E martë, shtator 30, 2014 Kosova 21:55

Intervista

Milo: S'ka bisedime për çështje kufijsh

Ilustrim
Ilustrim
"Ka shumë çështje, për të cilat duhet patjetër që të bisedohet ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit", ka thënë për Radion Evropa e Lirë ish- ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Paskal Milo. Milo ka deklaruar se në këto bisedime nuk do të flitet për kufijtë e Kosovës, gjë që, sipas tij, e di edhe Beogradi zyrtar.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Milo, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, kanë nisur takime për bisedimet politike ndërmjet dy vendeve. Si i shihni ju këto bisedime dhe se janë të rëndësishme?

Paskal MiloPaskal Milo
x
Paskal Milo
Paskal Milo
PASKAL MILO
Bisedime janë shumë të rëndësishme, jo thjesht se po bisedojnë dy palë, të cilët e kanë pasur të pamundur ta imagjinojnë se mund të bisedohet një ditë ndërmjet tyre, por bisedimet gjithnjë janë një mjet i domosdoshëm dhe një instrument i nevojshëm në komunikimin midis dy qeverive dhe institucioneve të ndryshme.

Po, në rastin marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, patjetër që duhet biseduar.

RADIO EVROPA E LIRË
Për çka duhet të bisedohet në këtë raund të ri bisedimesh?

PASKAL MILO
Ka shumë çështje që i dinë të gjithë që duhen biseduar. Çështje të karakterit praktik, para së gjithash, për të cilat janë nënshkruar edhe marrëveshje që nuk po zbatohen, qoftë edhe për zbatimin e këtyre marrëveshjeve që janë nënshkruar ia vlen që të bisedohet.

Jo më që për marrëdhënien ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mjaft problem të tjera, të cilat në mënyrë graduale duhet të krijojnë terrenin që këto marrëdhënie të normalizohen. Pos, normalizimit të shkohet drejt vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, pra për një njohje reciproke të këtyre dy shteteve.

Kjo është shumë e rëndësishme dhe tendenca e përfundimi logjik i një dialogu aty do të çojë, por gjithçka do të varet nga koha.

RADIO EVROPA E LIRË
Flitet për vendime të vështira, si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin. Ku Prishtina zyrtare nuk duhet të lëshojë pe. Dihet tashmë edhe interesi i Serbisë për veriun e Kosovës?

PASKAL MILO
Në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, çdo vendim që mund të merret, ka një përqindje të madhe vështirësie dhe kjo vështirësi bëhet gjithnjë e më e madhe sa më afër t’u afrohesh problemeve të mprehta që kanë karakter politik. Por, unë mendoj që çështja e kufijve nga komuniteti ndërkombëtar tashmë është, të paktën deri tani që po flasim, e përjashtuar si temë diskutimi në bisedimet që janë zhvilluar deri tash, ose ato që do të zhvillohen më vonë.

Kam parasysh këtu deklarata shumë të qarta, jo vetëm të sekretares Clinton në Prishtinë, apo edhe në Beograd edhe deklaratat e mëparshme të përfaqësuesve nga më të mëdhenjtë të komuniteti të Bashkimit Evropian, qoftë edhe të kancelares gjermane, Angela Merkel, nga Prishtina apo nga vendet e tjera, apo edhe përfaqësuesve të tjerë BE-së që nuk do të ketë diskutime për ndryshimin e kufijve.

Dhe, Beogradi e di se cili është vullneti i komuniteti ndërkombëtar për këtë çështje. Prandaj, besoj se ndoshta është një qëndrim taktik i Beogradit për të fituar kohë se sa vërtet mendon ose shpreson se mund të ketë një ndryshim të kufijve në Kosovë.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Anonim
11.11.2012 09:28
te lumt milo....