Ndërlidhjet

Cana, Shaqiri, Xhaka e Behrami i shkruajnë FIFA-s për Kosovën


FIFA
FIFA
Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana, dhe ata të ndërkombëtares zvicerane Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami janë në mesin e futbollistëve që kanë mbështetur fushatën e Kosovës për të drejtën e saj për të luajtur në ndeshjet futbollistike ndërkombëtare.

Lojtarët kanë nënshkruar një deklaratë, e cila i është dërguar presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter si pjesë e kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës që ekipet e saj të lejohen të luajnë ndeshje miqësore ndërkombëtare.

“Ne mbështesim plotësisht dhe pa kushte të drejtën e futbollistëve dhe klubeve nga Kosova që të luajnë futboll ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën, një kopje e së cilës i është dërguar agjencisë Reuters.

Kosova një shtet i njohur nga 91 shtetet në 6 kontinente dhe e pranuar nga organizatat si FMN dhe Banka Botërore, nuk mund të krahasohet me territoret tjera në Evropë dhe gjetkë, që aktualisht po pretendojnë pjesëmarrje të njëjtë në futbollin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

“Ne mbështesim FFK-në në këtë betejë për zbatimin e parimeve që gjenden në statutet e FIFA-s: drejtësi, respekt, mosdiskriminim, refuzim të ndërhyrjes politike dhe universalitet në futboll”.

Shaqiri, që luan tani për Bayern Munich, Xhaka për Borussia Moenchgladbach dhe Behrami e Cana për Lazio-n kanë rrënjë kosovare.

Edhe pesë futbollistë të tjerë shqiptarë kanë nënshkruar deklaratën, përfshirë futbollisten që luan për kombëtaren gjermane, Fatmire Bajramaj.

FIFA është pajtuar në parim në muajin maj që ta lejojë Kosovën të luajë ndeshje miqësore, derisa pritet që të martën e ardhshme të takohet për të diskutuar mënyrën se si ta zbatojë këtë vendim.(a.i.)

Marrë nga agjencia Reuters.
XS
SM
MD
LG