E dielë, tetor 26, 2014 Kosova 02:50

Aktuale

A është zbuluar “grimca e Zotit”?

Gjenevë- Shkencëtarët thanë se dy eksperimente që synonin gjetjen me saktësi të lartë të masës së grimcës, kanë regjistruar “fiksime” në shënimet e tyre pothuajse në pikë të njëjtë.
Gjenevë- Shkencëtarët thanë se dy eksperimente që synonin gjetjen me saktësi të lartë të masës së grimcës, kanë regjistruar “fiksime” në shënimet e tyre pothuajse në pikë të njëjtë.
RFE /RL
Pas disa ditësh vlerësime nervoze nga ana e komunitetit të shkencëtarëve, në Organizatën për Kërkime Atomike Evropiane (CERN), kanë shpallur se kanë gjetur “shenja intriguese” se grimca “Higgs boson”, po ashtu e emëruar edhe si “Grimcë e Zotit”, për shkak të rolit të saj teorik si bllok ndërtimi i universit, aktualisht ekziston.

Megjithëqë ka edhe shumë punë për t’u bërë në zbërthimin e atomit, para se të shpallet se është gjetur grimca e pakapshme subatomike, fizikanët thonë se ky moment mund të ndodhë vitin  e ardhshëm.

Lidhur me këtë çështje, ja se çka tha Rolf-Dieter Heuer, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Evropiane për Kërkime Atomike (CERN).

“Ne ende na duhen më tepër zbërthime vitin e ardhshëm, me qëllim që të kemi përgjigje definitive lidhur me dilemën Shekspiriane për grimcën Higgs boson: Të jesh a të mos jesh. Por, mendoj se ne kemi bërë progres jashtëzakonisht të mirë”, u tha Heuer gazetarëve në Gjenevë këtë javë. 

Grimca “Higgs boson” është emëruar sipas fizikanit britanik, Peter Higgs, i cili në vitin 1964 e ka propozuar ekzistimin e saj. Besohet se ajo është një grimcë që ndihmon për t’i dhënë masë çdo materieje në Univers.

Ajo është lidhja misterioze që mungon në të ashtuquajturin Model Standard të fizikës, që shpjegon se si blloqet bazike të ndërtimit të të gjitha materieve, qëndrojnë së bashku.

Tunelet nën kufirin francezo-zviceran gjatë zbërthimeve për gjetjen e grimcës “Higgs boson”, nga CERN-i.(Foto nga arkivi)
Tunelet nën kufirin francezo-zviceran gjatë zbërthimeve për gjetjen e grimcës “Higgs boson”, nga CERN-i.(Foto nga arkivi)
Sipas materialit shpjegues të organizatës CERN, pa grimcën “Higgs boson”, “Universi do të jetë një vend krejtësisht tjetër... nuk do të ekzistonte asnjë materie e zakonshme, siç e dimë ne, asnjë materie kimike, apo biologjike, dhe nuk do të ekzistonte populli”.

Pas dekadave të punës, kërkuesit nuk ishin në gjendje ta provonin ekzistimin e kësaj grimce, zbulimi i së cilës do të ishte në mesin e zbulimeve më të rëndësishme në historinë e fizikës dhe do të paraqiste përgjigje në disa nga pyetjet më të vështira për shkencën lidhur me krijimin e Universit.

Gjetja e grimcës “Higgs boson” është shpallur si qëllimi kryesor i projektit 10 miliardë dollarësh LHC (Large Hadron Collider) i organizatës CERN, e cila prej vitit 2008 ka dërguar shtylla grimcash për zbërthim të përbashkët, në shpejtësi të dritës, në tunelet nën kufirin francezo-zviceran.

Tash shkencëtarët thanë se dy eksperimente që synonin gjetjen me saktësi të lartë të masës së grimcës, kanë regjistruar “fiksime” në shënimet e tyre pothuajse në pikë të njëjtë: 124 e deri në 126 gigaelektronvolt.

Fabiola Gianotti,fizikane, e cila e ka udhëhequr njërin prej dy eksperimenteve, tha se të dhënat mund të çojnë në një zbulim të menjëhershëm.

“Është shumë herët të thuhet se nëse suksesi është për shkak të ndryshimeve të mëdha të prapavijës, ose nëse ai është diçka shumë më interesant. Mendoj se vetëm më tepër studime dhe më tepër të dhëna do të na mundësojnë të përgjigjemi në këtë pyetje, por gjë e mirë është se ne e dimë se deri në fund të vitit 2012, e ndoshta edhe më herët, nëse kemi fat, ne do të jemi në gjendje ta themi fjalën e fundit”, tha Fabiola Gianotti.

Të gjitha shikimet, gjatë vitit të ardhshëm, tash do të jenë të fokusuara kah organizata CERN, derisa ajo i vazhdon kërkimet për grimcën “Higgs boson”, por edhe për shkak të zhvillimeve të eksperimenteve të paimagjinueshme në fizikën atomike.

Shkencëtarët francezë dhe italianë, në shtator të këtij viti, e patën shokuar komunitetin shkencor, kur ata i paraqitën matjet, që duket se tregonin se grimcat subatomike neutrone, lëviznin më shpejt sesa shpejtësia e dritës, që sipas teorisë së Albert Ajnshtajnit, është e pamundshme.

Ata do të mundohen t’i konfirmojnë edhe këto gjetje, po ashtu. (f. b.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : Urimi Prej : Kukes
30.12.2011 18:39
U befasova nga keto komente te dobta. Te pamundun me komentu kete zbulim dhe perparim te jashtzakonshem shkencor, merreni me teorite (brockullat) e njerezve te lashte mbi zotin e paqene dhe prrallat e fese islame dhe te feve te tjera. Te pakten o te nderuem mos dilni nga tema.

Nga : Urimi Prej : Kukes
30.12.2011 18:02
Kthjellohuni o komentues te nderuem. Mos ecni me mendjen e njeriut te lashte . Ky zbulim i madh ka objekiv shkencor pra, mos e perzieni me fe e me zot qe s'ekziston.

Nga : muharrem Prej : Essen
28.12.2011 22:49
zotri lapjan asht evertet qe islami asht perhap me dhun asht e vertet se krishti nuk ka perdor dhun bile pi krejt pejgamerve krishti nuk ka perdor dhun por pas vdekjes se ti kryqzatat krishtere kan ba kerdi ne krejt boten mos hini ne puntehuja shkenca nuk ka lidhje m fen.

Nga : Sadiku Prej : Maribor
21.12.2011 12:11
ilexova disa komente qe vertet mendon qe njerzit binden per mendimet e tyre si te Arbrit nga Tetova(lexo meso e bindu per islamin) e mos u shpreh qe kenvertimin ne islam eshte bere me shpate,plaqkitje etj si turqit.Feja nuk interpretohet ashtu siq shkrune ne Kuran nga turqit e disa shtete arabe,po keqinterpretohe si ti ,e ti e paske mare keqintpretimin e tyre Arber.Feja me e paster eshte islami,per te gjitha kam rrespekt,po Kurani eshte edhe liber shkencor,qdo gje qe lidhet me krijim e gjithesise,botrave.Por Kurani duhet deshifrohet nga shkenctaret,te cilet ende skan mujt ta bejn ate deri ne fund.Kurani njehere eshte shkru,per plotesime ka vend,kurse per rishkrim ska me pase kurr sa te kete jete ne toke.Lexo e mos keqinterpretoh Arber Tetova

Nga : Gashi Prej : Kosovë
20.12.2011 21:44
Një gjë duhet të kuptoni mjaftë mirë sepse gjithqka është e mundur,prakur është fjala për zbulime shkencore ato mund të shkojnë shumë larg .por duhet ditue se së pari duhët bashkoni mendjen dhe trupin e pastat të fillojmë diqka të re ( teorin dhe praktikën) sepse edhe Emanuel Kanti fillo të zbërthei ekzistencen e Zotit xh,n. nëpërmes ides, por antonomit e mendjes e hudhen larg nga ajo që kërkonte.

Nga : toni Prej : suedi
20.12.2011 13:54
Ti Fakti nga Zvicrra kur behet ndonje ekspllodim shkatrrohen sendet prej ekspllodimit e qysh paska mujt mu kriju toka prej ekspllodimit a po me tregon ti mu???

Nga : pepa Prej : Kline
20.12.2011 08:15
Per keta te pa diturit dhe besimtaret e paditur sidomos me ata qe krenohen me formulen ,, lexo,, ose,,meso,, duhet ta kuptojn se ajo fare nuk ka te baj me realitetin . Ata qe i besojn kesaj formule jane njerzit qe nuk lexojn fare ose lexojn vetem nji liber. Sot jane njerzit ma analfabet ne bote dhe per shkencen e tyre mos te flasim. I pa dituri nuk bindet kurren e kurres.

Nga : ani Prej : rogovë
19.12.2011 23:05
respekt per te gjith komentuesit . te pakten gjdo kush ka drejt ta shpre mendimin e tij , por feja dhe shkenca jan dy sene te ndryshme e shumica juaj qe keni qe po e mani veten si fetar se pari duhet lexuar a pastaj te ben lidhje mes fes dhe shkences , she shumica e neve shqiptarve folim me gojdhen e sot i ka ardhu fundi ksaj pune sot gjdo kush mund te lexoj . ka kaluar koha kur letrat u dasht mi qu te hoxha mi lexu mu shpre ma thjesht. po shumica prej shush qe beni lidhje mes fes dhe shkences e keni kry shkollen me kater fletore e le qe nuk keni lexu libra te fes pavarsisht ciles fe.

Nga : Arberi Prej : Tetove
19.12.2011 02:17
Per ty fakti ,zvicer.
Shume gabim dhe injorant jeni ju qe ,cdo here,e them cdo here ne forume e cekni numrin e konvertimeve ne muslimen.
Kjo asht mevertete injorante nder neve shqipaterve,
Me cka krenohesh ti ore zoteri me konvertime.
Fete dhe besimet te tria monoteiste jan "politike" dhe shenderim i mentaliteteve njerezore ne kohera te ndryshme.
Muhamedi e perhapi ne fillim me shpate,dhe dhune e placke,njisoj turqit.
Krishteri i u perhap me dashuri,miresi dhe letra te apostujve te Krishtit.E jo me shpate dhe mbytje njerezish.
Krishterimi eshte nje menyre jete (mode jetesore)menyre e nje jetese me ato kushte qe jane caktue,liri denokraci respekt dhe dashuri ndaj njani tjetrit.
Mos per mend palidhje sene sa zotera besojne njerezit..
Me se e verteton ti feja muslimane asht reale,mos ke shkue atje dhe e ke pare.
Ja injoranca yte ska kufi.

Nga : dardan Prej : stockholm
18.12.2011 23:21
Shkenca e ben punen e saje ........e Zoti punen e vet.
Ne Kuran shkruan shume mire diku ne fillim Meso Lexo Perparo-ose (studjo).
Zoti kur njeriu mundohet ,ai edhe per mund e shperblen.
E sa i perket botes Arabe pajtohem me Tetoven se ata kan devijuar nga rruga e Allahut ska diskutim kurse ajo bote eshte po aq larg nga shkenca sa jemi edhe ne Shqiptaret .

Te rrespektojm Zotin me kulturen tone Shqiptare e jo me ate Arabe .
Pershendetje per te gjith bashkatdhetaret .
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja