Dëgjo

Dëgjo tani

Programi i pasdites

Programi i radhës

Tweet

Aktuale

Dell: GJND-ja s’krijon konflikt për praninë ndërkombëtare

Fotografi ilustruese
23.07.2010

Pikëpyetjet ligjore rreth pavarësisë së Kosovës tashmë janë hedhur pas krahëve pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. E ardhmja dhe hapat e mëtejmë tashmë janë të rëndësishëm.

“Pyetja që shtrohet tani është se si të dyja vendet, Kosova e Serbia, do të ecin përpara që të krijojnë një të ardhme më të mirë për veten e fëmijët e tyre. Përgjigjen e kësaj pyetjeje duhet ta japin vetë të dyja vendet”.

“Ne shpresojmë dhe mbështesim që qasjet e vendeve të jenë në kuadër të perspektivës evropiane për të dyja shtetet”,
tha ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kristofer Dell

.
Kristofer Dell

Dell theksoi se e ardhmja evropiane mbetet një opsion real për të dy vendet, ndonëse Bashkimi Evropian duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët rreth Kosovës, pas vendimit të GJND-së.

“Është e dëshirueshme që të dyja vendet, Kosova e Serbia, të jenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe ky i fundit do të punojë në këtë drejtim. Se si do të veprojnë 22 vendet evropiane që e kanë njohur Kosovën dhe strukturat e përbashkëta evropiane me pesë vendet që nuk e kanë njohur ende Kosovën, është një çështje e brendshme që duhet t’i përgjigjet vetë Unioni”.



“Pozicioni i Bashkimit Evropian është i tillë që nuk parandalon Kosovën e Serbinë të jenë pjesë e BE-së një ditë. Ky opsion është real dhe mbi tryezë”
, tha Dell duke folur për qasjen e mundshme të Brukselit pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kjo e fundit, sipas Harold Hongju Koh, këshilltar ligjor i Departamentit të Shtetit, me opinionin e dhënë nuk lë vend për dyshime dhe debate mbi të ardhmen e statusit të Kosovës.
Nuk ishte një vendim i marrë me votim të ngushtë. Dhjetë kundër katër, është një fitore e thellë në konceptin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.


“Nuk ishte një vendim i marrë me votim të ngushtë. Dhjetë kundër katër, është një fitore e thellë në konceptin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”
, tha Koh.

Duke sqaruar pjesën për opinionin e GJND-së, nga pikëpamja ligjore dhe ndikimin e mundshëm në pjesë të tjera të botës, Koh shpjegon:

“Opinioni i Gjykatës ishte marrë bazuar ngushtë në situatën unike faktike të Kosovës. Në këtë kuptim, opinioni nuk ka një zbatim më të gjerë sa i përket të drejtës për shkëputje apo vetëvendosje të së drejtës ndërkombëtare”.


Ambasadori Dell dhe eksperti ligjor i Departamentit të Shtetit, Koh, adresuan dhe problemin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë pas publikimit të opinionit të GJND-së.

Koh bën një shpjegim të pastër ligjor të problemit:

“Nuk mendoj se Gjykata iu përgjigj pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me Kosovën dhe mjedisit atje, përfshirë dhe atë nëse pranitë e ndryshme ndërkombëtare mund të bashkëjetojnë në Kosovë, ose jo”.


Ka qenë ambasadori Dell ai që bëri shpjegimin politik dhe konkret të raporteve mes EULEX-it, KFOR-it e UNMIK-ut nga një anë dhe Qeverisë së Kosovës, nga ana tjetër.

“Nuk mendoj se kishte diçka në opinionin e Gjykatës që krijonte konflikt mes Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të krijuara nga rezoluta 12 44. Të gjitha këto prani mund të bashkekzistojnë fare mirë”,
pohoi Dell.

Ambasadori amerikan në Prishtinë dhe eksperti ligjor i Departamentit të Shtetit, i cili kishte mbrojtur pavarësinë e Kosovës përpara GJND-së në seancat dëgjimore të dhjetorit të kaluar, i bënë komentet e tyre në Uashington disa orë pas publikimit të opinionit këshillëdhënës të GJND-së.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
     
Komentet
Nga : fshatari Prej : Prishtines
25.07.2010 09:58
Departamenti i Shtetit amerikan mendon si Bekimi: nuk ka me vend per eulexin e brukselit ne shtein e pavarur e sovran te Kosoves. Eulexi e ka mohuar pavaresine e Kosoves; eshte imponuar duke e poshtruar edhe nje here shtetin tone dukes shpresuar te rihape negociata per statusin. GJND vulosi se territori dhe statusi jane çeshtje te perfunduara.Ky vendim e fton eulexin ne veçanti qe te largohet defintivisht nga shteti yne.Asgje tjeter.

Nga : Ramadan Prej : Tetovë
24.07.2010 19:40
Me sa dihet EULEX-i eshte nen ombrellen e BE-se , dhe BE-ja e ka njohur pavaresine.Po , mund te kete police prej vendeve qe nuk e njohin pavaresine dhe keta mund te zavendesohen me ata te vendeve qe e njohin, kjo eshte kerkese e drejte.Por edhe njehere Kosova pretendon te jete anetare e BE-se, prandaj ata police te atyre vendev qe e njohin pavaresine nuk mund te thoni se nuk e njohin pavaresine.Kosova nje dite do te jete anetare e NATO--s dhe atehere nuk do te kete nevoje per misione te ndryshme ushtarake dhe politike.Dhe siç dihet edhe Serbia nuk do te kete mundesi te prek Kosoven, por deri atehere duhet te punojme dhe te presim rezulltatet.

Nga : Bekim Mitrovica Prej : MItrovice
24.07.2010 17:26
Replike
Zoteri Ramadan Kosova nuk mundet te pretendoj te jet shtet kur tjeret vendosin per qdo gja. Sigurai duhet te merret ne dor nga ne Kosovaret e sa per EULEX-in nuk te nevojitet nje organizate qe nuk ben asfar pune edhe nuk e pranon shtetin e Kosoves.

Nga : Ramadan Prej : Tetovë
23.07.2010 19:18
replike.....Me sa dihet Kosova deshiron te behet anetare e NATO-s dhe e BE-se.Si mendoni ju se mund te mbroheni vete ndaj nje sulmi eventual te Serbise pa pranine e NATO-s.NATO dhe EULEX duhet te ndihmojne ne kete proces dhe jo te kerkohet largimi tyre pa garanca te forta sigurie qe do te thote edhe njohje nga Serbia.Mos deshironi kthimin e policise serbe ?!!!!!!!!!!!!!!................

Nga : Bekim Mitrovica Prej : Mitrovic
23.07.2010 17:31
GJND-ja me kete vendim ne menyre absolute ve ne pah se qdo organizate apo shtet qe nuk e njeh Kosoven shtet duhet te largohet nga Kosova menjeher perfshire EULEX-in, UNMIK-un e edhe NATO-n ne te kunderten keto organizata nuk kan asfar legjititmiteti ne territorin e Kosoves.
     

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile