E shtunë, korrik 26, 2014 Kosova 07:06

Bota

Zgjerohen protestat në Lindjen e Mesme

Protestat në Tunizi
Protestat në Tunizi
RFE /RL
Misionet diplomatike amerikane në botën myslimane, me gjasë, mund ta presin ditën e katërt të protestave kundër një projekti filmik privat, që tallet me profetin Muhamed.

Mendohet se kritike është koha pasi të falet Xhumaja, që zakonisht është periudhë e demonstratave në Lindjen e Mesme dhe në Afirkën e Veriut.

Tashmë është raportuar për përleshje të reja ndërmjet policisë dhe demonstruesve afër ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kajro të Egjiptit, pasi Vëllazëria Myslimane ka ftuar për “protesta të qeta” në gjithë Egjiptin për sot.

Policia në këtë vend ka përdorë gaz lotjsellës për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët gjuanin me gurë.

Të enjten, në Egjipt janë plagosur 224 njerëz gjatë protestave të ndërlidhura me filmin.

Presidenti amerikan, Barak Obama, tha mbrëmë se pret që qeveria e Egjiptit të ndohmoj në mbrojtjen e Ambasadës amerikane në Kajro.

“Sigurisht se në këtë situatë, ajo që ne presim është se ata kanë përgjegjësi për insistimin tonë që ambasada jonë të mbrohet, që personeli jonë të mbrohet. Nëse ata ndërmarrin aksione që indikojnë se ata nuk i marrin këto përgjegjësi, sikur të gjitha vendet ku ne kemi ambasada, mendoj se atëherë ky do të ishte problem i madh”, tha Barak Obama.

Policia në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakartë, ishte në gjendje alarmi të premten, ndërsa liderët fetarë dhe ata qeveritarë kanë bërë thirrje për qetësi.

Afro 20 protestues brohorisnin në demonastratën paqësore afër Ambasadës amerikane në Kualla Llumpur të Malajzisë.

Thirrje për protesta  janë bërë edhe në Bangladesh, Iran, Irak, në Rripin e Gazës, në Kuvajt, pastaj në Sudan dhe në Tunizi.

Një proterstues palestinez i paidentifikuar e ka kritikuar filmin e buxhetit të ulët, që është xhiruar privatisht në Shtetet e Bashkuarta.

“Ne e hedhim poshtë këtë film dhe synimin e tij për dëmtimin e raporteve dhe që t’i paraqes arabët dhe myslimantë si terroristë”, tha ky protestues palestinez.

Ky film, pjesërisht, është fajësuar për valën e protestave, që filluan me demonstarata të dhunshme në Libi dhe Egjipt.

Gjatë protestës në Bengazi të Libisë, militantët e sulmuan Konsullatën amerikane dhe i vranë katër diplomatë, përfshirë ambasadorin në Libi, Kristofer Stivens.

Më 13 shtator katër shtetas të Jemenit janë vrarë gjatë një proteste në Sana.

Lideri i Libisë. Muhamed Magarief. dhe presieenti i Jemenit, Mansur Hadi, i kanë dënuar protestat.

Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, tha se mbështetja e perëndimit për lëvizjet anti-qeveritare në botën arabe po shkakton jostabilitet.

“Gjithmonë e kam ngritur shqetësimin tonë se duke i mbështetur këto grupe të armatosura, ne mund të shkojmë në situatë absolute pa dalje. Ne nuk e dimë objektivin final të këtyre luftëtarëve të lirisë. Ne jemi të frikësuar se rajoni mund të zhytet në kaos, që aktualisht po ndodhë”, tha Vlladimir Putin. (f. b.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum