Ndërlidhjet

Serbët djegin flamurin e NATO-s





Qindra serbë kanë protestuar dhe më pas edhe kanë djegur flamurin e NATO-s në Beograd, duke kundërshtuar kështu një konferencë që Aleanca Veri-atlantike po e mban në kryeqytetin serb.

Rreth 200 veta kanë brohoritur kundër NATO-s, perëndimit dhe kundër politikanëve serbë, para zyrës së Presidentit të Serbisë, Boris Tadiq.

Ata e fajësojnë NATO-n për bombardimet mbi caqet serbe gjatë vitit 1999 në Kosovë dhe Serbi, andaj edhe kanë brohoritur kundër pranisë së NATO-s në Serbi.

Të dielën, policia kishte arrestuar disa të rinj serb që po protestonin ndaj mbajtjes së kësaj konference të Aleancës Veri-atlantike.
XS
SM
MD
LG