E mërkurë, prill 16, 2014 Kosova 09:26

Bota

"Dita e Malalas" shënohet me tubime

Falënderimi i babait të Malalas i
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
09.11.2012
Babai i Malala Yousafzai, aktivistes adoleshente pakistaneze, që u qëllua në kokë nga talibanët, lëshoi një video-mesazh ku shpreh mirënjohje për të gjitha letrat mbështetëse që ka marrë familja e tij. Video: Reuters

Falënderimi i babait të Malalas

Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Pakistani po e shënon “Ditën e Malalas”, si pjesë e ditës globale për mbështetjen e adoleshentes, e cila u qëllua nga talibanët për shkak se promovonte shkollimin e vajzave.

Tubime në mbështetje të Malala Yousafzai janë mbajtur në Islamabad, Karaçi, Lahore dhe Muzafarabad në Kashmirin e administruar nga Pakistani.

Kryeministri pakistanez, Raja Pervez Ashraf, ka përshëndetur kurajon e saj.

Sulmuesit e armatosur talibanë e qëlluan 15-vjeçaren në autobusin e shkollës, në Luginën e Suatit një muaj më parë, për ta dënuar atë për fushatën që kishte ndërmarrë për të drejtat e vajzave për shkollim.

Njerëz nga tërë bota pritet të nderojnë Yousafzain dhe bëjnë thirrje që të lejohen në shkollë rreth 32 milonë vajza, që janë privuar nga kjo e drejtë, në tërë borën.

Ndërkohë, babai i Malalas ka lëshuar një video-mesazh, k ushfaqet duke shprehur mirënjohje për të gjitha letrat mbështetëse që i janë dërguar familjes së tij.

Ziauddin Yousufzai bëri të ditur se Malala po shërohet mirë, e frymëzuar nga mesazhet e shumta të paqes.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum