Programi i radhës

Këndi tematik

 


Lajmet

KFOR-i shton sigurinë në kufi me Maqedoninë

Trupa të KFOR-it

Trupa të KFOR-it

Përditësimi i fundit: 13.05.2010 17:09

Forca e KFOR-it u ka dërguar në ndihmë Policisë së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës njësitet e intervenimeve të shpejta në brezin kufitar me Maqedoninë, pas incidenteve të armatosura që ndodhën ditët e fundit.



Njësitë për intervenime të shpejta të KFOR-it i janë bashkuar Policisë së Kosovës dhe asaj të EULEX-it, në përpjekje të menaxhimit të brezit kufitar Kosovë - Maqedoni, pas incidenteve të armatosura me bilanc tragjik, që ndodhën ditët e fundit në brendi të kufirit maqedonas.

Zëdhënësi i KFOR-it, Mihael Këting, tha se policia kishte raportuar për incidente të armatosura në Maqedoni, në afërsi të kufirit me Kosovën. Menjëherë pas, KFOR-i kishte dërguar njësitë e reagimeve të shpejta, të cilat i janë bashkuar policisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

“Ne do të qëndrojmë atje për aq kohë sa do të ketë nevojë për ne”, tha zëdhënësi i KFOR-it, Mihael Këting.

Fshati Radushë në Maqedoni, vendi ku ndodhi incidenti i djeshëm.
Bilanci tragjik i incidenteve, sipas autoriteteve maqedonase, është katër persona të vdekur dhe disa të plagosur. Tri nga viktimat janë prezantuar se i përkasin shtetit të Maqedonisë, kurse një është shtetas kosovar.

Ndërkohë, përfaqësuesit politikë në Prishtinë ftojnë të gjitha palët e përfshira për përmbajtje dhe maturi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, tha se Kosova është e interesuar të kontribuojë në stabilitetin e gjithë rajonit. Ai ftoi edhe Qeverinë në Shkup, edhe qytetarët e atjeshëm që të kontribuojnë po ashtu në ruajtjen e paqes dhe të qetësisë.

“Kosovës i duhet një stabilitet rajonal. Kosova është e interesuar të kontribuojë në këtë drejtim. Besoj se çdo zhvillim për stabilitetin rajonal, për bashkëpunimin rajonal dhe për integrimet evropiane, është i domosdoshëm dhe i mirëseardhur”.

“Nuk dua të hy në kualifikime për shtetet tjera, por besoj se të gjithë do të japin kontributin e tyre, edhe Qeveria e Maqedonisë, qytetarët e të tjerët, që të ketë stabilitet si në Maqedoni, ashtu edhe në rajon”
, tha Kuçi.

Ndërkaq, deputeti dhe eksperti i çështjeve ushtarake, Naim Maloku, tha se koha e konflikteve i takon së kaluarës. Incidentet e fundit në Maqedoni ai i sheh të tipit të izoluar, pasi që nuk beson se kanë implikime në raportet Kosovë - Maqedoni, vende këto që e kanë njohur njëra-tjetrën pa ndonjë kushtëzim.

“Nuk do të destabilizohet më asgjë në rajon; luftërat janë të kaluara dhe shqiptarët duhet t’i kthehen perspektivës evropiane. Problemi i shqiptarëve në Ballkan nuk është Evropa dhe bashkësia ndërkombëtare, por janë vetë shqiptarët, si në Shqipëri, në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni. Ky është mendimi im personal”, tha Maloku.

Ndërsa ftojnë të gjitha palët e përfshira të përmbahen nga dhuna, përfaqësuesit në Prishtinë rikujtojnë se të gjitha vendet e rajonit tashmë e kanë një perspektivë të përbashkët, e cila ka të bëjë me të ardhmen e tyre në kuadër të strukturave euro-atlantike.


Maqedoni: Situata e sigurisë, nën kontroll

Gjendja e sigurisë në Maqedonisë është stabile pas incidentit të ndodhur afër Radushës. Përfaqësuesit ndërkombëtarë konsideruan se bëhet fjalë për grupe të armatosura kriminale dhe e përshëndetën aksionin e policisë kundër tyre. Kreu i opozitës maqedonase bëri thirrje që të ndërmerren hapa pozitivë për relaksimin e marrëdhënieve të mira ndëretnike
.


Personi i katërt i vrarë në aksionin e policisë afër fshatit Radushë është Harun Aliu nga Shkupi, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një pjesëtari të njësisë speciale të Ministrisë së Brendshme “Tigrat”, para dy vjetësh.

Harun Aliu ka qenë kryetar i partisë jashtëparlamentare, Alternativa Kombëtare. Viktima e dytë në incidentin e djeshëm është Shaban Zenuni nga fshati Merovë i Tetovës, i akuzuar për rastin e Hagës, Punëtorët e Mavrovës; personi i tretë i vrarë është Xhafer Shala nga Prishtina, i dënuar me 9 vjet burg; ndërsa i vrari i fundit është Kemal Sejfulla nga Gërçeci.

Sipas Ministrisë së Brendshme, edhe personat tjerë të vrarë kanë pasur dosje kriminale, ndërsa grupet kriminale nuk kanë mbështetjen e popullatës lokale. Gjatë natës gjendja në terren ishte e qetë.

“Ministria e Brendshme gjatë natës dhe gjatë mëngjesit nuk ka regjistruar asnjë incident më serioz, i cili do të rrezikonte gjendjen e sigurisë”, deklaroi Ivo Kotevski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë të opozitës, Branko Cërvenkovski tha se incidenti i djeshëm në afërsi të Radushës, zbulimi i armëve dhe dalja e një organizate me emrin UÇK, tregon se ekzistojnë grupe radikale dhe ekstreme, të cilat janë aktivizuar.

“Fakti që bëhet fjalë për sasi të mëdha armësh, flet se nuk duhet të nënvlerësohen kërcënimet pasi janë serioze. Megjithatë, që këto struktura radikale dhe ekstreme të mbeten të izoluara, të margjinalizohen dhe të mos marrin përkrahje nga popullata që do të zmadhonte kapacitetin e tyre për të bërë probleme të mëdha, është e rëndësishme që të krijohen marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfetare nga ana e subjekteve politike dhe nga Qeveria”, tha Cërvenkovski.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, kërkoi që urgjentisht të zgjidhen problemet e brendshme në vend, siç janë: mbyllja e rasteve të Hagës, rasti i Sopotit dhe zgjidhja e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

“Me rëndësi për ne është që të investojmë në marrëdhëniet ndëretnike në vend, situata të jetë stabile dhe më e qetë dhe të kapim hapin e mundshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, theksoi Ahmeti.

Ndërkohë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes komunikatës së Ambasadës së SHBA-së në Shkup e përshëndetën aksionin kundër elementeve kriminale të armatosura, të cilat, sipas ambasadës, shihet qartë se kishin planifikuar akte të dhunshme kundër qytetarëve të Maqedonisë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : toni
23.05.2010 13:51
Jam nje qytetar i thjesht e nuk e njoh politiken por kam degjuar per SH B A, Bashkimin Evropian, edhe kontinenti latin po punon per bashkimin e vendeve latine ashtu si evropa edhe gjermanit jan bashkuar e ka edhe shum e shum shembuj te tjer qe nuk po i permend por me habit fakti se pse ,, udheheqsat shqiptar ,, jan kunder bashkimit kombetar, me duhet ta kujtoj at fjalen perqaj e sundo, se ne sa te jemi te ndar kan per te na vrar.
Ne qysh ne shkollen filore e kemi mesuar at ngjarjen e Skenderbeut, a ju kujtohet ajo ngjarja me thupra kur i pat bashkuar Skenderbeu me na tregu se bashk jemi te pathyeshem por me duket ka ardhur koha qe ti zgidhim ato thupra te Skenderbeut e me ato thupra ti rrahim vesheve ata qe jan kunder bashkimit kombetar.
pershendetje te gjitheve

Nga : SUAD Prej : SHKUP
16.05.2010 22:29
Thene drejt nuk e kan ber veprimin e duhur policia e maqedonis sepse duheshte qe me masa te tjera te kapeshin apo te percjellen te dyshuarit ne fshatin Radush,sic kan thene policija e maqedonis,edhe pse nuk eshte e vertet ajo qe thon ata,ne vend se ta shuajn ata edhe me teper e tensionojn situaten,mendimi im eshte qe te mos marin hov te madh sepse nuk kemi djem per tu dhene nikolla gruevskit dhe maqedonis pa kthim

Nga : labinot Prej : tetov
13.05.2010 18:31
por per at jan policija jo ti vriste por ti percjellte keta persona se ku jan tu transferu arme e jo ti vriste vetem qe kan mund at edhe ekan bar por so dert per palen maqedonase kemi kronika mjaft gjat luftes si kan vepruar maqedonet

Nga : dardania Prej : stockholm
13.05.2010 17:08
Zoteri Maloku sigurisht Shqiptraret kane prob me veten kur jan ne pyetje raportet popull qeveri- Varferia e cila eshte duke ardhur e shtuar ne komunitetin Shqiptare -Qeveritaret jane duke ardhur e duke u bere si OLIGARKE RUSE.
Ne vertet kemi problem por ai quhet QEVERITAR -Shqiptare.
E sa per Kosoven ishte fat qe deshtoi ndermjetsuesi i quajtur Lord Carington me Milosheviqin edhe pse Milosheviqi i kishte premtuar se dhuna nuk dote perdorej ndaj Republikave qe donin te shkeputeshin.
Por naten tjeter ai e detyroi Bulatoviqinn Malazes te terheqe kerkesen e Pamvarsise se shtetit Malazes dhe lindi Konflikti Yugoslav ndermjet Serbise dhe republikes Kroate e pak Slovene e mandej Bosnja dhe gjenocidi Boshnjak .
Sikur te i ishte permbajtur bisedimit Millosheviqi ti do te ishe ne nje qeveri Serbe sot me te.
Shqiptaret nuk kane probleme me veten a e din pse ?
Pse Nacionalizmi ashte duke u ritur edhe me shume se derisa me ane te fese na dominonin dhe ndanin Tokat Shqiptare Europa per Mal te zi , per Greqi ,per Serbi ,dhe ne fund pranon nje shtet te formuar ne mbi gjysmen e trojeve te Kosoves dhe shtet te cilin e krijoi TITO mbas vendimit te Avnojt MAQEDONINE Europa ne te gjitha keto shtet qe i ka pasur i ka zhvilluar dhe u ka ndimuar qe 70 vjet . Qfare na ndihmojne neve keta pos ndimes financiare 10 vjeqare Njeriun nese don me e mbyt jepi pare po nese don me e ba njeri Krijoi mundesi punsimi nese nuk munden te Investojne ne Kosove me Uzina le te bejne Kontrata pune per Rinine Kosovare BE-Kosove .
Jo zoteri jo Nacinalizmi e krijoi shtetin e cunguar te Shqiperise dhe te Kosoves e nese Maqedonia nuk do te rrespektoj Marveshjen e Ohrit do ta gjen fatin e Ish Yugosllavise deshi apo sdeshi BE-ja mikja jone Amerika dhe EULEXI E KFORI.
Marveshja e OHRIT te rrespektohet pik per pike dhe kushtetuta e Maqedonis te lidhet sikur ajo e Kosoves per pakicat .
Na asnje ndryshim kushtetues sdo te mund e ndrojme pa pelqimin e pakices 3 perqind Serbe e ne Maqedoni me nje Pakice prej 35 perqind smund te ndikojn asgje Shqiptaret .
Ajt shendet te gjithve .
Good bless Usa!
Zoti e bekofte Ameriken!

Nga : Bekim Mitrovica Prej : Mitrovice
13.05.2010 15:47
A thua kur KFOR-i do te shtoje prezencen ne veri te kosoves edhe ti ndaloj kriminelet qe qdo dite thejn ligjin pa kurrfar brenge.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile