Tweet

Aktuale

GJND: Pavarësia e Kosovës legjitime

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, 22 korrik 2010.
Përditësimi i fundit: 22.07.2010 20:03
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, Hisashi Ovada, tha se gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë. Në këtë aspekt, ai theksoi:

Gjykata konsideron se e drejta ndërkombëtare e përgjithshme nuk përmban ndalesë të zbatueshme për deklarata të pavarësisë. Rrjedhimisht, ajo konkludon se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare”

Ovada theksoi se Rezoluta 1244 po ashtu nuk e ndalon shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Hisashi Ovada
“Gjykata, rrjedhimisht, ka gjetur se Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit nuk i ndalon autorët e Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit, 2008, nga shpallja e deklaratës së pavarësië nga Republika e Serbisë. Prandaj, Deklarata e Pavarësisë nuk paraqet shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit”,
tha presidenti i gjykatës, Hisashi Ovada.

Sipas tij, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se Deklarata e Pavarësisë nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

Gjykata ka konkluduar se miratimi i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit të vitit 2008, nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit ose Kornizën Kushtetuese. Rrjedhimisht, miratimi i Deklaratës nuk e shkel asnjë ligj të zbatueshëm të së Drejtës Ndërkombëtare”, tha zoti Ovada.

Ai tha se gjykata këtë vendim e mori 10:4. Vendimi paraqet goditje të madhe për Serbinë, meqë tash ka gjasa të mëdha që ky opinion i GJND-së të ndikojë që më tepër vende ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Deri tash, Kosovën e kanë njohur 69 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe 22 prej 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. (f.b.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve nga 1
Nga : Lauredi Prej : Isniq-Deqan
23.07.2010 08:44
President RUGOVA, U KRY.

Nga : dardan Prej : stockholm
22.07.2010 22:06
I pavdekshmi Rugova ideali dhe politika e juaj me diplomaci master detyroi Boten e civilizuar te shpetoj popullin tend Kosovare te pervujtun e te perbuzun .Diplomacia e te ndjerit ku ne Gjimnazin Suedez mesohet per kete shpetimtare te Kosovareve beri qe shteti i tij edhe ne gjykaten nderkombetare te Triumfoi ashtu siq triumfonin Cezaret e Romes .
Nje falenderim nga shpirti per Presidentin e pare Kosovare prof dr,Ibrahim Rugoven i cili e miqesoi populli Kosovare me shtetin ku jeton edhe vete Perendia Ameriken dhe boten e qyteteruar Europiane.
Te pushofte shpirti ne paqe
God bless USA!
Zoti e bekofte Ameriken!

Nga : Anonim Prej : KOSOVE
22.07.2010 18:52
Lajmi i fundit:"Presidenti Sejdiu sot merr vendimin qe ministrit serb jeremiq t`i atribuoje "medaljen e pavaresise", per shkak te angazhimit te tij ne forcimin e legjitimitetit nderkombetare te kosoves. /Arben Ahmeti/

Nga : doktori Prej : prizren
22.07.2010 18:33
o President DR.RUGOVA U KURORZU PUNA JOTE DIPLOMATIKE ME SUKSES...SHPIRTI YT U PREFT NE PAQE TE PERHERSHME...GJITHMON MIRENJOHES KOSOVARET DO TE JENE...KY VENDIM ESHTE REZULTAT I PUNES TENDE FLM.

Nga : Sadik Prej : Gllogjan Deqan
22.07.2010 18:06
Një vendim i till ka qenë moti i nevojshëm,tani mundi dhe drejta e shqiptarëve më në fund doli në dritë.Këtë duhet tua din për nder atyre që ran për lirin që ne sot edhe ashtu të cunguar

Nga : SHqiptariiii
22.07.2010 18:02
Bac u kry :)))))

Nga : milahi Prej : prishtine
22.07.2010 17:40
urime kosove urime e ke meritue e fitove dhe betejen e fundit me serbin

Nga : berati Prej : mitrovice
22.07.2010 17:36
urime kosove urime shqiptar

Nga : IBADETE Prej : PRISHTINE
22.07.2010 17:26
URIME KOSOVE DHE TE GJITHE KOSOVARVE KUDO QE JANE DHE PRESIM NJOHJE PER SHTETIN NE TE CILIN E GEZOJME DHE SA ME SHUME NGA SHTETET TJERA

Nga : NAIM BERISHA Prej : PRISHTIN
22.07.2010 17:15
URIME KOSOVA IME URIME
    E ardhshmja 
Faqja e komenteve nga 1

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile