Ndërlidhjet

Bombardime të fuqishme në Tripoli


Bombardimet e fundit në Tripoli
Bombardimet e fundit në Tripoli
Tripoli është goditur nga bombardimet pothuajse më të fuqishme, prejse kanë nisur sulmet ajrore kundër caqeve të Muamer Gadafit. Autoritetet qeveritare raportojnë për 31 persona të vrarë, në mesin e tyre edhe civilë. Në një adresim audiofonik në televizionin shtetëror, Gadafi ka akuzuar NATO-n dhe rebelët që po luftojnë kundër regjimit të tij 30-vjeçar, ndërsa është betuar se nuk do të dorëzohet kurrë.

Në Uashington, presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se është shënuar progres i rëndësishëm gjatë operacioneve të NATO-s dhe se është “çështje kohe” derisa Gadafi të largohet nga pushteti.

Javën e kaluar, NATO- ja është pajtuar që të zgjerojë operacionet e saj në Libi, edhe për 90 ditë të tjera, si pjesë e mandatit të dhënë nga OKB-ja. Kjo fushatë ka për qëllim të mbrojë civilët nga sulmet e regjimit të Muamer Gadafit.

Bombardimet në Tripoli
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:02 0:00
XS
SM
MD
LG