Ndërlidhjet

Çmimi që paguam për luftën mbi terrorin


"Washington Post"

Epoka e pas-luftës së Ftohtë, e cila me eufori pati nisur më 9 nëntor të vitit 1989, erdhi në një fund të papritur. “Dekada e gjatë” e cila zgjati nga rënia e Murit të Berlinit deri në rënien e Qendrës Botërore të Tregtisë u shënua nga shkurtimet e shpenzimeve ushtarake, skandalet e politikës së brendshme dhe ndjenjën e përgjithshme se politika e jashtme amerikane ka rënë në mëshirën e fatit.

Presidenti Xhorxh Bush fliste për “Rendin e Ri Botëror”, por nuk kishte ndonjë politikë për t’ia përshtatur kësaj motoje të zgjuar.

Presidenti Bill Klinton kishte një varg politikash, por nuk gjeti kurrë një mënyrë të saktë për t’i përshkruar ato.

Në prag të sulmeve të Al-Kaidas në Nju Jork dhe Uashington një parim organizativ papritmas përfaqësoi vetën. Sikurse në Luftën e Ftohtë, “lufta mbi terrorin” në mënyrë të qartë definoi miqtë, armiqtë dhe prioritetet amerikane.

Sikurse në Luftën e Ftohtë, lufta mbi terrorin iu përshtat edhe idealizimit por edhe realizimit amerikan.

Ne po i luftonim njerëzit e këqij, por shkatërrimi i Al-Kaidas ishte gjithashtu në mesin e interesave tona kombëtare. Shpejtësia, me të cilën ne miratuam këtë paradigmë ishte impresionuese-nëse jo alarmuese. Atëkohë, mahnitesha me aftësinë e këtij Rendi të Ri Botëror dhe “se gjithçka dukej të ishte një lloj shkrimi akademik”.

Ngjarjet e 11 Shtatorit patën jehonë në jetën amerikane, por askund më shumë se në politikën amerikane karshi botës. Kërcitjet dhe psherëtimat- supertanku i mbrojtjes dhe i politikës së jashtme amerikane, u kthyen në vetvete kur amerikanët po bëheshin gati për t’u ballafaquar me armiqët e rinj.

Sipas hetimeve të vitit të kaluar, ne krijuam një burokraci të gjerë të sigurisë- përfshirë diku 1200 organizata qeveritare, 1900 kompani private dhe 854 mijë njerëz me të angazhuar rreth sigurisë.

Ne nisëm luftëra në Afganistan e Irak. Ne organizuam operacione anti-terrorizëm në vende të largëta si Filipinet apo Jemeni dhe ndryshuam, në të njëjtën kohë, kulturën e ushtrisë sonë. Ne fiksuam përqendrimin tonë mbi Al-Kaidan dhe imitatorët e saj. Ne shpenzuam, sipas vlerësimeve, diku tre trilionë dollarë.

Ne ishim të suksesshëm shikuar nga këndvështrimi i luftës kundër terrorit. Dhjetë vite pas 11 Shtatorit, Al-Kaida është në rrëmujë të thellë. Osama bin Laden është i vdekur.

Islami fanatik është në rënie. Ushtria jonë mbetet më e sofistikuara në tërë botën. Mirëpo, dhjetë vite pas 11 Shtatorit është e qartë se “lufta mbi terrorin” ishte një prizëm tejet i ngushtë për ta parë botën, ndërsa çmimi që paguam për ta luftuar atë ishte tejet i lartë.

Në mendjen tonë të përqendruar vetëm në fanatizmin islamik, na iku transformimi i Kinës nga një fuqi komerciale në një fuqi ambicioze politike. Ne dështuam të çmojmë rëndësinë e rritjes ekonomike në zonën fqinjë të Kinës.

Kur presidenti Xhorxh Bush udhëtoi për në Azi në fund të vitit 2001, ai u foli homologëve të tij malajzianë dhe indonezë për qelizat e tyre rezidente të terrorizmit. Kolegët e tij kinezë, në ndërkohë, flisnin për biznes dhe tregti.


Neve na iku gjithashtu, të paktën në fillim, transformimi i Rusisë nga një partner i dobët në një kundërshtarë që di të jetë kërcënues nganjëherë. Përmes thjerrës së luftës mbi terrorin, Vladimir Putin dukej si një aleat.

Si presidenti i Rusisë, edhe ai, po luftonte terroristët (e jo vetëm kundër terroristëve)-për një periudhë të shkurtër ai bindi homologët e tij amerikanë se kjo luftë dhe lufta e tyre ishte pothuaj e njëjta.

Falë luftës mbi terrorin, neve na ka ikur marrëveshja me Meksikën mbi migracionin- marrëveshje e cila do të mund të kishte qenë historike.

Meqë Amerika Latine ishte jorelevante në luftën mbi terrorin, ne humbën interesin dhe ndikimin mbi këtë rajon.

E njëjta vlen për Afrikën, me përjashtim të atyre shteteve që kishin qeliza të Al Kaidas. Në botën arabe, ne radhitëm veten përkrah regjimeve autoritare për të cilat besonim se do të na ndihmonin në luftën kundër terrorizmit islam-pavarësisht faktit që autoritarizmi i tyre shërbente si një inspirim për islamistët fanatikë.

Kjo është pjesë e arsyes se përse na shikojnë me dyshim në Egjipt dhe Tuniz.

Më në fund, në ndalëm investimet në infrastrukturën tonë-paramendojeni se çfarë mund të bëhej me tre trilionë dollarë të shpenzuara në rrugë, hulumtime, edukim e madje edhe investime private po që se një pjesë e kësaj shume do të mbetej në xhepin e taksapaguesve.

Ne po ashtu humbëm mundësinë për të rimenduar politikën kombëtare të energjisë. Pas 11 Shtatorit, presidenti do të mund ta shpallte gjendjen e jashtëzakonshme për t’ia shpjeguar kombit se duhet të luftohen luftërat dhe se duhet paguar për ato-ndoshta përmes një takse shtesë në gaz.

Ai do të kishte fituar një mbështetje enorme. Më 2001, isha në gjendje ta mbushja me vetëm 20 dollarë bombolën time të gazit. Atëkohë, do të kisha qenë i lumtur të paguaja 21 dollarë po që se do të mund të ndihmoja marinarët në Afganistan.

Në vend të kësaj, presidenti shkurtoi taksat dhe rriti shpenzimet e mbrojtjes. Ne tani jemi duke e paguar çmimin për këtë veprim.

Që nga 11 Shtatori, janë bërë një grumbull gabimesh të tjera-brenda dhe jashtë vendit. Shumë njerëz do të përdorin këtë përvjetor për të ridiskutuar për Irakun, Guantanamon ose për shpenzimet e kota kombëtare për siguri.

Por, gabimi ynë më i keq ishte ai që kemi mbetur jashtë shumë gjërave. Duke e vendosur terrorizimin islam në qendër të politikës sonë-nganjëherë edhe si politikën tonë të vetme- ne injoruam shqetësimet ekonomike, të ambientit dhe ato politike në pjesën tjetër të botës.

Për më keq, ne i shtymë mënjanë problemet tona ekonomike, të ambientit dhe ato politike derisa ato u bënë tepër të mëdha për t’u injoruar.

Pra po e përsëris: Kthesa të cilën politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara e ka bërë pas 11 Shtatorit nuk ishte një dështim.

Mirëpo, nën presidentin Bush, ne e kemi ngushtuar horizontin tonë, jemi ndalur së menduari në aspektin më të gjerë strategjik dhe i kemi kushtuar pak vëmendje dobësive të brendshme dhe konkurrentëve të ardhshëm.

Presidenti Obama nuk pati energjinë, resurset dhe vullnetin për të bërë më shumë. Pas dhjetë vjetëve, mund të shtrohet pyetja se a i kanë shkaktuar aeroplanët që sulmuan Nju Yorkun dhe Uashingtonin më shumë dëm kombit apo kanë shkaktuar një varg të vendimeve të gabuara që pasuan?(e.p)
XS
SM
MD
LG