E premte, gusht 01, 2014 Kosova 11:49

Rajoni

Përfundojnë zgjedhjet lokale në Shqipëri

Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Në raportin e fundit zyrtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, flitet për një pjesëmarrje rreth 35 për qind të zgjedhësve shqiptarë në zgjedhjet lokalet 8 majit në Shqipëri.

Zyrtarisht procesi i votimit është mbyllur në orën 19, po megjithatë edhe pas orës 19 ka pasur ende zgjedhës, të cilët prisnin për të votuar para qendrave të votimit.

KQZ-ja i ka lënë komisionet e qendrave të votimit që të vazhdojë procesi i votimit edhe për ata zgjedhës që kanë qenë duke pritur në radhë për të votuar.

Pritet që në orët e para të mëngjesit të së hënës të kemi një përqindje zyrtare të KQZ-së lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në një vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor për Tiranën, fletët e votimit që do të numërohen të parat do të jenë ato për kryetarin e bashkisë së kryeqytetit. Duke filluar nga e hëna, ne mund të kemi edhe ndonjë rezultat paraprak, megjithëse këtu në Tiranë do të ketë edhe exit poll-e, të cilat do të jepen nga televizionet kombëtare që gjithsesi janë vetëm një perceptim i publikut lidhur me atë se çfarë do të ndodhë në Tiranë, se kush do të jetë fitues i bashkisë më të rëndësishme në vend.

Normalisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të duhej që të shpallte një rezultat paraprak të hënën, por duke pasur parasysh sistemin e ri zgjedhor që ka futur një proces numërimi më të gjatë në mënyrën se si shkon, ky proces ndoshta edhe mund të zgjasë, siç ka ndodhur në zgjedhjet e vitit 2009.

Gjithsesi, zyrtarisht KQZ-ja do të japë të hënën një rezultat paraprak lidhur me zgjedhjet e 8 majit.

Nga ana tjetër duhet thënë se procesi në tërësinë e tij ka qenë mjaft i qetë me incidente të vogla, të cilat nuk ndikojnë në asnjë mënyrë në rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë procesi pas votimit, e që është ai i numërimit të votave.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : erion Prej : itali
21.05.2011 06:43
eshte shume e veshtire sidomos per ne shqiptaret te pranojme humbjen.dhe kur qelbet peshku nga koka nuk mund te thuash qe eshte i fresket.kuptoni c'fare dua te them.

Nga : Gurbetqari 79
16.05.2011 10:50
E gjithë fushata për kryetar bashkie shkoi në rregull,por se Rama ishte ma agresiv dhe me çdo kusht dëshiron fitoren,ndërsa Luli ishte shumë ma i qetë por edhe korrekt edhe me dekleratën e fundit që dha për mjetet e infos.se nëse nëse fiton Rama do t `ja uroj fitoren,ndërsa Rama nëse humb të më uroj mua,por se besoj se Rama do t`a uronte fitoren Lulit por ai do të krijonte probleme sepse dihet se ai nuk është korrekt kur humb.

Nga : dardan Prej : stockholm
15.05.2011 23:50

Vetem Shqiptari ende e shpall veten fitus pa pritur rezultatin Zyrtare.

Urojme Piron per pushtimin e Romes .
Kujdes pasojat .

Populli eshte i ndare 10 persona ne kete krah apo ate krah te jep fitoren e kohes kur Piro pushtoi Romen.
Pasojat dihen.
Zoti ju ruajte vellezer te Shqiperise.
Une respektoj cili do qe te fitoje por me deshire kam te fitoj Populli.

Nga : leli Prej : athine
15.05.2011 14:10
urime per fitoren te gjith shqiptareve...

Nga : emanuela
14.05.2011 15:37
fitoreeeeeeeeeeeeeeeee Rama Rama Rama ..........do fitojm

Nga : leli Prej : athine
14.05.2011 13:45
bravo arieta. te ishin vetem injorant do ishte 1/2 e se keqes por ata jan dhe kriminele.

Nga : Anonim Prej : Pogradec
11.05.2011 10:32
Le te hedhim poshte aftesite e deshtuara te Rames dhe ti hapim rrugen nje fryme demokratike...Iku koha e fytyre-mjekrave....

Nga : arjeta
10.05.2011 15:54
votoni pd,votoni per injorantet

Nga : ARMANDO Prej : BERAT
10.05.2011 09:45
ESHTE E QARTE TASHME LUL BASHA DO FITOJE NE TIRANE !! FITORE Z.BSHA FITORE ...

Nga : Anonim
09.05.2011 18:51
VOTONI PER EUROPEN VOTONI PER BASHEN SE KESHTU SHKOHET PERPARA
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja