E mërkurë, prill 16, 2014 Kosova 18:21

Kronika

Shpërfaqen pretendimet serbe për Kosovën

Republika e Kosovës
Republika e Kosovës
Madhësia e shkronjave - +
Deklarata e kreut të Qeverisë së Serbisë, Ivica Daçiq, se “ndarja e Kosovës është zgjidhja e vetme reale”, nuk ka bazë reale, por përmes këtij qëndrimi Daçiq paralajmëron pozicionimin e Serbisë në dialogun e mundshëm me Kosovën, vlerësojnë njohësit e rrethanave dhe zhvillimeve politike në Kosovë.

Sipas tyre, kjo tregon se çfarëdo dialogu në të ardhmen, Kosova dhe Serbia e shohin prej dy këndeve krejtësisht të kundërta, që do të thotë se Kosova e sheh dialogun si një proces për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërkaq, kjo e fundit e sheh si një mundësi tjetër për ta cenuar dhe mohuar shtetin e Kosovës, si dhe ta destabilizojë atë.



Politologu Behlul Beqaj, thotë se deklarata e kryeministrit serb, Daçiq, nuk është befasuese, pavarësisht kundërshtimeve që kanë autoritetet e Kosovës, por edhe bashkësia ndërkombëtare lidhur me ndryshimin e kufijve.
Megjithatë, deklarata e fundit (e Daçiqit), e zbulon natyrën e mirëfilltë të pretendimeve serbe karshi Kosovës.

“Realisht, indikacione të tilla ka paralajmëruar qysh më herët kryeministri aktual serb, ndonëse, objektivisht, në Serbi është një konfuzion rreth çështjes së Kosovës. Megjithatë, deklarata e fundit (e Daçiqit), e zbulon natyrën e mirëfilltë të pretendimeve serbe karshi Kosovës”.

“Por, kjo nuk është aq shumë me rëndësi sa është me rëndësi edhe një deklaratë, të cilën kohë më parë e pati dhënë ish-koordinatori i Paktit të Stabilitetit, zoti Busek, që ndërlidhet me mundësinë e koordinimit të veprimeve që kjo ide të ketë mbështetës sa më të mëdhenj dhe eventualisht të bëhet sa më reale”, thotë Beqaj.

Analisti i çështjeve politike, Ardian Arifaj, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillimin e Politikave-KIPRED, thotë se kryeministri serb, Daçiq, e ka të qartë që opsioni i ndarjes së Kosovës përjashtohet kategorikisht nga elita politike në Kosovë, por sidomos nga bashkësia ndërkombëtare, e cila i frikohet një efekti domino që do të mund të shkaktonte ndarja e Kosovës.

“Kjo (deklarata e Daçiqit) shumë më tepër ka gjasa që të jetë një pozicionim i Serbisë para bisedimeve, në të cilat ata presin që do të bisedohet edhe për veriun e Kosovës, me synimin që të nxjerrin një zgjidhje që i ofrohet sa më shumë ndarjes së Kosovës - pra, një autonomi sa më të madhe, një shkëputje sa më të madhe të veriut të Kosovës nga Prishtina”, shprehet Arifaj.

Në anën tjetër, ditë më parë, drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandër Vulin, ka deklaruar se Beogradi dëshiron vazhdim të bisedimeve me Prishtinën, por pa kurrfarë parakushtesh.

Njohësit rrethanave dhe zhvillimeve politike, vlerësojnë se deklaratat e zyrtarëve të lartë serbë, siç është edhe kjo e fundit e Daçiqit, në njëfarë forme janë parakushte, të cilat ata po përpiqen t’i vendosin.

Megjithëkëtë, politologu Beqaj thotë se Serbia nuk është në pozicion që të vërë kushte ose parakushte për vazhdimin eventual të dialogut me Kosovën.

“Këto janë më shumë prekje të pulsit për gatishmërinë e faktorëve që janë pjesëmarrës në dialog, apo të atyre që e mbështesin dialogun. Por, gjithsesi, unë mendoj se hapja eventuale e çdo kushti nga njëra anë, duhet të nënkuptojë edhe hapjen e kushteve nga pala tjetër”.

“Në rastin konkret, nëse eventualisht mendohet për veriun, atëherë, në mënyrë definitive, duhet të mendohet edhe për Luginën e Preshevës, për arsye të parimit, të reciprocitetit dhe të drejtësisë”
, thekson Beqaj.

Ndryshe, autoritetet e Kosovës kanë ripërsëritur qëndrimin se në dialogun eventual me Serbinë çështja e veriut të Kosovës përjashtohet si temë.

Analisti Arifaj thotë se dialogu nuk ka alternativë, por qëndrimi i zyrtarëve kosovarë është inkurajues, ashtu siç është edhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare.
Edhe më inkurajuese janë sinjalet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare - tash së voni, herën e fundit, nga Bundestagu gjerman, me shtatë pikat (kushtet) që ia ka drejtuar Serbisë...

“Edhe më inkurajuese janë sinjalet që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare - tash së voni, herën e fundit, nga Bundestagu gjerman, me shtatë pikat (kushtet) që ia ka drejtuar Serbisë, me të cilat kërkon, ndër të tjera, atë që është kërkuar edhe më herët nga shumë zyrtarë të BE-së, që Serbia të zbatojë së pari marrëveshjet e arritura deri më tash dhe sidomos, për t’i hapur rrugë çfarëdo dialogu të drejtë dhe çfarë e kërkon edhe Prishtina në të ardhmen, ta largojë prezencën e vet ilegale nga veriu i Kosovës”, potencon Arifaj.

Sido që të jetë, Serbia tashmë është në pritje të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për të cilën gjë zyrtarët evropianë i kanë vënë kusht normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : dardan Prej : stockholm
24.09.2012 09:57
Qudia e madhe e politikes nderkombtare eshte se nje njeri shume i afert i Diktatorit dhe fashistit Serbe Miloshevic viziton parlamentin Europian, takohet me kreret politik te kesaj bashkesie, dhe me e quditshmja eshte ajo, se ai vazhdon te loboj politiken e punedhenesit te mehershem te tije te quajtur Miloshevic.
Miropor tani si Punedhenesi i vet ai perfaqson politiken dhe shtetin Serb.
Qudia e kesaj qudie per tu bere edhe me e madhe eshte ajo se po kjo bashkesi dhe miqe Kosovare qe ne kohen e ekzodit te Kosovareve ishin perkrah popullit te saj....
Dalin me komente dhe intervista se si e kan moderuar kete fashist ,mirpor deklaratat dhe kerkesat politike te tija kan ngelur fashiste dhe raciste...Dacic eshte vete karma e Miloshevic...

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JECEY,USA.
23.09.2012 20:03
E VERTETE E CUDITSHME DHE INJORUESE EDHE NEVERITESE-SIC ISHTE DEKLARATA E KRYEKRIMINELIT MILLOSHEVIQ DHENE NE GJYGJIN E HAGES KUR THOTE:KUR ME TERE FORCEN E SULMUAM DHE E SHKATERRUAM UCK-KETO BANDA TERRORISTE ATEHERE ME ERDHEN FALENDERIME PREJ SHUME VENDEVE EDHE TE EUROPES QE E ASGJASUAM PERGJTHMONE TE JETES PROBLEMIN SHQIPTARE NE BALLKAN?! SHI, TANI QE KY KRYEKRIMINEL; DEM I MADHE QE NUK DOLI PARA GJYGJIT PER GJENOCIDE DHE HOLLOKAUSTE CFAROSESE TE TERE NJE POPULLI DHE KOMBI TE VETMIT ISH ZOT TE TROJEVE TE VETA ME MILENIUME SHEKULLORE QE NGA
PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARIA SHQIPTARE!! POR; EDHE ME TRAGJEDI; SI PER EUROPEN EDHE TERE BOTEN E SOTME
DEMO(N)KRATIKE; QE EDHE SOT QE 13 VITE TE ZEZA FAQE ZEZA NPER BREZA; DUKE VAZHDUAR QE TA FAVORIZOJE TERRORIZMIN KANIBALE QE NUK PO DINE TE NGOPEJ ME GJAK;JETE EDHE TROJE SHQIPTARE;POR, I GJUHEJ MBI QAFE VIKTIMES SE GJORE; QE TA MBYTI DHE TA VARROSI PER SE GJALLI E TERE SHQIPTARINE E MJERE; E TE PA KRAH; TA KALLI TIM E FLAKE MOJ E LIGA DHE SHTRIGA PLAKE!!
TE FALA NJE REFUGJAT LUFTE NGA KOSOVA NE USA.
Në përgjigje

Nga : Anonim
24.09.2012 09:42
Mani kujdes se po te korigjon " stresi ----france "ose ndonje Sociopat