E hënë, tetor 20, 2014 Kosova 23:09

Rajoni

Maqedoni: Probleme ndëretnike me emra shkollash

Shkollë në Maqedoni...
Shkollë në Maqedoni...
Pesë shkolla të komunës së Çairit të Shkupit kanë zëvendësuar emrat e maqedonasve me emra të personaliteteve shqiptare, por këto vendime të tyre nuk janë miratuar ende nga Ministria e Arsimit.

Kjo e fundit ka kërcënuar shkollat me gjoba te larta nëse deri nuk i kthejnë tabelat me emrat e vjetër të shkollave.
 
Por, drejtuesit e shkollave shprehën se kanë respektuar të gjitha procedurat për ndërrimin e emrave të shkollave dhe se ai që shkel ligjin është vetë ministri i Arsimit, që nuk respekton vendimin e këshillit të komunës nën kompetencë të së cilës kanë komunat sipas ligjit për qeverisje lokale.

Inspektorati shtetëror pranë dikasterit të Arsimit të Maqedonisë do të presë që të skadojë afati kohor prej tetë ditësh, i përcaktuar me ligj, dhe më pas ne si Drejtori e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit do të realizojmë një inspektim mbikëqyrës dhe brenda kësaj jave do të mund të marrim vendim tjetër, gjegjësisht të përsëritet gjoba në të holla për drejtuesit e shkollave përkatëse”, ka sqaruar Nadica Nikolloska, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror për Arsim.

Ndryshe, drejtorët e pesë shkollave fillore të Komunës së Çairit të Shkupit, që kanë zëvendësuar pllakat me emrat e heronjve maqedonas me emra të rinj të heronjve shqiptarë , theksuan se nuk kanë ndërmend të heqin pllakat e reja dhe se ai që shkel ligjin është ministri i Arsimit Pançe Kralev i cili ende nuk ka firmosur statutet e shkollave me emrat e lartpërmendur, njëherësh duke mos e përfillur vendimin e Këshilli Komunal të Çairit sjellë më 26 janar të këtij viti, kompetencë të së cilës janë shkollat në fjalë, sipas ligjit për vetëqeverisje lokale

Pllakat nuk mund t`i heq unë si drejtor, sepse të njëjtat nuk janë ndërruar vetëm me vullnetin tim, por janë ndërruar duke respektuar një procedurë të gjatë, me kërkesë të këshilli të prindërve dhe kërkesë të këshillit të shkollës. Njëkohësisht, unë nuk e shoh të arsyeshme kërkesën për heqjen e pllakave me emrat e ri të shkollave, sepse unë nuk jam ai që mund të vendos për një gjë të këtillë, por vendosin instanca më të larta të cilat janë mbi drejtorinë”, shpjegoi Kadri Agushi drejtori i shkollës Ismail Qemali, që më parë mbante emrin heroit maqedonas Rajko Zhizinfof. .

Kadriu rikujtoi se me ndryshimet ligjore, themelues të shkollave janë komunat, dhe janë pikërisht ata ato të cilat vendosin edhe për emrat e shkollave nëse qytetarët kërkojnë që ato të ndryshohen.

Por edhe përkundër kësaj, ministri i Arsimit Pançe Kralev mbetet në qëndrimin e tij se vendosja e tabelave me emrat shqip të shkollave është në kundërshtim me ligjin.

Ai me këtë rast ka ripërsëritur qëndrimin e tij se për kreun komunal dhe drejtorët e shkollave do të pasojnë dënime nëse nuk i heqin tabelat e reja.

Nga ana tjetër, ish ministri e Arsimit, Sulejman Rushiti, në tensionimin e raporteve mes partnerëve të koalicionit, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, sa i përket riemërtimit të shkollave në komunën e Çairit, nuk nuk sheh aspak problem për respektimin e procedurave, por sipas tij, bëhet fjalë për një atmosferë të fushatës parazgjedhore që zakonisht sjell përfitime kur luhet në letrën nacionaliste.

Vlerësoj se këto probleme të cilat janë hapur, do të shuhen, gjegjësisht do të mbyllen, pas zgjedhjeve eventuale të parakohshme parlamentare për të cilat duket se partnerët e koalicionit përgatiten për t’u futur në proces të parakohshëm zgjedhor”, theksoi Rushiti.

Por sipas ish ministrit tjetër të Arsimit, Nenad Novkovski, procedurat për ndërrimin e emrave të shkollave nuk janë respektuar, megjithatë ai shtoi se problemi nuk mund të zgjidhet në bazë të ndjekjes së rrugëve institucionale, por përmes politikës, sepse sipas tij,  po politika e ka nxitur këtë çështje si problem.

Sipas të gjitha gjasave, e gjithë kjo situatë e krijuar ka të bëjë me faktin se politika ka nevojë për të nxitur reaksione, është më se evidente se sistemi nuk funksionon sipas normave që njeh demokracia”, u shpreh Novkovski.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum