E enjte, prill 24, 2014 Kosova 11:24

Aktuale

Presidenti amerikan zgjidhet indirekt, jo nga vota popullore

Mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBAi
X
06.11.2012
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat do të përcaktojnë se kush do ta udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme: Barack Obama, president i tanishëm i SHBA-ve, apo Mitt Romney, kandidati republikan për president.

Mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA

Madhësia e shkronjave - +
Kur amerikanët të shkojnë sot në votime për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të SHBA-së, ata nuk do ta përcaktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kandidatin që do të shkojë në Shtëpinë e Bardhë.

Por, dhjetëra miliona amerikanë, që hedhin votën e tyre, do të votojnë, për formimin e “Kolegjit Zgjedhor” të përbërë nga 538 anëtarë.

Secili nga 50 shtetet dhe Uashigntoni ka një numër të caktuar të delegatëve, varësisht nga popullsia.

Kalifornia, me popullatën më të madhe i ka 55, ndërsa kryeqyteti i SHBA-së, vetëm 3.

Curtis Gans, një profesor i shkencave politike në Universitetin Amerikan në Uashington, shpjegon se me disa përjashtime, kandidati që fiton votën popullore në secilin shtet, i fiton edhe të gjitha votat e delegatëve të Kolegjit Zgjedhor të atij shteti.

Këta të zgjedhur paraqesin numrin e delegacionit të shtetit në Kongres, dy për senat dhe më shumë përfaqësues, dhe ata zgjidhen me metodën, fituesi i merr të gjitha votat e shtetit”, thotë Gans.

Për të fituar, një kandidati i duhen shumica e këtyre votave- 270.

Nëse Kolegji Zgjedhor është i barabartë, Dhoma e Përfaqësuesve ka fuqi për të zgjedhur presidenitn e ardhshëm.

Kolegji Zgjedhor është ndërtuar në vitin 1787, nga autorët e Kushtetutës, si kompromis ndërmjet avokatëve të votimit të drejtpërdrejtë dhe atyre të cilët donin që Kongresi të zgjedhë kreun e shtetit.

Është parë si një ekuilbër që i jep sheteteve të vogla më shumë fuqi në zgjedhjet presidenciale.

Kolegji Elektoral është kundërthënës, sepse mund ta shpërblejë me presidencë ndonjë kandidat, i cili në votën kombëtare radhitet i dyti.


Rastet kundërthënëse në të kaluarën

Kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi në vitin 2000, kur Al Gore fitoi shumicën e votave, por jo edhe shumicën e votave te Kolegjit Elektoral. George Bush u shpall fitues, me 271 vota elektorale kundrejt 266 votave të Al Gorit

Në vitin 1876, kur kandidati republikan, Rutherford B. Hayes u zgjodh president, demokrati Samuel Tilden u bë kandidati i parë presidencial që fitoi më shumë se 50 për qind të votave popullore, por humbi në Kolegjin Zgjedhor.

Në vitin 1824, me katër kandidatë që garonin nga partia Demokratiko-Republikane, asnjë kanddiat nuk fitoi shumicën e Kolegjit Zgjedhor. Si rezultat, Dhoma e Përfaqësuesve, u thirr dhe e zgjodhi John Quincy Adams.

Hera e vetme kur Dhoma e Përfaqësuesve ka thyer votat e barabarta të Kolegjit Zgjedhor ka qenë në vitin 1800 kur numri i njëtë i të zgjedhurve votuan për Thomas Jefferson dhe Aaron Burr-in. (a.i.)


Lexoni se ç’nënkuptojnë termet e përdorura në zgjedhjet amerikane


Shpjegim: Kolegji Zgjedhor dhe Shtetet e lëkundurai
X
05.11.2012
Dhjetëra miliona amerikanë, që hedhin votën e tyre, do të votojnë për formimin e “Kolegjit Zgjedhor” të përbërë nga 538 anëtarë. Secili nga 50 shtetet dhe Uashigntoni ka një numër të caktuar të delegatëve, varësisht nga popullsia.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum