Programi i radhës

Këndi tematik

 


Aktuale

Raportet KFOR-FSK, të paqarta

Pjesëtarë të FSK-së

Pjesëtarë të FSK-së

Përditësimi i fundit: 08.03.2010 18:12

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se mosmarrëveshja me KFOR-in, lidhur me pjesëmarrjen e Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, është tejkaluar. KFOR-i nuk komenton deklaratën e FSK-së.


Raportet mes KFOR-it dhe FSK-së nuk janë qartësuar plotësisht. Ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës thotë se mosmarrëveshja me KFOR-in është tejkaluar, misioni ndërkombëtar ushtarak nuk e pohon këtë, por thotë se janë duke zhvilluar diskutime në nivele të ndryshme për të kapërcyer situatën.

Dy ditë më parë, komandanti i KFOR-it, Markus Bentler, ngriu raportet me FSK-në, për shkak se Garda e armatosur e FSK-së mori pjesë në manifestimin Epopeja e UÇK-së. Sipas KFOR-it, kjo nuk ka përkuar me statusin joushtarak të FSK-së.

“KFOR-i nuk e komenton deklaratën që është lëshuar sot nga FSK-ja. Ne jemi duke zhvilluar bisedime në nivele të ndryshme, në përpjekje për të zgjidhur çështjen. Jemi optimistë se do të kemi zgjidhje të mirë në të ardhmen”, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh.

Në anën tjetër, në një komunikatë për media, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se e "çmon bashkëpunimin me KFOR-in dhe NATO-n si të domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon".

Në komunikatë thuhet se bashkëpunimi me KFOR-in e NATO-n në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, është i shkëlqyeshëm.

"Çështjen e diskutuar në lidhje me pjesëmarrjen legjitime të Gardës së FSK-së në manifestimin e Epopesë së UÇK-së, tanimë e vlerësojmë të tejkaluar", thuhet në komunikatë.

Por, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh, pohoi se gjërat nuk janë siç kanë qenë para 5 marsit, kur edhe u paraqit Garda e FSK-së në ceremoninë për Epopenë e UÇK-së.

“Kjo është e vërtetë. Por, ne jemi duke biseduar dhe duke u përpjekur që ta zgjidhim çështjen
”, tha Buh.

KFOR-i është në pritje të sqarimit nga ana e autoriteteve të Kosovës të, siç e ka quajtur, incidentit të së premtes. KFOR-i ka kërkuar veprime korrigjuese, si dhe garanci se veprime të tilla nuk do përsëriten.

Në prononcimet e mëhershme të ditës së sotme, zyrtarët e FSK-së kanë thënë se kjo forcë nuk ka shkaktuar asnjë incident. Zëdhënësi i FSK-së, Ibrahim Shala, u shpreh:

“Paraqitja e Gardës Ceremoniale në ceremoninë e Epopesë së UÇK-së nuk ishte incident, sepse pjesëmarrja e FSK-së ka qenë që në këshillin organizativ të ceremonisë. Kjo ceremoni kishte karakter shtetëror, sepse mbahej nën patronatin e kryeministrit dhe Qeverisë”.

“FSK-ja i është përmbajtur një agjende qeveritare. Kudo, në pritje të saj, Garda Ceremoniale shkon edhe me armët e veta. Në formacion të tillë ajo ka pritur shumë ministra, ka pritur presidentë dhe personalitete të larta ushtarake”
, tha Shala.

Por, KFOR-i ka pohuar të kundërtën, ndërkaq ka kritikuar edhe praninë e flamurit të NATO-s gjatë ceremonisë, duke thënë se “kjo nuk është e pranueshme për atë se KFOR-i është neutral ndaj statusit”.

Vendimi për pezullimin e përkrahjes, mentorimit dhe trajnimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është marrë nga komandanti i KFOR-it. Nuk është saktësuar ndonjë afat pezullimi.

Partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka sugjeruar kryeministrit të Kosovës dhe ministrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës të adresojnë kërkim-falje ndaj NATO-s për keqkuptimet e krijuara ditëve të fundit.

“AAK-ja kërkon nga liderët e institucioneve të vendit që të punojnë seriozisht në ruajtjen dhe zhvillimin e besimit me NATO-n, në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe popullit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

Në anën tjetër, eksperti për çështje ushtarake, Ramadan Qehaja, tha se udhëheqësit e vendit duhet sa më parë të ulen dhe të bisedojnë me komandantin e KFOR-it, apo edhe me vetë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për daljen nga kjo situatë.

“Ne, këtë situatë duhet ta tejkalojmë, duhet urgjentisht të ulemi me komandantin e KFOR-it - udhëheqja jonë, presidenti, kryeministri... Nëse ka nevojë, edhe me zotin Rasmusen të bëhet një bisedë dhe t’i shpjegojnë gjërat se si kanë ecur”.

“Ne nuk jemi të interesuar që t’i prishim marrëdhëniet me NATO-n assesi, sepse jemi të varur prej tyre dhe duhet të jemi falënderues për kontributin që kanë dhënë për formësimin e FSK-së
”, theksoi Qehaja.

Plani i Ahtisarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, parasheh që NATO-ja të ketë autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së, derisa ajo të arrijë kapacitetin e plotë operacional.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
 E mëparshme    
Faqja e komenteve (o) nga (1)
Nga : dardan Prej : stockholm
09.03.2010 02:04
1.NATO -ja eshte gjaku dhe Zemra e Kosovareve ,e Kosovaret jane Trupi dhe Truri analfabet i Politikes Kosovare
Keto gjera jane bere me qellim
2.Per te degraduar krahet kundershtare politik dhe me nje analfabetizem te kohes se Konferences se Londres duke u mundura te ringjallin gjestin e Isa Boletinit
.Nuk jam kunder nje ushtrie Kosoavre pa keqkuptime ,
3.Kjo feste qe u ba eshte dashur te ishte dite zie e jo krenarie.
4.Bentler ashte Gjerman? dhe nese ky person eshte nga krahu i ish Kancelarit Gjerman qe sot punon per Organizaten e Petrolit Rus ashte shume i rrezikshem per vete Kosoven dhe zhvillimin e saje per arsye te influences se ish Kancelarit Gjerman ne krahun e tije politik ,ku edhe nga Gjermani vihet ne pikpyetje aleanca NATO per shkak te Frances e Gjermanise.
5.Per momentin shqiptaret mund te mbeshteten vetem ne Amerikane pa u mundur te dijne se a jane Demokrat apo Republikan
6. Europianet jane shume shume te rrezikshem ende per Shqiptaret e sidomos per ata te Kosoves .
Keshtu qe ky zoteri shpresojme se deklarohet dhe vepron ne emer te Kryesueses se Natos e jo ne emer te ish Kancelarit Gjerman i cili ishte edhe kunder nderhyrjes se Natos ndaj Serbise te cilit zonja Ollbrajt i la porosine para se te nisej per ne Moskwe nga takimi me te se nuk ishte Berlini i 1941.
Vellezer qe madheroni ndimen e lemoshes Gjermane dhe qe mendoni se Gjermanet i perkrahin Kosovaret Genjeheni shume dhe me vjen keq per sy kaltersine e juaj .
6.E Thaqi nese ja don te miren Kosoves jep dorheqje nga posti qe mban pa ia mohuar Trimerine dhe Meritat gjate luftes ,mirpor Kryeminister !!!...
Prap e them se nuk them se kam te drjet te paragjykoj por per tere textin vlen nje NESE e madhe .

God bless USA !.

Nga : remziu Prej : Hannover
09.03.2010 00:36
Pershendetje Redaksise,pershendetje Lexueseve.

Ngrirja e mardhanjeve ne mes FSK dhe KFOR-it,eshte nje gje shume e e demshme per Kosoven,sidomos per strukturat udheheqse te FSK-se si dhe Qeverin e kosoves.
Para cdo manifestimi solemn,behen pergaditje te duhura dhe bisedohet me faktoret relevante qe jane te kyqure per pergjegjsi te caktuara lidhur me ate ngjarje.Me intereson pse nuk ka pasur komunikim te duhur ne mese te strukturave politiko -ushtarake te Kosoves dhe KFOR-it.kujte ju ka dashte nje keso mosmarveshje? Pyetja tjeter:Pse me u perdore flamuri i NATO-se pa lejen e tyre? E para te qone te medoshe se dikushe mundohet me i marre kompetencat e caktuara ne heshtje. kurse perdorimin e simbolit(flamurit te Nato-se) nuk e kuptoi,ndoshta si Aleat i i FSK-se.
Nese jane ba leshime pa qellim,eshte dashure qe pas Reagimit te Gjeneralit Bentler,menjehere Kryeministri dhe Komandanti i FSK-se me kontaktue me strukurat e Natos ,me dale me nje deklarate publike,me kerkue falje, per leshime, dhe me konsequenca te nevojshme per njerez pergjegjes ,qe nuk e kane krye punen me pergjegjsi, dhe kane pru deri te ngritja e tensioneve pa nevoje.
Keshilla e Partise opozitare AAK, ber kryeministrit, qe te kerkoi falje ndaje Nato-se ,eshte keshilla, me e mire qe opozita mundet me i dhane pozites,dhe qarte shihet se opozita eshte shume konstruktive ,kure eshte ne pyetje interesi gjithperfshires ne kosove.
Keshilla e ekspertit per qeshtje ushtarake zotit Qehaja,qe une shume e qmoje,eshte shume e mire ,se duhet sa me shpejte ,te vehen kontaktet te ulen dhe te bisedojne ,qe gjera te tilla mose te perseriten.
Kerkesa e autoriteteve te KFOR-it eshte qe te bisedojne dhe te mose perseriten gjerat e tilla ne te ardhmen.
Dhimbja eshte se dikushe duhet ta mbaje pergjegjsin,dhe si duket nuk ka vullnet askush ta marre mbi vete.
Une jetoje 18 vite ne gjermani,dhe per mentalitetin evropian eshte shume me rendesi, njeriu te kerkoi falje dhe njekohsishte te premton se gabimi nuk preseritet.
Por nese mendohet kjo gje te futet ne heshtje nen tepich duke then se me kohen kalon ,dhe duke u deklarue se jane sqarue gjerat me Kfor-in ,pa u sqarue ,atehere eshte nje deme shume i madhe qe mundet me ju ba Kosoves.
Te acarohen mardhenjet me shpetimtarin e Kosoves ,me siguruesin e kufijeve te kosoves,ku sote familjet flejne te qeta fale atyre,eshte edhe nje Leshim, nga ser leshime ne fusha te ndryshme te kesaje qeverie,e cila si duket nuk ka kualitete me u ballafaque me sfidat edhe ma te renda qe na presin.
Sinqerishte kame fillue me besue se zgjidhjet e parakohshme jane te domosdoshme.
Pos problemeve :Ekonomike,Shendetsise,korrupcionit,Krimit te organizuar,papunesise,trafikimit me qenje njerzore, ndotjes se Ambientit na paraqiten edhe keto probleme, ateher perpos, Asfaltimit te disa segmenteve rrugore, une nuk shohe qka eshte punue mire ketu.
Te nderuar Lexues.
perpose politikaneve,edhe qytetaret qe komentojne duhet me pase pergjegjesi morale ne komentimet e tyre,ta fajsoshe Gjeneralin Bentler se po i zbaton urdherat e Gjermanise,ose qe po ja mane anen Serbise ,eshte me te vertet qmenduri,kur kihet parasyshe qe gjermania eshte nder te parat shtete ka qene qe e ka njohur Shtetin e Kosoves.
Mendoje se nje dite, duhet qe te vetdijsohemi dhe mos ti fajsojme te gjithe, per rrethe se jane fajtore per leshimet ose mossukseset tona si shoqeri ,pore te pervilemi dhe ti bajme detyrat qe na parashtrohem ,dhe te konkurojme me te tjeret,nganjehere fitohet pershtypja se evropa nuk ka pune tjera, vetem qysh te ja plotesoje Serbis ,deshirat dhe ta denoje kosoven. une mendoje se evropa eshte demokratike ,ka rregulla ,ka vlera,dhe kushe done me hy ne ate shtepi ,duhet me ju permabajte rregullave.
Naten e mire ,kaloni mire. Remziu

Nga : Bekim Mitrovica Prej : Mitrovice
08.03.2010 19:32
Ka ardhe koha qe qdo organizate qe nuk e njeh sovranitetin e Kosoves te largohet nga Kosova menjehere.

Nga : ken30 Prej : Bruksel
08.03.2010 19:20
KFORI RIKTHEHET NË MARRVESHJEN E KUMANOVËS.

KFORI-NATO , ICO qartë po thojnë se FSK-ja ka Statut JO-ushtarak, që do të thotë se Kosova ka STATUS JO-SHTETËROR.
Sipas deklaratave të KFOR-NATO-UNMIK- EULEX që deklarohen neutral ndaj statusit të Kosovës nuk e njohin pavarsin e Kosovës direktë po e rikthejnë Kosovën në marveshjen e Kumanovës ndërmjet NATOS dhe Sërbies në vitin 1999 .

KFOR-NATO-UNMIK-EULEX jan nën ombrellen e 1244 dhe neutral ndaj statusit do të thotë vazhdimsi e marrveshjes së Kumanovës ose mbrojtja e integritetit terotorial të Serbies deri sa të jetë në fuqi resolute 1244.e OKB-së.
Ata që na klonuan prej Shqiptarit në Kosovar dhe shuan UÇK-në, TMK-në manipuluan me popullin me një plane të Ahtisarit që nuk u miratue në OKB duhet të japin përgjegjsi historike.

Strategjia për veriun e Kosovës gjithashtu ka prapavijë politike e pregaditur nga ndërkombtarët që do të thotë e përmbyllë konfliktin Shqiptaro-Sërbë e përmbyllë Bashkimin Kombtarë.
Tani ndërkombtarët emërtojnë konfliktin si konfliktë Kosovaro-Sërbë që direktë na rikthen në marrveshjen e Kumanovës sikurse FSK-ja që ka statut JO-USHTARAK ashtu edhe KOSOVA ka STATUT JO-SHTETROR.
Prezencat ndërkombtare në Kosovë KFOR-NAT0-ICO-UNMIK-EULEX respektojnë resoluten 1244 të OKB-së dhe kjo defakto na rikthen në MARRVESHJEN E KUMANOVËS të vitit 1999.
08.03.2010.ken30



Nga : ismeti Prej : londer
08.03.2010 18:24
Skemi qka te komentojm,udheqesit tane nuk po kan zgjuarsi fare.

Nga : Dukagjinasi Prej : Prishtine
08.03.2010 16:37
Pershendetje,radios evropa e lire.
nuk pajtohem asesi me deklaraten e KFORit se aresye ka qen nderprerja e bashkpunimit per moment te pacaktuar eshe se KFORi eshte neutral ndaj statusit. Te elaborojm pak, e vertet KFORi ka pas mandat deri me 17 shkurt nen 1244, por nese shikohet pakoja e ahtisarit dhe se qka parasheh dhe si e definon ajo rolin e KFORit ne kosove dhe se a e definon ajo KFORin neutral ndaj statusit a jo.Sa i perket vendosjes se flamurit te natos ne parakalimin e gardes se nderit ne prishtine eshte gabim dhe duhet te pranohet. Prandaj per mua personalisht nderpreja e perkohesheme e mardheniev me mes FSK dhe KFORit nga ana e ketij te dytit, per mua eshte vendim politik dhe Komandanti i KFORIT ne kosove kete e ka bere ma shume me udhzime nga gjermania se sa nga selia e NATOS, nuk di a e din Bentleri se NATO ka bombarduar serbin edhe pa 1244, prandaj sipas meje kjo eshte ajo qe Diplomacia serbe eshte ka pergadit per nje kohe te gjate prandaj nese i referohemi komandantit te KFORIT se qenka prekur shume per mosmarrjene lejes per parakalimi atehere sipas tije nuk do te ishte befasuese se nese nje nje dite do ti shhom edhe forcat e ushtris serbe ne kosove sepse kjo na qenka ne 1244.Prandaj KFOR ka mandat te siguris dhe te beje ate te qendroj ne aty ku duhet dhe jo si me pahir te djeget i gjith dokumantacioni sekret i trupave te NATOS ne kosove e ate mu ne mes te bazes se ketyre forcave kjo per mua nuk do koment.

Nga : vsari Prej : kline
08.03.2010 16:00
Sa i perket raporteve te prishura ne mes te KFOR,it dhe FSK,se nese ka pasur ndonje marrveshje qe ajo te mos paraqitet me arme ne qfardo manifestimi athere eshte e qarte se ketu e kemi fajin ne nese nuk ka nje qe te tille athere nuk ka pse te kerkohet diq e tille dhe nese KFOR,i nuk i ka pare Garden e Nderit te FSK,se ma heret duke pritur personalitete te huja dhe vetem tani e ka vrejtur eshte gabim i tyre sa ma pare te Kontaktohet me Komandantin e KFOR,it ne Kosove dhe nese ai nuk bindet se duhet te normalizohen mardhenjet athere ka autoritete tjera me te larta ne Nato qe mund te stabilizojne keto mardhenje.
 E mëparshme    
Faqja e komenteve (o) nga (1)

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile