Ndërlidhjet

International Herald Tribune: Hapi i ardhshëm i Clintonit


Hillary Clinton
Hillary Clinton
Njerëzit i afrohen Hillary Clintonit çdo ditë dhe i thonë se ka detyrim për të garuar dhe për t’i dhënë Amerikës presidenten e parë. Vetë Clinton jep përgjigje të ndryshme, duke thënë: Oh, unë e kam përjashtuar atë mundësi ose nuk kam ide se çfarë do të bëj në të ardhmen.

Me këtë hyrje nis shkrimin gazeta “International Herald Tribune”. Sipas saj, nëse Clinton do të garonte për presidente, ajo do të ishte kandidatja më e mirëpërgatitur në historinë e Amerikës: një grua që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë, ka shërbyer në Senatin e Shteteve të Bashkuara, një grua që di praktikisht kreun e secilit shtet në botë.

Joe Biden mund t’i afrohet, por ne nuk do të flasim për Bidenin derisa të mos e zbulojmë se çfarë do të bëjë Hillary, shkruan gazeta.

Por, i gjithë ky bagazh a do të thotë se ajo do të ishte një presidente e mirë? Gazeta thotë se amerikanët gjithmonë bëjnë përpjekje të kuptojnë cilësitë e një kandidati. Republikanët kanë qenë të sigurt se është koha për një biznesmen të suksesshëm, por nuk ka dalë te jetë ashtu. George Bushi Plak ka qenë më i përgatutur se Barack Obama, por ne kemi rizgjedhur njeriun me rezyme më të shkurtër, shkruan gazeta International Herald Tribune.

E njëjta shtron pyetjen nëse populli do ta dojë Hillary Clintonin si presidente më 2016 aq sa ka dashur gruan që ka humbur nominimin, por që na ka mundur neve me aftësinë e saj të shquar për të kapërcyer katastrofat.

Clinton njëherë ka thënë se ajo i zgjedh kartat e saj. “Unë i zgjedh ato. Unë luaj me to sipas aftësive të mia”, kujton gazeta fjalët e Clintonit.

Dhe, pyetja është se cilat karta do t’i zgjedhë tani?

Secili e di se koha e mbetur e Clintonit në zyrë, është e kufizuar. Ajo, ka kohë, që i ka thënë presidentit Obama se do të largohet pas mandatit të tij të parë.

Ka shumë gjëra për të cilat Clinton flet me pasion të madh, por, në këtë moment, janë shumë pak sosh për të cilat Clinton është e fortë sa dëshira e saj për të mos bërë asgjë.

“Unë vetëm dua të fle, të ushtroj dhe të udhëtoj për qejf. Kjo tingëllon aq e zakonshme, por unë nuk e kam bërë për 20 vjet”, citon gazeta Clintonin.

Tani, duket e arsyeshme të besojmë se mungesa e interesimit të Clintonit në garën presidenciale, është e vërtetë. Ajo është 65 vjeçe dhe vërtet e lodhur.

Në një konferencë të grave në Lima, ajo ka thënë se njerëzit kanë filluar të shohin se fuqizimi i grave çon në zhvillimin ekonomik. Dhe, nëse Clinton vërtet largohet nga politika, kjo mund të jetë e ardhmja e saj – fushata për gratë, turnetë e saj rreth globit, bisedat serioze për çështje të rëndësishme, por më pak glamuroze.

Kjo është Hillary Clinton – gruaja më e famshme në botë, por ende e humbur në diplomacinë katërvjetore dhe shqyrtimin e zhvillimit të procesit, shkruan International Herald Tribune.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG