Këndi tematik

 


Aktuale

Raportet KFOR-FSK, të paqarta

Pjesëtarë të FSK-së

Pjesëtarë të FSK-së

Përditësimi i fundit: 08.03.2010 18:12

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mosmarrëveshja me KFOR-in, lidhur me pjesëmarrjen e Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, është tejkaluar. KFOR-i nuk komenton deklaratën e FSK-së.


Raportet mes KFOR-it dhe FSK-së nuk janë qartësuar plotësisht. Ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se mosmarrëveshja me KFOR-in është tejkaluar, misioni ndërkombëtar ushtarak nuk e pohon këtë, por thotë se janë duke zhvilluar diskutime në nivele të ndryshme për të kapërcyer situatën.

Dy ditë më parë, komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ngriu raportet me FSK-në, për shkak se Garda e armatosur e FSK-së mori pjesë në manifestimin Epopeja e UÇK-së. Sipas KFOR-it, kjo nuk ka përkuar me statusin joushtarak të FSK-së.

“KFOR-i nuk e komenton deklaratën që është lëshuar sot nga FSK-ja. Ne jemi duke zhvilluar bisedime në nivele të ndryshme, në përpjekje për të zgjidhur çështjen. Jemi optimistë se do të kemi zgjidhje të mirë në të ardhmen”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh.

Në anën tjetër, në një komunikatë për media, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se e "çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon".

Në komunikatë thuhet se bashkëpunimi me KFOR-in e NATO-n në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, është i shkëlqyeshëm.

"Çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, tanimë e vlerësojmë të tejkaluar", thuhet në komunikatë.

Por, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh, pohoi se gjërat nuk janë siç kanë qenë para 5 marsit, kur edhe u paraqit Garda e FSK-së në ceremoninë për Epopenë e UÇK-së.

“Kjo është e vërtetë. Por, ne jemi duke biseduar dhe duke u përpjekur që ta zgjidhim çështjen
”, tha Buh.

KFOR-i është në pritje të sqarimit nga ana e autoriteteve të Kosovës të, siç e ka quajtur, incidentit të së premtes. KFOR-i ka kërkuar veprime korrigjuese, si dhe garanci se veprime të tilla nuk do përsëriten.

Në prononcimet e mëhershme të ditës së sotme, zyrtarët e FSK-së kanë thënë se kjo forcë nuk ka shkaktuar asnjë incident. Zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, u shpreh:

“Paraqitja e Gardës Ceremoniale në ceremoninë e Epopesë së UÇK-së nuk ishte incident, sepse pjesëmarrja e FSK-së ka qenë që në këshillin organizativ të ceremonisë. Kjo ceremoni kishte karakter shtetëror, sepse mbahej nën patronatin e kryeministrit dhe Qeverisë”.

“FSK-ja i është përmbajtur një agjende qeveritare. Kudo, në pritje të saj, Garda Ceremoniale shkon edhe me armët e veta. Në formacion të tillë ajo ka pritur shumë ministra, ka pritur presidentë dhe personalitete të larta ushtarake”
, tha Shala.

Por, KFOR-i ka pohuar të kundërtën, ndërkaq ka kritikuar edhe praninë e flamurit të NATO-s gjatë ceremonisë, duke thënë se “kjo nuk është e pranueshme për atë se KFOR-i është neutral ndaj statusit”.

Vendimi për pezullimin e përkrahjes, mentorimit dhe trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është marrë nga komandanti i KFOR-it. Nuk është saktësuar ndonjë afat pezullimi.

Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të adresojnë kërkim-falje ndaj NATO-s për keqkuptimet e krijuara ditëve të fundit.

“AAK-ja kërkon nga liderët e institucioneve të vendit që të punojnë seriozisht në ruajtjen dhe zhvillimin e besimit me NATO-n, në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe popullit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

Në anën tjetër, eksperti për çështje ushtarake, Ramadan Qehaja, tha se udhëheqësit e vendit duhet sa më parë të ulen dhe të bisedojnë me komandantin e KFOR-it, apo edhe me vetë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për daljen nga kjo situatë.

“Ne, këtë situatë duhet ta tejkalojmë, duhet urgjentisht të ulemi me komandantin e KFOR-it - udhëheqja jonë, presidenti, kryeministri... Nëse ka nevojë, edhe me zotin Rasmusen të bëhet një bisedë dhe t’i shpjegojnë gjërat se si kanë ecur”.

“Ne nuk jemi të interesuar që t’i prishim marrëdhëniet me NATO-n assesi, sepse jemi të varur prej tyre dhe duhet të jemi falënderues për kontributin që kanë dhënë për formësimin e FSK-së
”, theksoi Qehaja.

Plani i Ahtisarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, parasheh që NATO-ja të ketë autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së, derisa ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)
Nga : lirie Prej : Regensburg
24.03.2010 22:03
I nderuar zoteri Dardan,
Me vjen keq qe keni marre afer zemres shkresen qe kam bere dhe iu paskam " keqperdorur traditen tuaj si individ", sikur edhe une nuk jam nga Kosova dhe kjo shoqeri.
Nuk deshiroj te jap pergjigje per te gjitha ngjarjet historike qe i keni cekur dhe respektoj mendimin e juaj ne lidhje me to, por nuk do te thote qe pajtohem me ju gje qe eshte e drejte e imja. Une shkruaj ate qfare e analizoj pa asnje ndjenje por duke u bazuar ne ato qfar kam studiuar. Sa i perket Kanunit te Leke Dukagjinit, nuk deshiroj te komentoj per te sepse nuk ishte fjale dhe nuk dua te dale nga tema per te cilen kam dhene mendimin tim personal. Perandorite ne vijim ; Romake, Bizante, Osmane, Lufta e Pare dhe e Dyte Boterore dhe se fundi Serbia paskan pasur faj per te gjitha qe na ndodhen neve si popull gjate keture periudhave, pas ardhjes se Misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove, menduam qe do behet mire, nuk ishim te knaqur me arritjet e tyre, mbanim shprese se Misioni per Vendosjen e Ligjit dhe Rendit i Bashkimit Evropian do ndryshoj diqka por tani themi ( neve duke ju perjashtuar ju si individ) qe as ky mision nuk eshte duke bere dot, pa u ndalur dhe shiquar veten se a kemi edhe neve se paku pak faj per keto qe ndodhin se fundi. Kur permendeni Edukimin, pajtohem me ju plotesisht sepse eshte thelbi kryesor i zhvillimit te nje shoqerie te mirefillet. Por, shtrohen pyetjet ne vijim: Si do kemi nje Edukim te mirefillet kur me vite te tera para 99 te gjithe mesimedhenesit punuan pa paga vetem me nje ndihem prej 3 % qe vinte nga ju te gjithe qe jetoni jashte Kosoves gje qe eshte per tu lavderuar, dhe pas perfundimit te luftes nuk merreshin para syshe kontributet as tuajat e as te mesimedhensve? Si do kete zhvillim ne Edukim kur Qeveria,po e marr shembull, ndane nje pjese shume te vogel te bugjetit per Ministrine e Arsimit dhe te Shendetesise ndersa pjesa me e madhe e te njejtit bugjet i shkon Ministrise se Transportit dhe Telekomit te Kosoves ? Cdo ministrie te shtetit duhet t´i ndahet bugjeti vjetor por i njejeti bugjet duhet te shqyretohet simbas perparesive dhe nevojave qe jane qelesi kryesor per zhvillim te tutjeshem. Une me kaq po e perfundoj dhe shpresoj qe kesaj radhe nuk iu kam lenduar " traditat" tuaja personale.

Nga : dardan Prej : stockholm
18.03.2010 14:54
Pershendetje zonja Lirie !
Te lutem te kesh kujdes kur shprehesh ne shumice dhe flet per tradite Shqiptare. Thua" neve si shoqeri "e kemi nje tradit .
Te lutem mua mos me perfaqso ne ate tradite .
Deshiron te flet per tradita duhet ti meson dhe lexon traditat te kisha preferuar te lexon Librin Kanuni i Leke Dukagjinit dhe ti shef traditat .
textin e ke filluar shume mire por e ke perfunduar ne shumice dhe kunder vehtevetes me nje analfabetizem klasik dhe naivitet.
Nese ty qe nga luftrat e perandorise Bizantine tu asht mohu Arsimimi Dhe deri te fundi i perandorise Otomane ku te kan quajtur pjese e perandorise Otomane Europianet te cilet shfrytzojn rastin ne fillim te viteve te 1800 dhe krijojn shtetet Serbi Bullgari Greqi e Mali i zi e ne vazhdim refuzim i arsimimit e me vone edhe me ramjen e Perandorise Otomane i hiqet e drejta e teritorit Perandorak Vilajeteve te banuara me Shqiptare dhe fillojne te behen plaqka lufte nga fqinjet tane dhe Peshqeshe te shteteve France Angli qe ndanin kete plaqke ne dem te Shqiptareve dhe ne te mire te fqinjeve e arsye ishte se Gjermania ishte aleate e perandorise Otomane dhe refuzoj me heret ekzistimin e populit Shqiptare.
As ne Berlin as ne Paris e Londer sjane mare parasysh kerkesat e Shqiptareve Por Tokat Shqiptare eshte diskutuar per hire te Greqise dhe Serbise qe te ndajne te teren nder veti por duke ju falenderuar Austrise qe keshilloi Ismail Qemalin dhe i garantoi ndime ushtarake nese shpalle pamvarsine e Shqiperise . dhe Amerikes kur nuk i lejoi te bejne si te dojne Franko Anglezet me tokat Shqiptare por i dha nje pjese me te vogel Greqise se sa donin ti jipnin keto dy te lart permenduar .
Te lutem mungesa e kultures politike nuk asht Tradite por ashte mungese e Arsimimit te gjeneratave te mehershme . e ka shum gjera qe sdua te filozofoj me shumme .
Edhe nje keshille mos ia ve nje tradite mbi supe vetes dhe popullit te cilin nuk e ke .por tregoje realitetin seka mungese te kultures politike ne Politiken Shqiptare dhe faktori qendron ne Analfabetizmin e gjeneratave te mehershme. Faktor i se ciles nuk jane Shqiptaret por ndoshta te shprehem si Ortodoxet Greke e Serbe ti le fajin zotit per vuajtjet e Shqiptareve. dhe te mirat e ketyre dy popujve se e kupton me mire.
E per udheheqjet e dy shtetve Shqiptare lexo poezin e Ali Asllanit" MASKARENJET " dhe do ti kupton me mire .

Nga : lirie Prej : Regensburg
16.03.2010 02:50
Si ne te kaluaren ashtu edhe tani me ngjarjen ne mes te Forcave Paqeruajtese ne Kosove dhe Forces se Sigurise, perfaqesuesit e Kosoves u treguan shume te pa pjekur. Edhe ketu u vrejt se sa dine per politiken, mardhenjet me jashte dhe brenda, ligjet, marreveshjet me shtetet dhe organizatat boterore, te drejten nderkombetare etj.
Flamuri i Organizates Veri-Atlantike nuk DUHET dhe nuk LEJOHET te perdoret ne asnje kremtim (perkujtim apo manifesteim kombetar) per derisa nuk jeni antare apo pjesemarrese ne kete organizate.
Sa i perket popullit te Kosoves qe ne shume raste i vihet faji per "zgjedhjen" e udheheqeseve te tyre, mendoj se eshte gabim sepse para se votimet te fillojne (fshehurazi) dihet se kush do udheheqe me vendin. Deklarata e Diplomatit Amerikan Zoteri Dell, ne nje ane ishte me vend por ne anen tjeter, derisa luhen lojera politike te bashkesise nderkombetare mbi vendet e Ballkanit Perendimor te cilat kane ne te vertete udheheqes/e me mentalitet te vjeter te politikes, klaneve, grupacioneve per qellime perfituese vetijake pa menduar per nje zhvillim te mirefillet dhe demokratik, eshte veshtire te kete ndryshime pozitive ne fushen e shoqerise, ekonomise, politikes,sundimit dhe zbatimit te mirefillet te ligjit, mbrojtjes se drejtave thelbesore te njeriut dhe demokracise. Neve si shoqeri, kemi nje tradite qe fajin ua leme te tjereve por kurr nuk ndalemi te shiqojme dhe gjykojme veten per te kaluaren dhe te tashmen te cilat jane udherrefyes i se ardhmes qofte e (pa)dobishme.

Nga : dardan Prej : stockholm
10.03.2010 11:17
Pershendetje i nderuari Remzi .!
Kryesorja edhe fundi jane se jemi si dy lumenj te cilet ne fund perfundojne ne Dete e me vone edhe ne Oqean .
Te shpresojme si une edhe ti se shumica e popullit tone do te vetedijesohen dhe cdo personaliteti do ti japin vendin e duhur dhe meritat e merituara.
Trimit vendin ne balle te luftes nese vije deri te me e keqja .
Te menqurit dhe te urtit vendin ne balle te shtetit .
Ne dasmat e mehershme Shqiptare gjithmone para Flamurit dilnin tre bura i katerti vinte nipi me Flamur .
Arsyja ka qene se i pari ka qene ;
I Urtare dhe i Menqur
i dyti ka qene Pasanik dhe i treti ka qene Trim.
Arsyja nese do te kishte ardhur te me e keqja me dasmore te ndoj dasme tjeter
Urtari do te mundohej me Diplomaci te kohes te zbuste prob dhe te ikte e keqja
I dyti nese ishte nevoja te paguhej do ta bante ate gje dhe i treti ka qene se nese vjen te ma e keqja do te qiste pushke .
E nga aty ka mbetur edhe ajo si Nipit i takon te qes pushke per daje e dajes Jo .
te pershendes perzemersisht dhe klm
shpresoj se do diskutojm edhe neper faqe te tjera ku edhe nese nuk i kemi mendimet e njejta sigurisht qellimi do te jet i njejte

Nga : remziu Prej : Hannover
09.03.2010 21:54
Pershendetje!
I nderuari Dardan!
Ka gjera per te cilat ne kapim argumente te ndryshme dhe mendojme ndryshe ,cka edhe eshte shume normale,me pelqen shume niveli i modestis tende edhe kur nuk pajtohesh me dicka.
Dhimbja e ime por edhe e jote eshte e njejte ,plaga eshte e njejte dhe po e shoh se ne sikur lexuesit tjer e kemi vetem nje deshir,qe ta shohim njehere vendin ton me te vertet te lire te perparuar te integruar ne demokracin botrore,dhe mos ti shohim kurre vuajtjet e njerzeve tane si i kemi pa.
Keni te drejte kur thoni se e kaluara ka qene jo e drejte me neve ,vuajtjet kane qene te mdha ,na kan nda ,na kane shpartallué,na kane perndjek prej Toplice deri ne kufirin e sotem nga edhe vi une,dhe per kete shkak duhet me u mbushe mend ne, me i mbledhe forcat ,me ngrite zerin qe kurre mos te kthehen ato kohra.
Fakte eshte qe evropa ka qene shume e padrejte ndaj neve,por ne fillim te ketij shekulli nderruna gjerat,aleatet ma te mdhenje te Serbise si Anglia,gjermania,franca,u bene aleat te kosoves dhe shqiptarve ne lufte per liri,na ndihmuan me ba shtetin,dhe ende po na ndihmojne.
por pyetja eshte sa po i kryejm ne ne Kosove punet tona.
Tani kure ka nderrue politika ne evrop ne favore tonin ,duhet me i intensufikue aktivitetet politikanet tane dhe ne te gjitha fushat me u tregue te shkathet vigjilent dhe me shfrytezue kohen ,se nese ndrron politika evropiane ,prap kan me na u dashte qindra vite me u rimekembe.
Problemi eshte qe ne jemi ne evrope dhe ketu i kemi interesat.
Amriken nuk e komentoi:ata prej Wilsonit e deri tani ,per fate edhe republikanet edhe demokratet na kane shpetuar,pra miku ma i mire i shqipetareve kurdohere.
une nuk po paraqitem si advokat i Gjermanise,Por perpos leshimeve, Gjermania edhe e ka ndihmue dhe po e ndihmon popullin shqipetar,vete ministri i mbrojtjes Sharping ka qene qe e ka arsytue sulmin e NATO-se me nje flete DinA4se ketu eshte plani Ptkoi i serbise per me debue popullaten nga trojet dhe po behet pastrim etnik,edhe ne insistimin me vone me tregue ate dokument asnjehere kushe nuk e ka pa dhe si pasoje me vone u dashte te largohet Sharpingu prej politike.

Gjermania eshte fakte se ka pase telashe me u pajtue me sulmin e nato-se sepse ne pushtet kane qene Social demokratet dhe te gjelbert,te gjelbert kane qene kategorikishte kunder angazhimit te gjermanise ne lufte kunder dikujte ,pershkak te luftes se dyte botrore,pasi qe keto jane vende demokratike duhet te miratohet vendimi ne parlament ,keto sado qe na dhembe duhet ti kuptojme ,se sa veshtire eshte me thye kushtetuten per vendime te tilla.
Gjithsesi me pelqejne keto komente me ju.
ju pershendes te gjitheve ,sidomos Radio evropen e lire qe po na e mundeson me i dhen opinionet tona.

Nga : dardan Prej : stockholm
09.03.2010 15:25
Remzi pershendetje !
Une se pari nuk perfaqsoje ata Milionere te qeverise Kosovare te kuptohemi . Gjerat te cilat i specifikoj jane tema te cilat exzistojne ne arkivat e bibliotekave Universitare dhe te shkruara nga Historian Europian te kohes se atehershme dhe te sotme,neper bibliotekat e Universiteteve Europiane.
Te jem me specifik dhe te sqaroj me thjesht per citatin
"Jo feste por dite zie"
eshte citat qe lexohet ndermjet reshtave dhe aludimi im ka qene se sot .Ne krye te Republikes se Kosoves gjinden ata trima qe luftuan dhe u perballuann me ushtrine Serbe. Po keta udheheqsit tane jane analfabet politik ne krahasim me udheheqsit e shteteve tjera qe si Kryetari e edhe Kryeministri duhet te takohen .
Bej perjashtim Kryetari Sejdiu afrohet deri diku .
Qfre kan te perbashket me shembull Milibandin njeri me Univerzitet te Harwardit e tjetri?
Mos i mer gjerat me shpirt kur komenton Politke .
Gjermania eshte faktori i pare i shkatrimit te popullit Shqiptare une nuk e urej popullin Gjerman dhe nuk e sulmoj ate si popull por ia Urej Vepren politike dhe Injorancen e saje ndaj meje dhe ndaj popullit Tim ne pergjithesi.
Nese ne kete Kongres nuk ekzistoi Populli Shqiptare dhe u ndane trojet e stergjysherve tani siq deshi Gjermania dhe Rusia .
Si munden Shqiptaret te dalin si pakice ne kater shtete te krijuara mbas vitit 1878 .ne Kongresin e Londres dhe Versajes e te permenden si Pakica .
Ku humbi shumica e popullit tone Remzi .
Apo kjo pakice lindi si kepurdhat mbas shiut.
Te lutem mund te komentojme ne keto pika qe i permenda por asesi per gjerat qe i kam specifikuar ne textin e pare.
Te pershendes dhe te kesh shendetin klm.
God bless USA!
Zoti e bekofte Ameriken !

Nga : muriqi Prej : gjermani
09.03.2010 14:40
rezoluta 1244 per kosoven eshte e vdekur .pra ne kemi ushtrin ton ,qeverin dhe presidencen,pra fsk me plote te drejte ka bartur armet ,e duhet gjithmone ti mban,kjo esht ushtria eDR:RUGOVES ,e popullit te KOSOVES esht krenari e sidomos per ne jasht kosove ti shohish trimat tane ,,,te atdheut kosovar

Nga : remziu Prej : Hannover
09.03.2010 14:23
Pershendetje!

Reagim:
Te nderuar lexues,me duhet te reagoj ne shkrimin e zoteriut Dardan nga Stokholmi.
Me duhet prape te porosise bashkatdhetaret, qe qe te kene nje pergjegjsi morale kur te dhen mendimet e tyre.
Se pari Dite zie ,munde te shpalet ,Izbica,Krusha e vogel,Reqaku,ku njerzit jane nxjerre perej shtepiave te veta dhe jane egzekutue ne male ose livadhe nga forzat serbe ,pra Gra,Pleq,Femije (Bujqe).
Kurse fillimi i rezstenzes aktive te UCK-se ku e edhe vritet Komandanti legjendar Adem Jashari me Familje ,qe eshte gjithashtu shume e dhimbshme ,eshte manifestim Kombetare e jo dite zie.

Nese si Argument merret se Bentlere eshte Gjerman,i ketij apo atije Krahu,eshte nje mosnjohje e politikes gjermane,pershkak se Bundesveri Gjermane eshte Jopolitik,dhe zabaton urdherat e bundestagut ne perputhje me rregullat e Natos,per interes te sigurise dhe objektivave politike ,te vendeve antare te natos.
Te thuhet gjermania nuk e ka ndihmue kosoven,eshte mosfalenderim per ate qe ata kane ba per neve.
Te ju kujtoi:Para luftes: kure ne kosove nuk ka funksionue asgje.kure jane debue njerzit prej pune.kure shkollimi eshte nderpre, ne nga jashte kemi dergue para te mdha permes Agjensioneve me 4% nese ju kujtohet me i mbajte familjet, 3%-ndeshi eshte tolerue pa tatime,prej ku jane finanzue segmente te caktuar per me jetue popullat,dhe te gjitha keto i ka dite pushteti gjerman,dhe kane qene te ndaluara me ligj,por ata i kane tolerue.
Merre cilendo ngjarej ne bote te katastrofave humanitare,te paret jane gjermanet dhe amerikanet qe ndihmojne.
Prandaje per nje popull kaqe te madhe ,dhe ne evrope miku ma i mire i shqiptareve, te thuhen keso gjera eshte ose mosnjohje e rrethanave,ose joseriozitet.
Nuk eshte kjo lemoshe por fakte.
Ne duhet prap po theme te merremi me vetveten ,cka po bejme ne per vete,ku po e sheh kosova perspektiven e vete,deri para lufte, ja lame fajin serbise dhe evropes, u ngrite bota ne kembe na shpetoje ,po na ndihmon me rregullue shtepin po na e bane sigurin,po na i siguron tregjet,po na i ruan kufijte,dhe cka bem ne ,e mushem shtepin berllok,bame hajnija ,(nese dikushe eshte mjeshter me i rrezue Lisat me sharre ne male,(nuk mundesh qe ta vendosesh ne ODE te burrave me bisedue me burra ) Tani prape erdhen te jashmit me na e pastrue shtepin prejparaziteve,edhe kjo nuk po na pelqen.
Pyetja eshte sa e dojme ne veteve
Qka po bejme ne per veteveten.
njerez te caktuar qe kane qene kyq ne lufte ,komandant flitet ne popullate, se kane dhjetra miljona € pasuri,kurse ai Kancelari i Petrolit rus per te cilin flitni ju,para 3muaj eshte vendose ne nje shtepi ne Hannover qe ka vlere 650 mije euro,kurse tek ne qdo i dyti deputet ,dhe komandante posedojn miliona,tani do te privatizohet Keku.Miniera e trepqes,Posttelekomi,dhe do te behet hajnia tjeter me e madhe.
Mos harroni Vizioni i shkurte dhe jo vigjelent i elites politike kosovare sote, do te na sjlle mas dhjet viteve ne situat te greqise sote, kur po ballafaqohet me Bankrot shtetror,duke u fut ne borgje ne fondin monetar,pa mendue se ato borgje duhen te kthehen,dhe sote deputetet gjerman me ndikim flasin se duhet me ja marre ishujte per borgje greqise eshte ne fjale Kreta,Korfu etj,dmth greqia e ka fute token ne borgj,kjo na prite edhe neve me keto politika,edhe prej kapilarve po ju thithet gjaku gjneratave qe vine nga njerez qe populli i ka njofte si shpetimtar te kombit ,cilet jane ata gjejeni vete,nje ngfa nje i gjeni.

Edhe njehere duhet me u pervjel,dhe me ju ve detyrave qe na parashtrohen ,e jo te merremi kushe na e ka inati ma shume ,kushe ma pak,sepse kur e krahasoi rrethanat e tashme politike ,medoje se edhe ne kongresin e Berlinit ,edhe ne Londer,nuk na ka tradhtue evropa aq shume sa ja kemi dhane veti autogol,se mundem me paramendue skenarin deri sa u kthye Isa boletini ,ose hasan prishtina prej konferencave,ja kane ba shtepin Lame Dreqi.
Pershendetje kaloni mire

Nga : Jeton ahmeti Prej : Ferizaj
09.03.2010 13:14
S'jem kah merzitemi shum ,sepse ne ishim viktime shekullore dhe prap jemi te kufizuar ne çdo hap,prishet ,UÇK-ja,prishet TMK-ja,çarmatosen shqiptaret,ndahet veriu,Serbia dikton ligje e kushte ne Kosove,shkel shqiptaret ne Serbi,kasapet e Ballkanit ,liberalizohen,po ç'mendoni zoterinj se ne kapem armet per t'u bere prap pjese Serbise?Duam paqe,duam demokraci,duam integrim ne strukturat euroatlantike,por si njerez te barabarte te kontinentit,dhe si Shtet i Pavaruar natyrisht edhe me ushtri jo me gogla e me OJQ.Dergohen ne Hage shqiptare dhe denohen pse pakan rrahur nje paramilitar serb,kurse krimi serb qe per nje shekull te tere terrorizoi tere Ballkanin durohet???.Nese doni stabilitet na jepni ate qe na takon mos na pengoni ne rrugen e prosperitetit

Nga : dardan Prej : stockholm
09.03.2010 12:54
Pershendetje Remzi!
Desha vetem de diskutoj e jo te kritikoj pa keqkuptime .
Ke pas nevoj te komenton edhe kohen qe iu asht dashur Gjermanise per pranimin e Kosoves shtet .Gjermanise iu jan dashtur 132 vjet te kalojn dhe te te pranojn shtet i ndare nga shteti Ame.
Aludoj ne Kongresin e Berlinit kur Oto Bismarku largoi nga atje duke mos i lejuar hyrjen ne ate Kongres delegacionit te lidhjes se Prizrenit te vitit 1878 me preteksin se nuk ka popull Shqiptare dhe qe aty filloi Gjenocidi i Shqiptareve dhe debimi i dhunshem nga trojet Ilirike duke na lere si Majmuna ne dege dhe duke u munduar te arsimohemi me libra te mshefura nga prinderit tane deri nga viti 1974.
Gjermania ka qene kunder nderhyrjes se NATOS -per parandalimin e Gjenocidit dhe Operacionit Patkoi .Ne naten e parafundit te fillimit te bombardimeve zonja Ollbrajt ia beri me dije ish Kancelarit Gjerman qendrimin Amerikan se me Gjermanine a pa Gjermanine Serbia do te sulmohej se nuk asht viti 1941-Kur po i njejti shtet ariti te shfarose afer 6 milionn Hebrenj.
E sot nje Perandori e quajtur Otomane po denohet per Gjenocid te kohes Perandorake e ate ia lene mbi supe Turqve te sotem.
Kurse (Gjermania-per shkak te refuzimit te ekzistimit te popullit Shqiptare ndimoi)qe ushtria Frances Rusise Serbise Greqise dhe Bullgarise se Madhe ne luften e Selanikut te zhdukin miliona Shqiptare fizikisht dmth bene Gjenocid dhe deportuan me qindra mijera te tjere . Duke u lavderuar se po deportojne dhe po vrasin ushtare te perandorise Otomane e ne fakt ngriten shtetet Serbi Mal i Zi Greqi dhe Bullgari mbi ate Gjenocid dhe gjak te stergjysherve tane .vetem per nje arsye ?
Per ate arsye Gjermanine duhet populli Shqiptare ta fale per ate qe e beri e pastaj ne rregull per te gjitha ato qe thua ti
Te pershendes klm.
Klm Remzi
Te lutem Demokracia Europiane ashte Iluzion kundrejt Shqiptareve apo Kosovareve.
Zoti e Bekofte Ameriken !
God bless USA!
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve (o) nga (1)

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile