E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 22:36

Multimedia

Stuhi në Filipine

Vërshimet në Filipine, foto nga arkivi
Vërshimet në Filipine, foto nga arkivi
RFE /RL
Të paktën 7 persona humbën jetën gjatë përmbytjeve të mëdha që goditën Filipinet.

Erërat dhe shirat tajfun izoluan banorët, të cilët u përballën me ujëra të thella, lëvizje të mëdha të pemëve dhe mbeturina.

Autoritetet urdhëruan më shumë se 100.000 njerëz nga qyteti Manila të largohen  dhe të gjejnë strehim nga kjo stuhi.

Ushtarët dhe policia po evakuojnë mijëra njerëz në zonat e ulëta të shtrira, ku lumenjtë dhe deti mund t’i prekin disa spitale, hotele luksoze, madje edhe në Ambasadën e SHBA-së.

Filipinet goditen nga një mesatare prej 20 ciklone çdo vit që formohen në anën lindore të Oqeanin Paqësor. Në shtator të vitit 2009, stuhia “Kestana”, përmbyti shumicën e kryeqytetit të vendit, duke vrarë më shumë se 300 njerëz. (g.k.)


Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum