E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 22:20

Bota

Opozita siriane mblidhet në Katar

Pjesëtarë të opozitës siriane
Pjesëtarë të opozitës siriane
RFE /RL
Qindra personalitete të opozitës siriane do të fillojnë një konferencë pesëditëshe në Doha të Katarit.

Në diskutime do të shtrohet propozimi i mbështetur nga SHBA për një ekip të ri udhëheqës 50 anëtarësh, me më shumë përfaqësues që vijnë brenda Sirisë.

Nën planin e quajtur Iniciativa Kombëtare e Sirisë, udhëheqësia e re do të përfshijë përfaqësues të armatës së Lirë Siriane, grupet politike dhe këshillat lokalë në Siri.

Burhan Ghalioun, një anëtar i lartë i Këshillit Kombëtar të Sirisë tha të shtunën se grupi është i gatshëm ta shqyrtojë idenë, por nuk ka vendosur ende për të.

Zyrtarët amerikanë janë ankuar se mosuniteti në mesin e opozitës ka mbajtur peng përfshirjen më të madhe ndërkombëtare prapa opozitës në luftën e saj për ta rrëzuar Bashar Assad-in.

Ndërkohë, televizioni shtetëror sirian raportoi se një bombë ka shpërthyer në afërsi të njëhoteli të madh në Damask.

Të paktën 11 persona raportohet të jenë lënduar nga shpërthimi përballë hotelit Dama Rose, i cili në të kaluarën është përdorur nga monitoruesit e OKB-së.

Kjo zonë është pjesë edhe e disa qendrave të ndryshme të sigurisë dhe e selisë qendrore ushtarake të qeverisë.

Lufta civile në Siri po vazhdon që nga marsi i vitit të kaluar kur filloi kryengritja opozitare për rrëzimin e presidentit Bashar al Asad.

Të shtunën, kryengritësit sirianë kanë lansuar një sulm masiv kundër një baze ajrore të qeverisë, që përdorej për të sulmuar pozicionet e kryengritësve.

Sulmi në bazën ajrore të Taftanazit vjen derisa kryengritësit po synojnë të marrin kotnrollin në zonën në mes të Alepos dhe Damaskut.

Sulmi, që u shfaq në një video të postuar në interent, nuk u konfirmua nga burime të pavarura.

Ditë më parë kryengritësve kryen një sulm, mbi nje baze ajrore rreth Saraqebit, rreth 50 kilometra në jugperëndim të Alepos.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se Saraqeb dhe zonat përreth tash janë “plotësisht jashtë kontrollit të forcave të regjimit”.

Më herët, OKB-ja kishte thënë se kryengritësit duket se kanë kryer krime lufte pas marrjes së bazës. Të paktën 28 ushtarë sirianë janë vrarë në sulme të koordinuara të kryengritësve vetëm gjatë ditës së enjte.

Në disa pamje është parë se disa nga ushtarët janë qëlluar pasi që ishin dorëzuar. (a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum