Programi i radhës

Tweet

Shtypi botëror

WSJ: “Punë e papërfunduar në Ballkan”

16.03.2010
“Wall Street Journal”

Pas dy luftërave shkatërruese në kontinentin evropian, SHBA-të dhe aleatët e tyre transatlantikë patën një angazhim të vështirë, por të fortë - atë të ndërtimit të një Evrope në liri dhe në paqe.

Sipas gazetës, kjo, natyrisht, nuk është e lehtë, do përpjekje të jashtëzakonshme dhe me kosto të madhe. Edhe pse SHBA-të kanë bërë një progres të dukshëm në 60 vjetët e fundit, kjo punë ende nuk ka mbaruar.

U bënë 15 vjet që Bosnja nuk ka luftë dhe 10 vjet që kur bombat e NATO-s nuk bien mbi Beograd. Rajoni ka ecur para, duke u larguar nga historia e tij e trazuar.

Megjithatë, kjo kohë mbetet shumë e ndjeshme për Ballkanin dhe askush nga mbështetësit e rajonit nuk guxon ta heqë vëmendjen apo t’i zvogëlojë angazhimet.

Situata në Bosnjë mbetet një shqetësim serioz. Për t’u larguar nga e shkuara, Bosnja ka nevojë që të marrë hapa të rëndësishëm politikë dhe të zhvillojë reformën kushtetuese.

Përveç Bosnjës, situata mes Serbisë e Kosovës mbetet një pikë shpërthyese për rajonin. Nuk ka dyshim se ëndrra për një Evropë të bashkuar nuk mund të arrihet pa një rol udhëheqës të Serbisë në rajon.

Është meritë e drejtuesve të Serbisë që kanë dëshmuar angazhim ndaj institucioneve evropiane. Megjithatë, dallimet rreth Kosovës mbeten një pengesë e fuqishme në përparimin e mëtejshëm.

Derisa Prishtina e Beogradi kanë mosmarrëveshje, është thellësisht jorealiste të shpresosh për një zgjidhje krijuese, pragmatike e të qëndrueshme, që më së miri do të mbronte dhe do të përmirësonte jetën e të gjitha grupeve etnike në rajon.

Një kontribut kyç i Aleancës transatlantike është vazhdimësia e sigurisë në rajon. Që nga viti 1999, trupat e NATO-s në Kosovë kanë luajtur një rol të plotë në qëndrueshmërinë e sigurisë.

Udhëheqësit e Ballkanit perëndimor, pa përjashtim, janë shprehur se situata mbetet shumë e paqartë për forcën, që të tërhiqet apo të reduktohet.

Bota ka nevojë për forca paqeje shtesë, por tani nuk është koha për të rrezikuar atë që është fituar me vështirësi në Evropën juglindore.

Jashtë rajonit, Brukseli do të vijojë të luajë rol në muajt dhe vitet që vijnë. Evropa dhe Amerika kanë mundësinë që t’i ndihmojnë vendet e Evropës juglindore që t’i realizojnë ëndrrat e veta.

Edhe më e rëndësishme është që të realizohet vizioni amerikan për një Evropë të bashkuar e në paqe. Nuk është koha që të anashkalohet pa vëmendje ky qëllim. (A.Ç.)

Autorë të shkrimit janë senatorët Jeanne Shaheen dhe George Voinovich.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : fehati Prej : usa
19.03.2010 16:35
politikes aktuale serbe per mendimin tim duhet qasur me ngulsi me te mathe se deri me ost per ta largur nga politika pushtuse qe ka ndaj shqiptarve dhe boshnjakve po ket pun duhet ber se pari politika shqiptare ne kosov mete gjith popujt qe jetojn ne kosov duke perfsh edhe serbet qe deshirojn te jetojn ne kosov e te njejten gje duhet ber edhe boshnjakt e kroatet duke mbshtetur njeri tjetrin se nji armik te perbashkt e kemi ne bashkpunim edhe boten qe deshirojn te na ndimojn e jo te na pengojn ne te drejtat tona per liri dhe perparim ...

Nga : dardan Prej : stockholm
17.03.2010 09:29
E vetmja ruge kunder Serbise eshte Embargoja Economike .Pastaj edhe ndaj Greqise duhet vepruar njejte .
Keshtu qe ne vend te Nacionalizmit do te miren me mbi jetesen.
Serbia mundohet te luaj rolin e saje ne Balkan siq bene Rusia per arsye te asaj se Serbia e dinb se shtetet e Evropes nuk jane serioze ndaj asaj qe thojne sepse veprat e tyre jane te kunderta.
Sa ma e dobet economikisht Serbia dhe Greqia aq me i vogel Nacionalizmi dhe pretendimet teritoriale ndaj shteteve Fqinej .
Dhe nje qetsi per mbijetese e jo per teritore.
Ajt shendet .
God bless USA!
Zoti e bekofte Ameriken!

Nga : Ramadan Prej : Tetovë
16.03.2010 17:07
Serbia mund ta udheheqe vetem veteveten dhe jo edhe te tjeret,sepse sikur te pyetej Serbia sot nuk do te kishim shtete te pavarura dhe anetare te BE-se dhe te NATO-s.Politika serbe dihet kombi shqiptar si edhe te tjeret besoj se kurre nuk do ta pranojne nenshtrimin serb,sepse Serbia eshte per teper e vogel per nje rol udheheqes.Si ne BE ashtu edhe ne rajon udheheqesia i takon strukturave te BE-se dhe siguria ushtarake NATO-s.Ne mes nenshtrimit serb dhe luftes ne zgjedhim bashkimin e shqiptareve ne nje shtet shqiptar me pakicat e tjera pra edhe pakicen serbe.Prandaj une mendoj se NATO-edhe per nje kohe te gjate (deri ne njohjen e shtetit te Kosoves nga ana e Serbise sepse nese terhiqet NATO-ja mund te kete perseri lufte) do te duhet te jete prezente ne Kosove ose shqiptaret te kene ushtrine e vete te kompletuar per ta ruajtur shtetin dhe kombin e vete.Kundershtimi i politikes serbe ne rajon sjell stabilitet.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile