Programi i radhës

Tweet

Kronika

MPB: Kosova (s’)është burim i trafikimit

15.06.2010

Autoritetet kompetente në Kosovë e vlerësojnë real në përgjithësi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se Kosova është burim, transit dhe vend i destinimit të trafikimit me qenie njerëzore. Por, megjithëse e vlerësojnë real, hedhin dyshime nëse Kosova është burim i trafikimit. Zyrtarë qeveritarë pohojnë angazhimet në këtë drejtim.


Autoritetet kosovare në Prishtinë e vlerësojnë real raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Për Kosovën, raporti thotë se është burim, transit dhe vend i destinimit të trafikimit për femra dhe fëmijë.

Raporti shpjegon se femrat janë subjekt i trafikimit për prostitucion të detyrueshëm, ndërsa fëmijët detyrohen të kërkojnë lëmoshë. Por, megjithëse e quajnë në përgjithësi real, autoritetet ngrenë disa pikëpyetje.

Fatmir Xhelili, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, hedh dyshimin nëse Kosova është burim i trafikimit me qenie njerëzore.

Këtë konstatim ai e mbështet në të dhënat zyrtare të vendeve të Bashkimit Evropian. Xhelili thotë se deri më tani institucionet kosovare nuk kanë asnjë rast,  që është raportuar si viktimë e trafikimit në shtetet evropiane.

“Çështja e asaj që është burim i trafikimit apo jo, është një pikëpyetje. Kjo duke u bazuar në të dhënat dhe rezultatet prej institucioneve tona, por edhe prej institucioneve të shteteve të bashkësisë evropiane, të cilat asnjëherë nuk na janë drejtuar që ndonjë viktimë e shtetit të Kosovës, është identifikuar në shtetet e Evropës. Unë konstatoj që ne nuk jemi burim i trafikimit. Por, nuk e përjashtoj atë mundësi”,
thotë Xhelili.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, vë në pah edhe ndihmën e kufizuar nga ana e Qeverisë në riatdhesimin apo riintegrimin e viktimave të trafikimit, pasi janë larguar nga qendrat e strehimit.

Lidhur me këtë, Basri Kastrati, nga Departamenti për asistencë të viktimave të trafikimit, që funksionon në kuadër të Ministrisë se Drejtësisë, thotë:

“Qeveria ka bërë mjaft në këtë aspekt, brenda mundësive reale dhe buxhetore dhe është një prej vendeve të para që ka një mekanizëm institucional, që është divizioni ynë për mbrojtje dhe ndihmë viktimave, i cili i përkrah këto viktima që nga fillimi i procedurave në stacionet policore dhe deri në riintegrimin e plotë, për viktimat vendore - në familje, kurse për ato të huaja - në shtetin nga kanë ardhur”,
thekson Kastrati.

Ndryshe, në Kosovë ekzistojnë mekanizma ligjorë që ndëshkojnë kryesit e këtyre veprave penale nga dy deri në 12 vjet heqje lirie. Por, megjithatë, thuhet në raport, nuk janë dhënë dënime adekuate për trafikuesit.

Ky shqetësim është ngritur disa herë edhe nga organizatat joqeveritare në Kosovë. Naime Sherifi, drejtore ekzekutive në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve, thotë se masat e dënimit duhet të jenë më ashpra.

“Konsiderojmë se dënimet janë shumë të vogla. Për një grup që është krim i organizuar, 12 vjet maksimale, është dënim shumë i vogël”
, shprehet Sherifi.

Në vitin 2009, Qeveria ka ndjekur 25 trafikantë, 22 nga të cilët janë dënuar, me çka shënohet një rritje prej 15 rastesh, në krahasim me vitin 2008.

Por, në raport theksohet se nga 22 të dënuarit, vetëm dy prej tyre kanë filluar ta vuajnë dënimin; të tjerët mbeten të lirë me ankesat që kanë paraqitur, duke ua bërë, me gjasë, të mundur që të vazhdojnë të eksploatojnë viktimat e tyre.

Sido që të jetë, në bazë të këtij raporti, Kosova radhitet në kategorinë e dytë, kategori kjo që, sipas Fatmir Xhelilit, tregon sukses për institucionet kosovare.

Në këtë kategori, shpjegon Xhelili, hyjnë të gjitha shtetet që nuk kanë mundur t’i plotësojnë të gjitha standardet minimale për mbrojtjen e viktimave të trafikimit, por që, sipas tij, angazhimi dhe përkushtimi për luftimin e kësaj dukurie ekziston.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : dardan
20.06.2010 18:44
Ujku don Mjegull !
Qeveria Kosovare e lufton qdo informacion te realitetit te jetes dhe veprimeve ne Kosove duke u munduar te kete edhe pak kohe per Plaqkitjen e Plaqkes se Luftes te quajtur KOSOVE perderisa populli si ne kohen e dhunes Serbe e tani ne kohen e Hajnave te quajtur Kosovare dhe ne emer te luftes si Luftetare po e varferojne shtetin dhe popullin Kosovare duke e detyruar kete popull te pervuajtun ne me shume se 3000 vjet te ktheje syte nga Pernedimi dhe Special nga Amerika ,
Perderisa duart e lujtjeve te ketij populli qe i jane drejtuar Zotit e permbajne nje deshire Amerike na ndihmo qe te lirohemi nga keta Rugaqe dhe Analfabete qe kane keqperdorur Gjakun e deshmoreve dhe luften e Natos qe te na bejne me zi se Serbet.
Kjo e bene obligim Moral miken me te madhe te popullit Shqiptare Ameriken qe te reagoje ...Kjo qeveri PDK dhe LDK e ka varferuar popullin ne paskajshmeri dhe po ky Popull i varfer e ka denuar kete Qeveri qe te deshtoje dhe kure te mos mgrihet ne kohen madheshtore te saje .
Dielli eshte duke shkuar nga Perendimi per keto dy Parti derisa neser me Lindjen e diellit te nesererm rrezet e tije do te shendrisin me nje Parti te re te Quajtur VETEVENDOSJA .
KJO PARTI E KA RININE KOSOVARE MBRAPA SAJE .
Nga tani miqte tane te medhenj duhet te fillojne te pershendeten me keta udheheqes qe i ngjajne Pirateve te SOMALISE dhe te fillojne e te njoftohen me Qeverine e ardhshme te Kosoves e cila Qeveri do te krijohet nga RINIA KOSOVARE .
Kjo rini eshte ajo e kaluar e cila permbysi shtetin e quajtur Yougosllavi dhe ne funde kjo rini do te permbyse edhe keta Pirate te cilet i kane ngulur kthetrat pasurise shteterore ku nuk ndimojne poullin por ndajne Plaqken dhe pasurine e saje .Thaqi ne burg se bashku me Jakupin dhe Fatmirin e gjithashtu Sejdiu duhet te ndaje te njejten Qeli me ta .
KETO JANE REAGIMET E RINISE NE QYTETIN NE TE CILIN GJINDEM SOTE KJO ESHTE FJALA E RINISE KOSOVARE
Pershendetje nga Kosova e Lire
God bless USA!
Zoti e bekofte Ameriken!

Nga : RzStgt Prej : Stuttgart
19.06.2010 18:22
Duke u nisur nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave tjera OJQ e konsideroj te papergjegjshme, hipokrizi dhe madje te turpshme deklaratat e Fatmir Xhelili dhe co. nga MPB!

Trafikimi me njerez, Prostitucioni dhe Korrupsioni/Hajnia ashiqare jane duke e ngulfatur Kosoven, imazhin dhe respektin ne boten e jashtme dhe duke e demtuar ne mase te madhe, madje edhe vett shtetin dhe njohjet e metejme!.

U sugjeroj urgjentisht njerezve te MBP dhe te Drejtesise qe te merren urgjentisht me keto Fatkeqesi dhe Krime te organizuara mire sa s'ësht bere vone, ose te largohen menjiher nga karrigat dhe tua leshojn vendin Kuadrove te mirefillta me Arsim dhe pervoje te larta dhe para se gjithash te paster. Ata mjafton qe ne nji nate te vetme (nese kan guxim dhe kurajo) te dalin ti hapin syte mire dhe investigojne e hetojne neper kafenete dhe klubet e nates tulifare an e mabane qyteteteve (edhe fshatrave) te Kosoves, se si shfrytezohen femrat si skllave seksi e tjera e ne çfare gendje te mjerueshme gjenden. Perveq kesaj te pushojne menjiher te kritikojne Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit se gjoja nuk qëndroka raporti i tyre, çfare hipokrizie ne pike te dites? Kush u denua apo u kap deri tani per Trafikim, Prostitucion, Korrupsion, Hajni? Ku mbeten materiali dhe deshmite e vjedhura brenda na Stationin e Policise, kush i "vodhi", kush ishte "Polici-Roje apo kujdestar", kush eshte shefi i tij, pse nuk merret ne pergjegjesi, çka u be me trafikantet dhe dileret qe i mbyten njerezit e mjere ne lumin Tisa ne Hungari, njerez duke ikur nga varferia dhe mjerimi i Kosoves? Ku mbeten Hetimet dhe "Drejtesia" e organeve te "Drjtesise" mibi kete tragjedi?! etj etj.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile