Programi i radhës

Tweet

Aktuale

Kuçi: Nuk kërkojmë falje

Hajredin Kuçi
Përditësimi i fundit: 09.03.2010 19:41

Raportet KFOR-FSK nuk janë normalizuar as të martën, me gjithë sinjalizimet e dhëna nga KFOR-i. Në anën tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se institucionet e Kosovës nuk do të kërkojnë falje për praninë e Gardës së armatosur më 5 mars, veprim ky i cilësuar si incident nga ana e KFOR-it.




Takime të niveleve të ndryshme mes institucioneve të Kosovës dhe KFOR-it, për t’i kapërcyer mosmarrëveshjet, janë zhvilluar edhe sot. Por, ato nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat, me gjithë sinjalizimet e KFOR-it.

“Ka pasur bisedime dje dhe sot me institucionet e Kosovës. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më vonë”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it, Hans Peter Buh.

Raportet mes KFOR-it dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës janë acaruar që nga e premtja e kaluar, kur në ceremoninë “Epopeja e UÇK-së” u paraqit e pajisur me armë Garda e FSK-së.

Pas këtij veprimi, komandanti i KFOR-it ka pezulluar përkrahjen, mentorimin dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për afat të pacaktuar.

Ndërkohë, partitë opozitare në Kosovë i kanë sugjeruar Qeverisë që t’i kërkojë falje KFOR-it në lidhje me këtë mosmarrëveshje. Por, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke vazhduar të mbrojë paraqitjen e Gardës së armatosur më 5 mars.

“Ky kërkim i faljes është ritual religjioz më shumë. Ata që shkojnë në xhami apo kishë, kanë nevojë të kërkojnë falje. Në këtë rast, nuk mendoj se është ndonjë arsye për të kërkuar falje. Është një arsye për sqarime të domosdoshme. Ne i kemi pasur sqarimet e duhura, do t’i bëjmë edhe tjerat”.

“Por, po ju përsëris, Kosova është shtet, i ka institucionet e veta. Do ta respektojmë çdo njeri, qoftë vendor ose ndërkombëtar, që ka dhënë kontribut për lirinë dhe pavarësinë tonë. Por, askush në këtë botë nuk mund të kërkojë nga ne që të mos i respektojmë heronjtë tanë”,
ka thënë Hajredin Kuçi.

KFOR-i ka argumentuar se paraqitja në stilin ushtarak, nuk përkon me statusin joushtarak të FSK-së.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka kujtuar se 5 marsi nuk ishte dita e parë kur FSK-ja është paraqitur e armatosur. Sidoqoftë, Kuçi ka thënë se nuk ka ndonjë betejë mes KFOR-it e Qeverisë.

“Unë mendoj se këtu nuk ka asnjë mosmarrëveshje dhe mos të harrojmë se këtu nuk ka betejë mes KFOR-it, FSK-së apo Qeverisë. Ka marrëdhënie të shkëlqyera, do të vazhdojnë marrëdhëniet e tilla, por njëkohësisht më duhet të them se do të vazhdojmë t’i respektojmë heronjtë tanë, të kaluarën tonë dhe traditën tonë”.

“Mos të mendojë dikush që, përmes një rasti të tillë, mund ta mohojë të drejtën tonë për shtet, ta mohojë të drejtën për t’i respektuar vlerat tona kombëtare, kur e dimë të gjithë ne orientimin tonë për vlerat euroatlantike”.

“Ky ka qenë një rast i mirë për të sqaruar pozicionin tonë, por jo rast i mirë për ndonjë konfrontim. Përndryshe, Garda ka qenë me armë edhe kur kanë ardhur kryeministrat e ndryshëm, kur kanë ardhur edhe nënkryetarët e ndryshëm. Nuk është bërë kiameti që ka dalë me armë edhe atë ditë”
, ka thënë Kuçi.

Në anën tjetër, komandanti i trupave amerikane të KFOR-it, gjeneral brigade, Alan Dohrman, është cituar nga mediat vendore të ketë thënë se qëllimi i KFOR-i nuk është që të shqiptojë ndonjë dënim kundër FSK-së, por që të arrijë një marrëveshje të kënaqshme për të dyja palët. Ai ka thënë se çdo mosmarrëveshje duhet të tejkalohet përmes dialogut të vazhdueshëm.

Ndryshe, një ditë më parë, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka bërë të ditur se janë tejkaluar mosmarrëveshjet me KFOR-in. Por, një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga misioni paqeruajtës ushtarak.

Formimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar një vit më parë, ndërsa ngritja e kapaciteteve të saj është marrë përsipër nga NATO-ja.

Është po kjo aleancë ajo që ka autoritet ekzekutiv ndaj FSK-së, derisa kjo forcë të arrijë kapacitetin e plotë operacional.

Ngritja e FSK-së parashihet nga Plani i Ahtisarit, plan ky që nuk pranohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s, meqë disa nga to nuk e kanë njohur ende Kosovën.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : dardan Prej : stockholm
17.03.2010 09:53
Per zoteriun Kenan nga SHBA-te .
Desha te them i LUMTE POPULLIT E JO KUQIT.Ti dhe zoteriu Kuqi e shume zoterinje ne parlamentin e Kosoves sic po duket ende jeni ne lufte ,jo me Serbet por me te njejtin popull qe e derdhi gjakun per Clirimin e Kosoves.
Hyr pak me youtube dhe shiqoje perleshjet dhe kercenimet qe behen ne parlament sikur te ishte ode burash ku mbatej Trimeria e jo Urtesia .
Ajt te kesh shendetin ti dhe zoteri Kuqii .
Por qfare kan jetimet e luftes dhe te vejat e deshmoreve pos Amoralitet familjare dhe luftes per kafshat goje .
Dhashte zoti mos ardhte deri te nje lufte e re se keta Trimat kan me shku te paret mish per top nga vete populli e ska nevoj ta beje Armiku .

Nga : Kenan Prej : SHBA
16.03.2010 10:17
Me gjith respekt tlumt zotri Kuqi kosovaret kan derdh gjak per token ton dhe smund askush te na prek ne moral tonin. KFORI esht shum gabim ketu per ti humbur meritat e UQK.

Nga : remziu Prej : Hannover
11.03.2010 00:51
Pershendetje!
Une mendoje se kosova nuk e ka ende ate lux,per ti acarue mardhenjet me Kfor-in pa ndonje nevoje te madhe.
Perpos aspektit emocional dhe ,,Patriotik'',duhet te kete vigjelence ne interesin ose momentin per te vepruar ne menyra te caktuara.
Qeveria (Njerzit pergjegjes)edhe Komanda e FSK-se eshte dashure te komunikojn me KFOR-in,te bisedojne kure kihet parasyshe se FSK-ja eshte nen mbikqyrjen e Natos dhe nato eshte duke e pergaditur ne force aktive ushtarake te kosoves,dhe mu per kete Fsk-ja nuk eshte dashur te beje keso leshime.
Une prap po theme ndoshta edhe eshte ba me qellim, per ta matur pulsin e reagimit te nderkombetareve,por sidoqofte duhet me u ule edhe ne menyre intenzive me i tejkalue keto mosmarveshje.
Zoteriu M,M nga Berlini
Qe lavderohet se UCK-ja nuk ja ka lype vizen askujte kur e ka fillue luften,hiq nuk e ka mire.
sepse Luften ka dashte me nise populli,ne kohen kure minatoret kane qene ne zgafelle,krejte populli i kosoves ka qene ne kembe ,ateher kemi pase edhe policin tone,por ata qe kane nda viza nuk kane lejue me u nise klufta,lufta ne kosove eshte dashte me u nise kure jane mbylle shkollat jane debue njerzit prej punave ,por ata te vizave nuk kane dashte.Pse pra njehere filloj lufta ne Slloveni,mandej ne kroaci,mandej ne bosnje hercegovin,maqedonia dhe mali i zi u anashkaluen e tek ne fund filloje ne kosove,sepse ashtu kane dashte ata qe kane nda viza.
per gjithe respektin dhe nderin qe kame ndaje luftetarve tane,djemve qe jane flijue per nje te mire te gjeneratave,luftetarve si luaj,qe i kan dale perballe serbise me duhet te theme se kure ka operue UCK-ja ne zonen e llapit,komandant Remi,Leka ,Lata,Luta etj, pak kilometra ma larg.dikun 33 mije qytetare te te gjitha fshatrave ne llap dhe gollak kane qene te internuem ne nje fshat Shajkovc afer batllaves,te paisur me kartolina,dhe te kontrolluar nga forcat ushtarake dhe paramilitare Serbe te cilet kane mundur sikur ne srebernice me u egzekutue,tek kure jane hy forcat e natos jane lirue,
vetem te kuptohemi,une nuk po e qes ne pikpyetje perkushtimin dhe vullnetin e atyre komandanteve ,dhe lufteta´rve tone ,po mundesia e tyre ka qene e kufizuar si me njerez si me logjistik ushqim veshmbathje etj.
prandaj po te mos ishte Nato e udhehequr nga Amerika ne ishim sote si qeqenet,ose ,te theme kurdet ende duke luftue neper male,800 njereze te debuar nuk ishin kthye kurre ,ishin shpernda neper evrope.por fale Natos sote Behet gjumi rahat.ne nuk duhemi te nenshtrohemi, por me partner duhet me bisedue mos me i shkel rregullat,mos me ba tinzellaqe se prishen punet dhe ato e kane koston e vete qe nganjeher eshte e pa riparuar.
une mendoje se duhet te kerkohet falje per leshim apo mosmarveshje.
Kaloni mire

Nga : dardan Prej : stockholm
10.03.2010 11:37
Zoteri Kuqi jeni Injorant kur pergjigjeni se falje kerkohet ne Gjami apo Kishe. Kjo pergjigje e juaj nuk eshte aspak diploamtike dhe eshte nje pergjigje qe gjithmon iu ka pergjigjur keshtu i Forti te Ligut neper odat e burrave.
Per tu kaluar mosmarveshjet duhet gjerat te specifikohen shtruar.
KFORI -EULEXI -kane filluar nje fushate te diciplinimit te popullates Shqipfolese ne Kosove kjo nuk asht msheftesi por text diplomatik i gjuhes Millosheviqiane te EULEXIT.
Nese bashkeatdhetareve i kujtohet veprimi i Eulexit ne pyetje me burgimin e liderit te vetevendosjes Albin Kurti .
Dhe kercenimin qe i beri kjo organizate gjithe qeverise e popullit Shqiptare per diciplinim e jo per punen e saje profesionale qe duhet bere ne KOSOVE.
Kjo eshte tash nje pergjigje tjeter nga ana e KFORIT.
Ju lutem ndonjehere ne politike eshte me mire te ndegjon dy here e te mos pergjigjesh asihere pos me nje buzqeshje cinike.
Qe te le te kupton shum me shume se nje deklarate e tille siq e keni bere ju .
Shpresojme se Eulexi dhe Kfori do te rikthejne kontrollin e veriut te Mitrovices dhe te sillen ne menyre te njejte edhe me pakicen Serbe qe kontrollohet nga Beogradi ne menyre te njejte sic sillen me Shqiptaret.
God bless USA!
Zoti e bekofte Ameriken!

Nga : remziu Prej : Hannover
10.03.2010 11:09
Pershendetje!
Sqarimi i zevendes te Kryeministrit te kosoves,eshte ne disa raste jo edhe aq sqarues,dhe te ben te mendosh se vendimi per veprim te atille i ka rrenjet ne qeveri,por edhe i eshte drejtue disa vendeve antare te natos ,ndoshta qe nuk e kane pranue ende Kosoven.
Sido qofte Nato eshte nje organizate dhe une mendoje se duhet me kerkue falje per shkaktim te tensioneve,paralelishte me i sqarue qesht´jet qe i ceke Zoteri Kuqi.
Kerkim falja nuk eshte rituale ,nuk behet vetem ne kishe e Xhami pore ne te gjitha Rrafshet e jetes ,kur dikushe pengohet per ndonje gje.
Fjalet e medha :Le ta kuptojne te gjithe se kosova eshte shtet.ateher le te me pergjigjet Zoteri Kuqi ne sa perqind te teritorit te vet Kosova ka Pushte ,kushe ja siguron Kufijte kosoves ,kushe e ndihmon me para. Shtetit te pavarur nuk i duhen ket gjera.
Askush nuk e kame lexue prej kforit qe ka kerkue ,mos me i nderue heronjet e popullit,por pse me u perdor Flamuri i Nato-se ne defilim pa u pyet ata,edhe per arme gjithashtu ,nese qendron ne rregullore se FSK-ja eshte nen Mbikqyrjen e natos ,duhet me punue me nderrue ate rregullore e jo me i ra keput livadhit.
kaloni mire

Nga : meti Prej : uk
09.03.2010 21:27
Kjo BRAVO mos po na kushton shtyrejt.

Nga : M,M Prej : Berlin
09.03.2010 20:02
lexova ca kmente nga disa bashkeatdhetar, kinse ne duhet te kemi kujdes ,se per nji dite kfori mundet ta shuj FSK,ne. more ju zotri ,spo ju kuptoj ju aq mire sa duket, valla a mos kur filloj luftame serbin UQK,ja kekoj vizen ga ai apo ai tjeteri ,spo e ceku cili.Jo zotri! ajo ishte vendim i popullit mases ai eshte organi ma i lart i qdo shteti ,kjo vlen edhe per ne .Zotri nga kfori edhe nji here ju falenderojm per sakrificat tuaja per popullin ton ne Kosove,veten nji kuptone edhe ju, femiu kur lind,dikur edhe fillon te leviz dikur te ece,dikur edhe te flet-Ja pra FSK,ja filloj te ritet te leviz dhe nji dite edhe do te din te flas ,gjeja ma ee natyrshme ne bote.
zotri Kuqi te lumt,ska ma prapa ,kjo FSK.nji dite te te veproj edhe ne rajonet me kriz ne kuader te natos,me duket se ma mire te ti multovojme kta djem dhe vajza nga te gjitha viset e kosoves.Askush nuk jau kofizon te gjithe minoriteteve te jan pjestar te ksaj force te kosoves per atdheun e tyre te perbashket .Ai qe eshte kunder ksaj force eshte edhe kunder kesoves demokratike.
zotri Kuqi perkrahje nga shum bashkeatdhetar nga diaspora

Nga : ken30 Prej : Bruksel
09.03.2010 19:59
KFORI RIKTHEHET NË MARRVESHJEN E KUMANOVËS.

KFORI-NATO , ICO qartë po thojnë se FSK-ja ka Statut JO-ushtarak, që do të thotë se Kosova ka STATUS JO-SHTETËROR.
Sipas deklaratave të KFOR-NATO-UNMIK- EULEX që deklarohen neutral ndaj statusit të Kosovës nuk e njohin pavarsin e Kosovës direktë po e rikthejnë Kosovën në marveshjen e Kumanovës ndërmjet NATOS dhe Sërbies në vitin 1999 .

KFOR-NATO-UNMIK-EULEX jan nën ombrellen e 1244 dhe neutral ndaj statusit do të thotë vazhdimsi e marrveshjes së Kumanovës ose mbrojtja e integritetit terotorial të Serbies deri sa të jetë në fuqi resolute 1244.e OKB-së.
Ata që na klonuan prej Shqiptarit në Kosovar dhe shuan UÇK-në, TMK-në manipuluan me popullin me një plane të Ahtisarit që nuk u miratue në OKB duhet të japin përgjegjsi historike.

Strategjia për veriun e Kosovës gjithashtu ka prapavijë politike e pregaditur nga ndërkombtarët që do të thotë e përmbyllë konfliktin Shqiptaro-Sërbë e përmbyllë Bashkimin Kombtarë.
Tani ndërkombtarët emërtojnë konfliktin si konfliktë Kosovaro-Sërbë që direktë na rikthen në marrveshjen e Kumanovës sikurse FSK-ja që ka statut JO-USHTARAK ashtu edhe KOSOVA ka STATUT JO-SHTETROR.
Prezencat ndërkombtare në Kosovë KFOR-NAT0-ICO-UNMIK-EULEX respektojnë resoluten 1244 të OKB-së dhe kjo defakto na rikthen në MARRVESHJEN E KUMANOVËS të vitit 1999.
08.03.2010.ken30



Nga : Shemi Prej : München
09.03.2010 17:20

BRAVO !
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile