Ndërlidhjet

Ushtria e Egjiptit zotohet për demokraci


Kajro
Kajro
Udhëheqësia ushtarake e Egjiptit është zotuar se do t’iu përmbahet marrëveshjeve ndërkombëtare dhe se do të hapë rrugën drejt demokracisë, pas rrëzimit të presidentit Mubarak.

Këshilli i Lartë i Forcave të Armatosura tha se qeveria aktuale do të angazhohet për “një tranzicion paqësor të pushtetit te një autoritet i zgjedhur”.

Ndërkohë, në sheshin Tahrir – që ishte epiqendër e kryengritjes popullore – ka nisur pastrimi. Banorët janë përfshirë në grumbullimin e mbeturinave, ndërsa ushtria ka hequr barrierat metalike dhe telat me gjemba.

Presidenti 83-vjeçar u largua nga pushteti pas 18 ditësh protesta kundër regjimit të tij. (v.t.)
XS
SM
MD
LG