Ndërlidhjet

Veriu zbeh Kushtetutën e Kosovës


Nëntë prill, 2008.
Nëntë prill, 2008.

Moszbatimi i Kushtetutës së Kosovës në pjesën veriore mbetet sfida kryesore katër vjet pas miratimit të aktit më të lartë juridik të shtetit më të ri në Evropë.

Kjo sfidë, konsiderohet si politike, ku në komunat veriore të banuara me shumicë serbe vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele të pushtetit mbi ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë.

Profesori i të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami thotë se ka tri mundësi të zbatimit të kushtetutshmërisë në veri, duke u nisur nga shpërbërja e strukturave ilegale atje, e deri te mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe konstituimi i organeve të reja komunale në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Parakusht për shtrirjen e Kushtetutës atje është shpërbërja e strukturave jo- kushtetuese dhe jo-ligjore.
Parakusht për shtrirjen e Kushtetutës atje është shpërbërja e strukturave jo- kushtetuese dhe jo-ligjore. E dyta, është themelimi i institucioneve legjitime e ligjore me formimin e komunës veriore të paraparë edhe me Dokumentin e Ahtisarit dhe me Kushtetutë; dhe segmenti i tretë është parandalimi i çfarëdo zgjidhje të veçantë për veriun , sepse çfarëdo zgjidhje që del jashtë planit të Ahtisarit dhe Kushtetutës cenon rendin unik kushtetues, cenon pavarësinë, integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, thotë Bajrami.

Ndërkohë, profesori dhe eksperti i çështjeve kushtetuese juridike, Riza Smaka, mendon se në veri ka një problem më të madh sesa një zbatim i Kushtetutës.

Ai thotë se atje kemi të bëjmë me një problem të raportit të forcave, ku Kosova ende nuk ka kapacitete për t’u ballafaquar dhe zgjidhur një problem të tillë.

Veriu është punë e madhe, kafshatë e madhe për neve. Unë kurrë se kam qortuar qeverinë në këtë pikë, sepse ne së pari nuk kemi armatë. Kjo është çështje e raportit të forcave”, thotë Smaka.

Në ditën e Kushtetutës, presidentja Atifete Jahjaga përmes një deklarate me shkrim thotë se duke u mbështetur mbi këtë dokument fundamental, Kosova po ndërtohet mbi bazat e një shteti ligjor.

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria duhet të shtrihen në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe tri komunat në veri të vendit, dhe qytetarët e shtetit tonë, pavarësisht përkatësive të tyre, duhet të ndjehen të barabartë dhe të mbrojtur me Kushtetutë”, thuhet në deklaratën e presidentes.

Në këtë ditë, edhe lideri i opozitës, Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ka lëshuar një deklaratë ku ai thotë se është obligim i përgjithshëm i institucioneve, partive politike, shoqërisë civile dhe qytetarëve të vendit, që të punojnë me të gjitha kapacitetet për shtrirjen e kushtetutshmërisë në të gjithë vendin.

Kosova është unike dhe rendi i saj kushtetues është unik për tërë territorin e Republikës”, thuhet në deklaratën e Mustafës.

Pas katër vjet të miratimit të saj, Kushtetuta është në procesin e amandamentimit.
Profesori Arsim Bajrami, është edhe kryetar i Komisionit për ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Kosovës.

Ai thotë se këto ndryshime po sjellin si përfundim dy rezultate kryesore.

Tani është në përmbyllje procesi i amandamentimit të Kushtetutës në dy segmente. Në segmentin e kalimit nga një president parlamentar në një president popullor për çka janë përgatitur edhe amendamentet dhe segmenti i dytë është përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë, gjë që kërkon edhe ndryshime adekuate kushtetuese për të mundësuar bartjen e plotë të kompetencave nga institucionet ndërkombëtare tek ato vendore”, thekson Bajrami.

Në anën tjetër, profesori Riza Smaka thotë se Kushtetuta nuk po shkelet vetëm në veri, por ajo është bërë objekt shkeljesh edhe në nivelet më të larta.
Për t’iu ngjitur fusnota, ishte dashur që më së paku të debatohej në Kuvend të Kosovës.
Kurse, një segment me rëndësi të shkeljeve ai e sheh edhe në dialogun Kosovë – Serbi, te rasti i fusnotës dhe mos ratifikimit të marrëveshjeve të arritura nga Parlamenti dhe presidentja e vendit.

Për t’iu ngjitur fusnota, ishte dashur që më së paku të debatohej në Kuvend të Kosovës. Madje, de jure ishte dashur të bëhet amandamentim i nenit dhe të thuhej Republika e Kosovës me fusnotë – këtë e këtë”, thekson Smaka.

Kushtetuta e Kosovës është miratuar më 9 prill të vitit 2008, përderisa ajo kishte hyrë në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Për këto katër vjet të Kushtetutës, profesori Arsim Bajrami rikujton se përveç agresionit kushtetues të Serbisë në veri, një sfidë tjetër e zbatimit të Kushtetutës ka të bëjë me vet shtetin e Kosovës, i cili, sipas tij, duhet të jetë ai që fillimisht do ta zbatojë Kushtetutën para se e njëjta gjë t’u kërkohet edhe qytetarëve.
XS
SM
MD
LG