E shtunë, dhjetor 20, 2014 Kosova 08:56

IQ

Shah-mat nga Elham Gërbeshi

Elham Gërbeshi dhe pasioni për shahuni
|| 0:00:00
...  
🔇
X
24.10.2012
Në kuadër të rubrikës sonë të përmuajshme, IQ, nëpërmjet të së cilës prmovohen fëmijët e jashtëzakonshëm në Kosovë, personazhi i këtij muaji është Elham Gërbeshi, një fëmijë me sy të ndritshëm gjashtë-vjeçar.
Elham Gërbeshi dhe pasioni për shahun

Në kuadër të rubrikës sonë të përmuajshme, IQ, nëpërmjet të së cilës prmovohen fëmijët e jashtëzakonshëm në Kosovë, personazhi i këtij muaji është Elham Gërbeshi, një fëmijë me sy të ndritshëm gjashtë-vjeçar. 

Pasioni i këtij vogëlushi është shahu.  Nxënësi i klasës së parë në shkollën fillore ’’Meto Bajraktari’’ në Prishtinë, është vëlla i katër motrave. Një prej vendeve që më së shpeshti viziton është selia qendrore e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, për të luajtur shah.

Shahun ka nisur ta luajë në moshën tre vjeçare dhe që prej atëherë, nuk është ndalur.

Me një qetësi të jashtëzakonshme, goxha i ndrojtur dhe ëmbëlsi në fytyrë, Elhamiu e kaloi një ditë me redaksinë e Radios Evropa e Lirë, për të treguar aftësitë që zotëron.

Ariana Kasapolli - Selani

arianakasapolli+gmail.com

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Arber Prej : Gjermani
13.11.2012 08:10
Shah gjithmon e kom dasht kete loje e asnjeher skom dite me lujt bravo dhe shume suksese per ty!

Nga : Anonim
24.10.2012 21:15
i deshiroj shume fat ketij djaloshi simpatik!

Nga : shpresa Prej : suisse
24.10.2012 18:11
u kenaqa duke e shiku,kete djal te bukur me nje mbiemer qe per mua eshte i veqante,paq shume fat,Zoti te ruajt!

Nga : Anonim
24.10.2012 15:35
shume i mire, zemra e vogel!

Nga : Arta Prej : Prishtine
24.10.2012 14:12
Si pellumb, po duket qe i turpshem :)

Nga : toni
24.10.2012 13:14
mashallah sa i mir
Në përgjigje

Nga : ramize kasumi xhemajli Prej : kalskruna
27.10.2012 15:35
si pllumb zoti ruijt edhe zoti e bekofte