Tweet

Këndi tematik


Aktuale

Intensifikohen përpjekjet për strategjinë

Qeveria e Kosovës
08.03.2010

Në funksion të zbatimit të strategjisë për integrimin e veriut, Qeveria e Kosovës themeloi gjashtë grupe punuese. Sfidat më të mëdha u tha se mbeten në vendosjen e sundimit të ligjit në këtë pjesë.


Qeveria e Kosovës ka vendosur të themelojë gjashtë gupe punuese për zbatimin e strategjisë për integrimin e veriut.

Këto grupe punuese, në koordinim me Zyrën Civile Ndërkombëtare, do të koordinojnë zbatimin në terren të çështjeve që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, vendosjen e dialogut dhe pajtimin ndëretnik, çështjet e zhvillimit ekonomik dhe social, decentralizimin, shtrirjen e shërbimeve publike dhe komunikimin.

Angazhimi kryesor mbetet ai i sundimit të ligjit, i cili përfshin edhe rifunksionalizimin e doganave dhe gjykatave në veri, deklaroi kryeministri Hashim Thaçi.

“Sa i përket sundimit të ligjit, angazhim konkret do të ketë për rivendosjen e pikave kufitare 1 dhe 31, rivendosjen e doganave, ruajtjen e zinxhirit unik të Policisë së Kosovës, si dhe funksionalizimin e sistemit gjyqësor e prokurorial të Kosovës”
, tha Thaçi.

Kryeministri Hashim Thaçi kërkoi edhe mbështetjen e opozitës dhe të shoqërisë civile për zbatimin e këtyre angazhimeve, të parapara me strategjinë për veriun.

Thaçi tha se kthimi i normalitetit, në radhë të parë, do të jetë në dobi të qytetarëve që jetojnë në veri, sidomos atyre serbë, të cilët për më shumë se dhjetë vjet jetojnë në kuadër të një sistemi paralel, që është organizuar nga strukturat e pushtetit të Serbisë në Kosovë.

“Secili mekanizëm, edhe ata ndërkombëtarë, do t’i ketë përgjegjësitë e veta sa i përket sundimit të ligjit, si: koordinimi i punëve tona me EULEX-in dhe me autoritetet e ICO-së dhe mekanizmat tjerë të sigurisë”.

“Presim përkrahje të fuqishme për zbatimin e këtij projekti, një projekt ky integrues, i shpresës, i besimit të qytetarëve edhe në veri, por edhe i shtrirjes së autoritetit të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në gjithë territorin e Republikës”
, tha Thaçi.

Ndërkohë, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, tha se vendosja e sundimit të ligjit në veri është duke u sfiduar nga struktura ilegale, të organizuara në veri.

Sidoqoftë, ai shprehu bindjen e tij se hapat e koordinuar të Qeverisë dhe ICO-së do të mund ta kthenin gradualisht vendosjen e ligjshmërisë edhe në këtë pjesë të Kosovës.

“Është një numër i madh i qytetarëve atje, të cilëve, vërtet, jeta u është bërë e vështirë nga krimi i organizuar, nga strukturat paralele, nga politika ekstreme atje”.

“Prandaj, i gjithë ky plan, formimi i grupeve punuese, de fakto nënkupton që përfundimisht institucionet e Kosovës po i afrohen asaj pjese të Kosovës dhe do të jenë në mbështetje të atyre qytetarëve, në mënyrë që edhe ata të mund t’i realizojnë të gjitha të drejtat, duke filluar nga barazia qytetare, si dhe mundësitë e barabarta dhe një perspektivë e përbashkët me qytetarët e tjerë të Kosovës”
, tha Ferati.

Kuvendi i Kosovës, përmes një deklarate, u ka dhënë mbështetje angazhimeve të Qeverisë për integrimin e veriut, edhe pse partitë opozitare në Parlament, në fund, kanë shprehur edhe dyshime, se strategjia e prezantuar është e mjaftueshme për parashikimin e hapave për të kthyer normalitetin dhe sundimin e ligjit në veri.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : mergimtari Prej : suedi
09.03.2010 11:24
ni fjal popullore eshte than gjith pula emir i ruan zogjt evet kjo nuk ka ndodh ne kosov. per fat te keq edhe per gabimet tona sidomos te liderve kosovar te atehershem ne gjithmon duhet me dhen deshmor per mej permisu gabimet esekaluares.Kurkun ne bot nuk ka mete fal dikush diqka pa interes lirin stafal kerkush ajo duhet fitohet me shum mund.separi duhet njerzit te dalin te lir matan ures se lumit iber duhet tju tregohet shkieve se kjo eshte tok dardane ktu eshte zot shpie shqiptari etani te shkohet me tutje simund te mendohet te investohet veriu i mitrovices pa liri lirin duhet ta fitojm vet mos pritni nga evropa qete ju qliroj.Duhet te shkohet ne gjdo shpi te serbve te kontrollohet te meret armatimi qe eposedojn nga serbija te ndiqen kriminelet qe eprishin rendin tehiqen shkrimet serbe qe nxisin urrejtje.Duhet te kontrollohen tekstet e shkollave serbe te hiqen nga faqja elibrit fotot e kriminelve serb te punohet meplanin ekosoves por ktu duhet shum pun ktu spunohet veq me ni parti krejt kosova duhet te punoj ketu.qysh tregohesh qe je atdhetar mos ja blej mallin serbis mos ukorrupto paguaj tatim per vendin an krejt bota jeton prej tatimi qe fitohet nga puna prona etjera.NESE KE DHAN KE MEMARR NESE NUK KE DHEN NUK MERR DIHET AJO .ISHALLA NA DEL GJUMI SA NUK ESHTE VON

Nga : veton Prej : prishtine
08.03.2010 21:19
DIQKA E PABESUSHME DHE E PA REALIZUESHME,NE POPULL QUHET ENDERRA ME SY QEL ,KJO PUNE KAHERE KA MAR FUND ,PRE ASAJ DITE KUR JANE LARGUAR KREJT POPULLATA ME NDIHMEN GJANDARMERISE FRANQEZE VITIN 2000.KEMI QENE ZOT ME KTHYE NGA VETJE TANI VEQ PANORAMAT E VITEVE 80 MUND TI SHIKOJM PJEST VERIORE TE KOSOVES MITROVICE,ZVEQAN,LEPOSAVIQ 30 PERQUIND TERITORIT.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile