Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i mesditës

Programi i radhës

Tweet

Aktuale

PE: Të gjitha vendet e BE-së ta njohin Kosovën

Strasburg, Parlamenti Evropian, 08 korrik 2010
08.07.2010
Radio Evropa e Lirë

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Evropian që të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre ndaj pavarësisë së Kosovës.

Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia e Rumania janë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.

Në rezolutën e miratuar me 455 vota për, 155 kundër dhe 28 abstenime, ligjvënësit evropianë u fokusuan në veçanti te Spanja, vendi më i madh në mesin e shteteve evropiane që nuk e kanë njohur Kosovën.

Parlamenti “mirëpret qasjen konstruktive ndaj Kosovës të ndjekur nga presidenca spanjolle e BE-së, në pjesën e parë të këtij viti, dhe do të mirëpresë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së”.

“Është kërkesë e qartë për pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, ta bëjnë një gjë të tillë, në mënyrë që të rrisin efikasitetin e mbështetjes sonë”,
ka thënë Ulrike Lunacek, europarlamentare e të gjelbërve austriakë, e cila ishte dhe autore e propozim-rezolutës.

Europarlamentarët i bënë thirrje Serbisë të jetë pragmatike në çështjen e statusit.

Rezolutat e Parlamentit Evropian nuk janë detyruese, por shihen si shprehje e qartë e atmosferës dhe mendimeve që sundojnë në Bashkimin Evropian.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : Ramadan Prej : Tetovë
08.07.2010 23:51
Per disa si duket nuk vlene diplomacia.Nese nuk eshte e rendesishme nuk e voton nje parlament europian.Edhe S.Millosheviqi i quante te parendesishme dhe dihet se si perfundoi.Disa jane te kuptuar dhe te nenkuptuar se çfare pikepamjesh kane..............

Nga : veton Prej : prishtine
08.07.2010 21:49
Spari diqka qe nuk eshte obligative,nuk ka rendesi fare ne qasjet poltike te ketyre shteteve koj rezuluta e par. europian eshte sikur institucionet e kosoves tju drejtohen ketyre vendeve qe nuk i kan njofte,ne poltike kjo i bjen veq hajde diqka te paraqesim pa kurfarecaku dhe obligimi....absurd i shek.21

Nga : Ramadan Prej : Tetovë
08.07.2010 20:11
Kuptohet se eshte ne interesin e BE-se njohja me e shpejte sepse do te thote nje problem me pak,per te mos ritheksuar rendesine per Kosoven.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile