Ndërlidhjet

Kosova, vend transit i narkotikëve


Harta e Kosovës
Harta e Kosovës

Kosova


Kosova është kryesisht shtet tranzit për drogat që kanë destinacion Evropën dhe nuk është prodhues narkotikësh dhe policia nuk ka gjetur se në Kosovë rafinohet droga apo ka laboratorë për prodhimin e tyre.

Qeveria e Kosovës përballet me sfida në luftimin e trafikimit të narkotikëve, për shkak të zonave të pakontrolluara kufitare dhe korrupsionit të mundshëm.

Qeveria e Kosovës në korrik të 2009 ka miratuar strategjinë kundër narkotikëve e cila përfundon në 2012. Një strategji e re qershor 2012- qershor 2015 është duke u shqyrtuar aktualisht.

Kosova ka bërë përparim në iniciativat kundër substancave narkotike në vitin 2011, kryesisht duke përmirësuar koordinimin në mes të agjencive të përfshira.

Heroina dhe drogat tjera hyjnë në Kosovë kryesisht përmes Afganistanit, përmes Turqisë dhe Lindjes së Mesme dhe përmes Maqedonisë, ndërsa kokaina dhe marihuana hyjnë përmes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Statistikat e Policisë së Kosovës tregojnë se që nga janari deri në shtator të 2011, më së shumti është zënë sasi e marihuanës, (96.8 kg), pasuar nga heroina (33.1 kg) dhe kokaina (2.6 kg).

Sfidat për policinë në uljen e furnizimeve kanë të bëjnë me burimet e kufizuara, rrethi i ngushtë familjar, strukturat klanore, që pengojnë hetimet dhe një mungesë e përgjithshme e prokurorëve qe merren vetëm me krimet narkotike.

Statistikat për konfiskimin, arrestimin dhe përndjekjen janë në masë të madhe të pabesueshme dhe jokonsistente.

Ngjashëm të pasigurta janë edhe shifrat e përdoruesve të drogës në Kosovë, edhe pse një Organizatë Joqeveritare e quajtur “Labirinti” thotë se janë diku 10 mijë deri në 15 mijë përdorues.

Sa i përket politikave qeveritare, Kosova nuk inkurajon trafikimin e drogës dhe asnjë zyrtar nuk dihet të jetë marrë me aktivitete të tilla.

Derisa ligjet ndalojnë korrupsionin që do të mund të ndihmonte trafikimin e narkotikëve, ekzistojnë dyshime se narkotikët lëvizin në Kosovë me kamionë, autobusë dhe makina private, shpesh me lejen e zyrtarëve doganorë, të cilët marrin mito për të mbyllur njërin sy.

Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, dhe rrjedhimisht është e kufizuar në nënshkrimin e marrëveshjeve vetëm me ato shtete që e njohin.

Kosova bashkëpunon dhe shkëmben informacione me fqinjët përmes takimeve joformale bilaterale dhe multilaterale.

Policia e Kosovës thotë se shkëmbimi i informacioneve me Shqipërinë dhe Maqedoninë është i mirë. Janë duke u zhvilluar negociata për të nënshkruar marrëveshje edhe me Malin e Zi.

Kosova merr ndihmë teknike dhe trajnime përmes programeve OPDAT dhe ICITAP, të themeluara nga administrate e Shteteve të Bashkuara.

Qeveria e Kosovës duhet të bëjë përpjekje që të ofrojë trajnime dhe të financojë programet kundër substancave narkotike për uljen e trafikimit të tyre.

Policia e Kosovës dhe prokurorët duhet të rrisin kapacitetin e tyre në kryerjen e hetimeve dhe përndjekjeve të trafikantëve të drogës, të krimit të organizuar dhe spastrimit të parave si dhe të çrrënjosë trafikimin ilegal. Kjo mund të kërkojë që lufta kundër narkotikëve të vihet si prioritet i lartë.

Vazhdimi i ndihmës ndërkombëtare dhe një nivel i lartë i vëmendjes dhe një koordinim i Qeverisë së Kosovës, do të çonte përpara objektivat e Kosovës në luftën kundër narkotikëve.


Shqipëria


Përpjekjet në luftën kundër narkotikëve kamë vazhduar të jenë të përziera në vitin 2011 në Shqipëri.

Konfiskimi i drogave dhe përndjejkja e trafikantëve ka vazhduar të jetë e njëjtë sikurse vitin paraprak, por përpjekjet kanë vazhduar të pengohen nga mungesa e resurseve, korrupsioni dhe vullneti politik.

Shqipëria është kryesisht vend tranzit për në Evropën Perëndimore. Grupet e krimit të organizuar kanë shfrytëzuar pëparësinë për vendndodhjen strategjike të Shqipërisë, kufijtë e hapur dhe mungesën e sundimit të ligjit.

Përveç, kanabisit, Shqipëria nuk njihet për prodhimin e ndonjë droge tjetër ilegale.


Maqedonia


Maqedonia as nuk është prodhues i madh e as pikë e madhe tranziti për drogat ilegale.

Qeveria e këtij vendi ka raportuar një rënie në sasinë e konfiskuar të narkotikëve.

Maqedonia shtrihet në rrugën e Ballkanit, që përdoret për të shpërndarë heroinën afgane në Evropën Perëndimore.

Hashishi dhe marihuana e prodhuar në Shqipëri, po ashtu kalojnë nëpër Maqedoni, por në drejtimin e kundërt, për në Turqi dhe në Greqi.

Drogat sintetike në Maqedoni hyjnë përmes Bullgarisë dhe Serbisë si dhe prej Holandës.


Serbia


Serbia është vend i rëndësishëm transit për narkotikët krahas korridorit tradicional ballkanik duke u nisur nga Afganistani, Azia Qendrore, Ballkani, deri në Evropën Qendrore dhe atë Perëndimore.

Heroina afgane dhe marihuana e Shqipërisë që kalon nëpër Mal të Zi, janë drogat kryesore ilegale që përmes Serbisë përfundojnë në vendet tjera.

Sasi të vogla të kokainës po ashtu hyjnë në Serbi.

Qeveria e Serbisë beson se grupet e organizuara kryesisht trafikojnë kokainën direkt nga Amerika Jugore për në Evropën Perëndimore. Shqetësim mbetet edhe trafikimi i drogave sintetike.


Mali i Zi


Mali i Zi është një shtet i rëndësishëm tranzit për drogat ilegale që qarkullojnë në Evropën Qendrore dhe Perëndimore përgjatë rrugës ballkanike.

Një lloj i zgjedhur i marihuanës së Shqipërisë dhe heroinës së Afganistanit janë drogat që trafikohen më së shumti në këtë vend.

Kokaina trafikohet përmes detit dhe rrugëve ajrore nga Amerika Jugore për në Mal të Zi, me një përfshirje të madhe të qytetarëve malazezë, qoftë si organizatorë, qoftë si korrierë.

Përderisa një pjesë e vogël e kokainës mbtetet për konsumim të brendshëm, pjesa tjetër dërgohet në Evropën Qendore dhe Perëndimore.
XS
SM
MD
LG