E martë, tetor 21, 2014 Kosova 18:44

Shëndetësi

Një spital për kryeqytetin

QKUK
QKUK
Me Ligjin për kryeqytetin, është propozuar edhe ndërtimi i spitalit të Prishtinës. Me ndërtimin e këtij spitali, do të ulej fluksi i pacientëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Por, mosndërtimi i tij deri tash, ka të bëjë me procedura ligjore.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Isa Mustafa, deklaron se institucioni që ai udhëheq, nuk ka të drejtë ligjore të organizojë shëndetësinë sekondare, derisa të specifikohen gjërat me Ligjin për Prishtinën.

Isa Mustafa, kryetar i PrishtinësIsa Mustafa, kryetar i Prishtinës
x
Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës
Isa Mustafa, kryetar i Prishtinës
“Problemi qëndron kryesisht te ligji, sepse Komuna e Prishtinës me ligj nuk ka të drejtën e organizimit të shëndetësisë sekondare. Ne kemi dhënë një propozim që me Ligjin për Prishtinën, kjo përgjegjësi të bartet në Prishtinë”.

“Kemi biseduar edhe me ministrinë, por problemi është se ligji ka mbetur në sirtar, domethënë nuk është proceduar në Parlament. Krejt problemi është te ligji për Prishtinën ose ndonjë ligj tjetër, i cili do ta autorizonte Prishtinën që si kryeqytet dhe si komunë, të organizojë edhe shëndetësinë sekondare”, thotë Mustafa.

Në anën tjetër, zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë, thonë se sa i përket Ministrisë në fjalë, janë të gatshëm të marrin përsipër obligimet, të cilat i takojnë me ligj.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në këtë ministri,  thotë se për të ndërtuar një spital të tillë, duhet të ketë një studim të mirëfilltë për nevojat reale të qytetarëve, nëse një spital i tillë do të jetë funksional dhe i dobishëm, e në interes të qytetarëve. 

“Para se të merret një vendim që ligjërisht i takon Ministrisë së Shëndetësisë, me ligjin aktual për dhënien e lejes për të ndërtuar një spital, duhet të ketë një studim të mirëfilltë për nevojat reale të qytetarëve, nëse një spital i tillë do të jetë funksional dhe i dobishëm e në interes të qytetarëve. Gjithashtu edhe në aspektin ekonomik nëse komuna ka mundësi ta ngre një institucion të tillë, të sigurojë edhe infrastrukturë dhe kuadër, që do të punonte në një institucion të tillë”.

“Sidoqoftë, Ministria e Shëndetësisë pret që të miratohet ligji për kryeqytetin dhe pastaj do të shohim më qartë se me çfarë hapa do të shkohet. Për Ministrinë e Shëndetësisë nuk është problem lejimi i një spitali të tillë, por duhet të merren në konsideratë edhe nevojat dhe mundësitë financiare që të mbulohet stafi që do të punojë aty, pastaj infrastruktura”, shprehet Hoti.

Por, zyrtarë shëndetësor brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e shohin si të domosdoshëm një spital për kryeqytetin.

Basri Lenjani, ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën Emergjente, thotë se QKUK-ja do të duhej të merrej më shumë me pjesën akademike dhe shkencore, dhe të lirohet nga pacientët e shumtë që frekuentojnë këtë institucion.
...Prishtina ta ketë spitalin e qytetit, në mënyrë që pacientët ta marrin shërbimin mjekësor aty, dhe QKUK-ja do të zvogëlohet nga numri i madh i të sëmurëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.

“Iniciativat për formimin e spitalit të qytetit, kanë qenë menjëherë pas luftës, sepse në vend që QKUK-ja të merret me pjesën akademike dhe shkencore, edhe në ditët e sotme po merret me pjesët ditore, e që nuk i takon. Ne, si staf i QKUK-së, kemi kërkuar që Prishtina ta ketë spitalin e qytetit, në mënyrë që pacientët ta marrin shërbimin mjekësor aty, dhe QKUK-ja do të zvogëlohet nga numri i madh i të sëmurëve që kërkojnë ndihmë mjekësore”, thekson Lenjani.

Përveçse do t’u shërbente qytetarëve të rajonit të Prishtinës, spitali, sipas Lenjanit, do ta lironte edhe Qendrën Klinike Universitare, në të cilën trajtohen edhe rastet, që nuk i takojnë qendrës terciare.

Ariana Kasapolli - Selani

arianakasapolli+gmail.com

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : bajram Prej : Shqiperi
03.11.2012 17:26
I cuditeshem ky artikull qe po lexoj ?!!! Vetem ne shqiptaret si ne Shqiperi edhe ne Kosove kur duam krijojme telashe vetes dhe popullit.
Mendoj se do ishte shume fatlume qe ngercin ligjor per te ngritur nje spital per Prishtinen ta zgjidhnit si ne Tirane, te ndertohet nje poliambulance qendrore me te gjitha akseset ne sherbimin mjekesor, duke i dhene aksesin e nje spitali modern,c'ka do te ishte zgjidhja me e shpejte ne kete rast.
Me shume dashamiresi nga Bajrami ne Shqiperi.