .por qeveria e jon duhet edhe ajo ti ngris mardheniet ne shenje paknaqeie me kforin.

Nga : Bekim Prej : Prizren
08.03.2010 10:56
Reagimi "patriotik i Kuqit" ne deklaraten e KFORIT eshte e njejte me nje deklarat te nje adoleshqenti ne shtetet perendimore.Si veprim skandaloz mund te konsiderohet vetem pranimi i pakos se Ahtisarit pa bere edhe nje rezistenc me te vogel kur ishte ne pyejtje kultura jone mijevjeqare ortodokse, krijimi apo kantonizimi i territorit te Kosoves dhe krijimi i forces civile per reagim te shpejte (FSKs). Tani e kemi nje situat
kur ne Kosove veprojne 4 qeveri te
ndryshme dhe KFORI dhe EULEXI e
respektojne rezoluten 1244
(sovranitetin e Serbis ne Kosove!) dhe
te njejten kohe me rastin e FSKs pakon
e Ahtisarit.Reagimi i kolonelit Buh ishte nje shenje shume e mire ne kthjelljen e shqipetareve se ligjet e rezolutes 1244 dhe te pakos se Ahtisarit duhet te respektohen pasi edhe vete kreret e qeveris dhe te parlamentit jane zotuar ligjerisht ne respektimin e ketyre dy dokumenteve.Ne ket rast dua ta rikujtoj nje fjali te deklarates se pavaresis te lexuar nga Thaqi, ku "....Kosova zotohet se do veproj ligjerisht dhe eshte e obliguar ne implementimin e pakos se Ahtisarit, konventave nderkombetare dhe rezolutes 1244.....".Gjermanet kan nje tradit te madhe ne respektimin e ligjeve dhe nuk eshte risi se Gjermania eshte nje nder vendet me ekonomin me te zhvilluar ne bote dhe ket gje ata e kerkojne dhe do te kerkojne edhe ne te ardhmen e afert prej "adoleshqenteve qeveritar " ne Prishtin.

Nga : ken30 Prej : Bruksel
07.03.2010 23:46
Komentuesit duhet ta kuptojnë se KFORI-NATO janë në Kosovë me mandatin e OKB-së dhe resoluten 1244 që do të thotë UNMIK,KFOR,NATO,EULEX janë nën ombrellen e resolutes 1244 dhe janë neutral ndaj pavarsisë së Kosovës.
Ne e kemi pranue Planin e Ahtisarit mirpo ai planë mbeti në gjysmen e rrugës si i njëanshëm dhe nuk u miratue nga OKB-ja.
Nuk është fajtorë KFORI-NATO që ne kemi shpallur pavarsi me mbikqyrje ndërkombëtare dhe Plane të Ahtisarit që nuk u miratue në OKB.
Marveshja e KFORIT-NATO me FSK-në që FSK-ja duhet të jetë JO-USHTARAK duhet respektuar përndryshe do ta shuajnë edhe FSK-në mbrenda ditës dhe askush nuk mundet ti kundërshton për ate se NATO-ja ka autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së.
Propaganda e pushtetarve ndaj popullit duhet të ndryshoi dhe tju tregohet e vërteta se një formacion JO-USHTARAK nuk mundet të integrohet në NATO që politikanët tanë për gjdo ditë e kan plotë gojen mashtrime se FSK-ja do të integrohet në NATO. Tani realiteti po shifet.

Nga : ismet Prej : londer
07.03.2010 21:13
Nuk eshte per tu habitur fare me masat qe i ka ndermarr kfori per mosbashkpunim.
Nga kjo po del se sa jan transparent qeveria me veprimet qe i ndermerr.
Nese del e verteta se kfori me FSK,kan pas marreveshje per nji defile te trupave te FSK pa arme,atehere Kfori ka zbatuar vetem mareveshjen.

Po qese FSK kan pas kete mareveshje te mos prezentimit te ushtareve tane pa arme,dhe egsiston kjo mareveshje e shkruar ateher kjo mareveshje esht dashur te debatohet me nje mbledhje te jashtezakonshme ne parlament per ta bere publike,dhe per te marr ndonji vendim i prere.
Un mendoj se nji mareveshje paraprakisht e arritur,e te mos zbatohet une mendoj se eshte ne kundershtim me marreveshjen dhe ma mir kishte me qen fare mos te kishin arritur deri kjo marreveshje se sa me thye.Se FSK ka tash shum nevoj per KFORIN dhe nuk asht mir me eksistu kurfar moskuptimi mes tyre. flm

Nga : Bekim mitrovica
07.03.2010 20:42
KFOR-i po sillet si armate koloniale edhe duhet te largohet nag Kosova menjeher. Kosova ka pase klonizator perpara nuk na duhen kolonizator te ri por shtet sovran asgja me shume e asgja me pak.

Nga : naim Prej : drenic
07.03.2010 18:43
pik fal mos ju qofshim deri kur ne me ju durue juve .vetem edhe diellin nje dit ju ka mbetur te na e ndaloni .luften me serbin qe e beme ebeme per kso senesh .tash ju e kini marr te njejten ide ama bash sikur serbia po silleni po ti pranonim ato sene qe thoshte serbi qe jan identike me keto te juajat nuk do te kishte luft .luftojeni pak garden e car llazarit e cila qdo dit ju pergjon qdo levizje te juaj .ne fakt ju e dinç kete por para tyre po i mbyllni syt .POR NE NUK DO TI MBYLLIM ME SYT KOT E KE ORE GJERMAN KOT E KE .

Nga : M,M Prej : Berlin
07.03.2010 18:07
Pershndetje Zoti Markus !
PershdnetjeF.S.K
Zotri te ndeuar , ngrihet pluhur per nji gje qe eshte realitet ne Kosove,ne qdo moment i jepni nji anashkalim kti realiteti ne Kosove.Po vall mos edhe ju jeni i inivolvuar nga Zoti Jeremiq dhe mbeturinat e millosheviqit ,qe ne nji menyr moderne zabtojne ate qe thonte millosheviqi,qe ne qdo menyr te pengohet qdo vitalitet i kti shteti te rri.FSK eshte forca e siguris te kosoves.kan disciplin dhe kulture,qenka targjike si pas disa jush ,qe u prezentuan me arme,po pse more zotri pasi ju aq shum respektoni plamim e te nderuarit Matti Atisari nuk reagoni edhe ne disa pjes te kosoves,ku edhe ma tutje veproj disa opretor te udbes te armatosur deri ne fyt ,bile edhe me arme shnajperi.dha ashtu te quajturit mbrojtsit e kosoves te gardes te organizates 1386 qe dirigjohet nga serbija apo ma drejt nga odb .Me duket se te gjitha ORAGANIZATAT dhe njerzit te armatosur shqiptar i ddorzuan armat,per respektin qe kan ndaj kforit .
Respekt per ju zotri.kta njerz nuk jante ram nga qielli por jan nen direktiven tuaj-si e parashe edhe atsisari,mos ta bahet panik,mos te inmponohen forca, tjera si po e qaúajn disa forca radiokale psh,Aksh,epopeja Uqk,se eshte dhe do te festohet per jet e mot me FSK apo jo dikush do ju prin ketyre qe skrifikuan edhe jeten dhe ma te dhashurit per liri.
Respet per ju ztori nga kfori.zoti jau shperbelft juve.ne do te jemi mirnjohs gjithmon ndaj juve.Kerkoj ndejes nese ka gabime ne kete tekst,ndoshta jemi pak emocional ,pas deklaratave nga disa Zotri nga kfori
presim edhe ma tutje bashkpunim edhe ma te te ngushte nga ju dhe me ju.
Zoti i bekoft te gjitha ata qe e ndihmuan kosoven dhe popullin
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile