E martë, korrik 22, 2014 Kosova 15:25

Bota

Dorëhiqet drejtori i CIA-s, David Petraeus

David Petraeus
David Petraeus
RFE /RL
David Petraeus, drejtor i Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA, ka dhënë dorëheqje.

Petraeus, në një deklaratë të lëshuar të premten ka pranuar një aferë jashtëmartesore, për ç'gjë ka thënë se e bën të papërshtatshëm vazhdimin e tij në krye të inteligjencës amerikane.

Petraeus, që është i martuar për 37 vjet, ka thënë se ka treguar “një gjykim tepër të varfër”.

Zëvendësdrejtori i CIA-s Michael Morell është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të CIA-s.

Presidenti Barack Obama e ka pranuar dorëheqjen, në një deklaratë në të cilën e lavdëron Petraeusin si një nga gjeneralët më të shquar të gjeneratës së tij dhe shprehu besimin se CIA do të vazhdojë të lulëzojë.

Obama tha se “mendimet dhe lutjet “ e tij janë me Petraeusin dhe gruan e tij.
Petraeus, një gjeneral i pensionuar me katër yje, që ka komanduar forcat amerikane në Irak adhe Afganistan, u vu në krye të CIA-s në vitin 2011.

David Petraeus (djathtas), drejtori i FBI-së, Robert Mueller dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare , James ClapperDavid Petraeus (djathtas), drejtori i FBI-së, Robert Mueller dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare , James Clapper
x
David Petraeus (djathtas), drejtori i FBI-së, Robert Mueller dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare , James Clapper
David Petraeus (djathtas), drejtori i FBI-së, Robert Mueller dhe drejtori i Inteligjencës Kombëtare , James Clapper
Në deklaratën e tij, Petraeus tha se pasja e një afere, ka qenë “e papranueshme, edhe si bashkëshort, edhe si lider” i një organizate siç është CIA.

Nuk u bë e qartë menjëherë nëse afera ka paraqitur problem të pastër personal për Petraeusin, apo ka rritur edhe shqetësimet e sigurisë që do të mund të ndikonin punën e tij në krye të agjencisë amerikane të spiunimit.

Raportet kanë cituar zyrtarë amerikanë të kenë thënë se afera është zbuluar nga një hetim i FBI-së.

Zyrtarët gjithashtu janë cituar të kenë thënë se Petraeus është përfshirë në aferë me Paula Broadwell, e cila këtë vit do të publikojë biografinë e Petraeus dhe ka udhëtuar me të në Afganistan.

Dorëheqja e së premtes vjen tri ditë pasi që Obama është rizgjedhur në një mandat tjetër katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë, dhe vetëm disa ditë para se Petraeus t’i parashtroheshin pyetje nga Kongresi Amerikan në lidhje me sulmet e 11 shtatorit në Bengazi të Libisë, në të cilat u vra ambasadori amerikan.

Petraeus është kritikuar nga disa ligjvënës mbi shkarjet e inteligjencës para sulmit, në të cilin gjetën vdekjen edhe tre amerikane të tjerë.

Petraeus, i diplomuar në akademinë ushtarake amerikane West Point, është konsideruar si një lojtar i mprehtë i politikave të Uashingtonit. Ai njëherë është parë edhe si kandidat i mundshëm për president.

Në mes të karrierës së tij ushtarake, ai ka fituar tituj të magjistraturës dhe doktoraturës në vitet e ’80-ta. Në mes të viteve të 2000-ta ai ka ndihmuar në zhvillimin e udhëzuesit që iu jep instruksione forcave amerikane se si ta zhvillojnë fushatën kundër kryengritësve.

Reputacioni i tij është rritur nga performansa në Irak, ku nga disa është vlerësuar se ka qenë meritor në shpëtimin e Irakut nga lufta civile, duke orkestruar “valën e madhe” të trupave amerikane në këtë vend në vitin 2007.

Strategjia është lavdëruar nga analistët se i ka shtruar rrugën tërheqjen eventuale të trupave amerikane nga Iraku në fund të vitit 2011.

Në vitin 2008, Petraeus është promovuar në krye të Komandës Qendrore të SHBA-së, dhe ishte përgjegjës për të gjitha operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Afganistanit dhe Paksitanit.

Në vitin 2010, presidenti Obama i kërkoi Petraeus-it që të marrë përsipër operacionet ushtarake në Afganistan pas shkarkimit të gjeneralit Stanley McChrystal.

Në Afganistan, Petraeus komandoi me stilin irakian, duke  “rritur” praninë me rreth 30 mijë trupa në përpjekje për të zmbrapsur luftëtarët talibanë dhe për të përmirësuar sigurinë.

Petraeus pretendon se është arritur përparim.

Por, kritikët e strategjisë së tij thonë se talibanët kanë mbetur aktivë, duke kryer sulme të shpeshta, dhe qeveria e mbështetur nga SHBA mbetet e kapluar nga korrupsioni.

Me gjithë indikacionet e vazhdueshme për rritjen e talibanëve, trupat luftarake të SHBA-së pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : shabani Prej : viti
10.11.2012 16:53
po menoj mi pershndet do do en ks me kit shkrim