Ndërlidhjet

IHT: Një precedent i mjerë në Francë*


Nikolas Sarkozi
Nikolas Sarkozi
“International Herlad Tribune”


Zgjedhjet e së dielës në Francë nuk do të vendosin presidentin e ardhshëm, por më shumë kanë gjasa të ofrojnë një precedent të mjerë, që kombinon pajtueshmërinë e zymtë të së majtës dhe të djathtës ekstreme.

Sarkozi dhe Holland janë të prirë të fitojnë nga 26 deri në 29 për qind të votave në raundin e parë, në mesin e 10 garuesve.

Kjo do të thotë se nëse vlerësimet e përafërta flasin për 16 deri në 18 për qind për Le Penin dhe 15 për qind për Melenshonin, totali i ekstremizmit mposht cilindo kandidat konvencional.

Kjo është një shtyllë e mjerueshme politike në një vend të rëndësishëm, që lufton për të ruajtur ndikimin në botë.

Melenshon, i cili ka mbështetjen e Partisë Komuniste, tërheq francezët me premtimet për një “rebelim”, i cili në kohën kur vendi flet për kursime të mëdha, do të krijonte 500,000 vende pune në çerdhet publike të fëmijëve, 200,000 apartamente me qira më të ulët në vit, ribursim të të gjitha shpenzimeve individuale shëndetësore dhe status të rregulluar për 800,000 punëtorë të shërbimit publik, të cilët aktualisht janë pa kontrata të përhershme.

Nuk është e qartë se si fronti i majtë do t’i trajtojë këto shpenzime.

Melenshon po ashtu i ka përshkruar Shtetet e Bashkuara si “problemin kryesor të botës” dhe ai e do largimin nga Mesdheu të Flotës së Gjashtë Amerikane.

Ai ka thënë se Hugo Çavez i Venezuelës është një hero, se pushtimi i Tibetit nga ana e Kinës ka qenë i drejtë dhe se Kuba nuk është regjim diktatorial.

Në universin politik të Francës, ku askush nuk ka nevojë të tregojë një përqindje të konsiderueshme të së vërtetës, të bësh fantazi është një alternativë e lehtë.

Problemi te Melenshon është se rutina e tij po tregon se bën punë në zgjedhjet e Francës 2012.

Siç ka thënë edhe Daniel Kon-Bendit, politikan i krahut të majtë, “ai ka pasur sukses në rikthimin e nostalgjisë kombëtare për konfliktin e vjetër të klasave dhe të traditës statiste”.

Dhe, derisa roli Melnshonit refuzon realitetin, Fronti Kombëtar i Marinë Le Pen thërret instinktet franceze në drejtim të fanatizmit. Edhe kjo duket se bën punë.

Me më pak zhurmë se babai i saj, ajo bën mesazhe kundër emigracionit. \

Disa hulumtime më 10 prill kanë treguar se shumë votues nga mosha 18 deri në 24 vjeç do të votonin për të në zgjedhjet presidenciale të së dielës.

Prandaj, kë duhet fajësuar për përkuljen e Francës ndaj ekonomisë bizare dhe paragjykimeve të grimosura?

Një shpjegim i shpejtë mund të jetë se, mbi të gjitha, kjo është një shoqëri e lashtë dhe fleksibile, e cila ka krijuar emblemat ironike mbi joshjet egoiste dhe vetëshkatërruese, siç është thënia "nostalgji për baltën".

Holland duket se ka justifikuar reflekset e ekstremit të majtë me thirrjen për një normë tatimore prej 75% në të ardhurat mbi 1 milion euro.

Nga ana tjetër, taktikat e Sarkozisë kanë qenë të rrisë votat e frontit të majtë dhe të zvogëlojë ato të Hollandit në raundin e parë, me komplimentet për Melenshonin.

“Sa i përket qasjes së tij në gjërat që kanë të bëjnë me njerëzimin, nuk kam ankesa”, ka thënë Sarkozi. (v.t.)


*Titulli është përshtatur nga redaksia
XS
SM
MD
LG