Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i mesditës

Programi i radhës

Tweet

Rajoni

Katër të vrarë në Maqedoni

Nga përleshjet në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit
12.05.2010

Policia e Maqedonisë tha se katër vetë janë vrarë nga shkëmbimi i zjarrit ndërmjet policisë dhe një grupi të armatosur, në afërsi të kufirit me Kosovën. Incidenti ndodhi afër fshatit Radushë, gjatë, siç thuhet, përpjekjes për të trafikuar armë.



Katër të vdekur dhe disa të plagosur është bilanci i incidentit të armatosur, që ka ndodhur gjatë natës, në afërsi të fshatit Radushë të Shkupit.

Tri nga viktimat janë identifikuar në bazë të dokumentacionit të gjetur, ndërsa është duke u bërë identifikimi i viktimës së katërt. Bëhet fjalë për një person nga fshati Gërçec i Shkupit, një nga fshati Merovë, rrethi i Tetovës, dhe një është shtetas i Kosovës.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se shkëmbimi i zjarrit, ku u vranë 4 persona në rajonin e Radushës, ishte rezultat i sulmit ndaj patrullës së policisë maqedonase nga një grup i armatosur, i cili është marrë me kontrabandimin e armëve.

Radushë
“Në orën 2 pas mesnate, gjatë tentimit të policisë për të ndaluar një furgon, personat që ndodheshin në të, hapën zjarr ndaj policisë nga automjeti i markës Mercedes. Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme iu kundërpërgjigjen sulmit, me ç’rast u vranë 4 persona, të cilët ndodheshin në furgon. Në të është gjetur një sasi e madhe armësh”,
bëri të ditur ministrja Jankullovska, e cila tha se në radhët e forcave të sigurisë nuk ka të lënduar.

Numri një i dikasterit të policisë tha se nuk ka vend për panik në mesin e qytetarëve, duke theksuar se incidenti nuk kërcënon stabilitetin e vendit.

Partitë politike nuk e kanë komentuar incidentin në fjalë, ndërkohë që banorët lokalë thonë se aksioni i së martës mbrëma ka krijuar një situatë të tensionuar në këtë zonë.

Ndryshe, në rajonin e Radushës, ku ka ndodhur përleshja mes grupit të armatosur dhe forcave të sigurisë, të mërkurën gjatë ditës janë përqendruar forca të mëdha policore, të shoqëruara me helikopterë.

Ky incident pasoi atë të para dy javëve në rajonin e Studenës, tri kilometra në afërsi të fshatit kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të plagosur nga ana e grupit të armatosur.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve nga 1
Nga : jonuz Prej : gjermani
17.05.2010 01:50
me vjen shum keq per trimat qe dhan jet per popullin shqiptar,por alia ameti edhe mendu thaci si munden ti mbyllin syt e sa premtimet na kan fol po politikanet ton e kundershojn njeren tjetren vllezer partit tona duhen te punojn bashk se ata duhet te jen vlla e moter vaj per neve shqiptaret e pasardhsit ton mos ju besoni tradhtarve se vitet po shkojn dhe njerzit po vriten e ne kur keshtu sdo te gezohemi haroni hazreti alin dhe babaun thac.ua kisha dhan besen sa te punoj keta parti keshu populli shqiptar do te vritet e do te burgoset etj.

Nga : sadedin bytyqi Prej : zvicerr
16.05.2010 16:33
shqiptaret.siduket jon te tepert neket bot vrahen e burgosen si gjithmon keta politikanet shqptar vetem dalin ne tv iflasin disa fjal e asgjotjeter. sepse nuk kan interesim sesi poshkojn punet por politikaneve shqiptar ju intereson sitazen ni vend ne qeveri ku mundet me vjedh para. vriten njerzit shqiptar e per politikanet shqiptar sikurse nuk kandodhur asgjo si ne maqedoni por ashtu edhe ne kosov..

Nga : qama Prej : kosov
16.05.2010 02:29
deri kur njerzt ma te mir te kombit ,te vriten ,

Nga : besmiri Prej : gjakove
15.05.2010 01:15
turp turp per ata qe qojn dor mi shiptaret me te vertet edhe me te ardh keq per ma shum NO COMENNT

Nga : sweden Prej : suedi
14.05.2010 00:44
kjo ka qen thjeshte nji masaker ne vazhdim ndaj shqiptarve ne maqedoni ne skenarin e grujevskit,por kan fajin konkret A-AHMETI EDHE M -THAQI.kta duhet ta din prse ne maqedoni po vriten vetem shqiptaret kjo eshte nji marri ne vazhdim e qeveris GRUJEVSKI.

Nga : dardan Prej : stockholm
13.05.2010 17:29
Sa qudi a Shqiptaret kane sulmuar me te shtera armesh puntoret e sigurimit dhe asnje nga ta nuk u plagos apo edhe vdiq.
Kurse kur ata ia kthyen pergjigjen i vrane 4 persona .
Sikur ne filmat e Milosheviqit dhe BE-se ndaj Bosnjen. dhe Kosoves .

Maqedonia do te shkatrohet nese nuk lirohet nga FOBIA Shqiptare dhe nuk e respekton Marveshjen e OHRIT pik per pike .
Ska zot qe do te mund ta shpetoje pos nese do te korin sukses ti shkatrojne fizikisht mbi 35 per qind te Shqiptareve.

Nga : fatmiri nga Peja Prej : Peja
13.05.2010 16:26
Ti Mitrovica,shume argument te mire ke jep se edhe mu me shkoj mendja tek aty se si asht e mundun te vrihen aq persona e makine te jet vetem nga plumbat e shoshitur ajo duhet te ishte plotsisht e eksplodume nga ton ai arsenal armeve....

Nga : ridvani Prej : gjermani
13.05.2010 15:16
po me keto lojra te sllavizmit jemi mesur por pytja eshte se edhe sa shqiptar duhet te humbin jeten ne keto lojra famkeqe nuk di se si mund te mbyllin syt kreret e lart politik shqiptar ne maqedoni,vritesh,burgosesh,terrorizohesh vetem e vetem se je shqiptar e ata shiqojn vetem dhe nuk ngritin zerin per te then mjaft me nje her e pergjithmon

Nga : arsimi Prej : gjermani
13.05.2010 14:04
mos po lakmojm nlluks e ndallavere siq thot populli,ti lajm maciatot e fjalt e kota mbas gjithe ktyre vujtjeve qe i perjetuan shqiptaret.mos ka ardhur koha tu themi ni her e per gjithmon mjaft.O te jetojm siq jetojn popujt e zivilizuar pa brenga,ose le te zhdukemi ni her e pergjithmon.kto qe po perjetojm qdo dit jan turpi me i madhe per nje shqiptar.me vjen tup ktu ku jetoj qe ti them dikujt jam shqiptar. jemi ban qingja te but

Nga : Anonim
13.05.2010 13:01
Ma merr mendja se e gjithe kjo eshte nje SKENE e montuar nga organet policore te maqedonise kunder popullit shqiptar ne Maqedoni.
Nuk e kuptova mire se a kishte te lenduar nga pjestaret e policise maqedone, nese JO, atehere sdo mend se edhe nje femij do ta kuptonte TE PA VERTETEN, dmth. dekleraten e rrejshme te anes maqedone.
Mendoj se eshte fjala per nje pergatitje te meparshme per te kryer nje masaker ndaj atyre personave, dmth., kjo ka qen e inskenuar, zenje e prites per te kryer kete akt kriminel ndaj atyre personave qofte te pafajshem qoft edhe te fajshem. Qellimi ka qene i ditur, informatat per levizjen e atyre te vrareve do te kene qene te pergatitura me heret dhe keta "police te rendit " kan dal me nje qellim te vetem: NDALO DHE VRAJ !!! Pra asgje ska qene e pa njohur, e papritur e as e pa pergatitur !
Shpresoj se dikush nga hetuesit (JOmaqedonas) do te ndrite fatin e ketij rasti .
Pershendetje nga ALLAMANI
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve nga 1

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile