E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 00:25

Bota

WP: Afera e ish shefit të CIA-s, dëmtoi kombin

David Petraeus
David Petraeus
Dorëheqja e David Petraeus-it si drejtor i CIA-s është një goditje serioze për udhëheqjen kombëtare të sigurisë dhe vjen në një moment fatkeq, shkruan në një editorial të sotëm, e përditshmja amerikane, Washington Post.

“Me largimin e pritshëm të sekretares së Shtetit Hillary Rodham Clinton dhe një riorganizimi të mundshëm të zyrtarëve të lartë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti Obama mund të kishte përfituar nga njohuritë e zotit Petraeu, derisa ai fillon të përballet me sfidat e e mandatit të dytë, si ato në Iran, Afganistan, Siri dhe gjetkë”, thuhet në editorial.

Zoti Petraeaus i kupton këto çështje më mirë se çdo amerikan, dhe të arriturat e tij si komandant ushtarak janë të pamatshme në brezin e tij.

Duke pasur parasysh këto fakte, shkruan WP, disa kanë pyetur nëse zoti Obama duhet ta kishte pranuar dorëheqjen e zotit Petraeus.

“Drejtori i CIA-s nuk u zbulua se ka kryer ndonjë krim. Tradhtia bashkëshortore, të cilën ai pranoi, nuk është e pazakontë, duke përfshirë edhe personelin e agjencisë së tij. Megjithatë, sipas mendimit tonë, presidenti mori vendimin e drejtë”, theksohet në editorial.

Dështimi i zotit Petraeus nuk është thjesht një marrëdhënie e paligjshme, por, pakujdesia e përdorimit të një llogarie në Gmail për të dërguar mesazhe eksplicite, që si rezultat, u përfshinë në një hetim të FBI-së. Një sjellje e tillë nuk do të ishte e pranueshme në sektorin privat, e as në ushtri, siç ka pranuar vetë zoti Petreaus, nënvizon gazeta.

Rënia e befasishme e zotit Petreaus erdhi si një goditje për shumë njerëz në Uashington, që ngritën pyetje si arsyeshme, ashtu edhe të paarsyeshme.

Pas dyshimit të parë, nëse zoti Petreaus do të duhej të jepte dorëheqje, kryesuesja e Komisionit të Senatit për Inteligjencë DianneFeinstein, iu bashkua homologut të saj të Kongresit, Mike Rogers, i cili ishte ankuar se Kongresi nuk ishte informuar më parë rreth hetimeve të FBI-së.

Të tjerë pyesin se pse kjo nuk u bë publike para zgjedhjeve të javës së kaluar.
Deri më tani, shkruan WP, përgjigjja duket shumë e thjeshtë: FBI nuk ka gjetur të dhëna për shkeljen e sigurisë dhe rrjedhimisht nuk ka pasur arsye bindëse për ta raportuar këtë çështje në Kongres.

Pas përfundimit të intervistave me zotin Petraeus dhe biografen e tij, Paula Broadwell disa ditë para zgjedhjeve, agjencia informoi eprorin e parë të zotit Petreaus,  drejtorin e Inteligjencës Kombëtare, James Clappeer, më 6 nëntor - një veprim i duhur, duke pasur parasysh natyrën e rastit.

Republikanët të cilët sugjerojnë se drejtori i FBI-së Robert Mueller, ose zyrtarët e lartë të Departamentit të Drejtësisë duhet ta kishin raportuar atë që dinin para zgjedhjeve, duket se po i fajësojnë ata se përse nuk e politizuan një hetim penal, vë në pah WP.

Aspektet e hetimit duhet ende të qartësohen.

Zoti Muller gjithashtu mund të zbusë disa shqetësime legjitime të Kongresit, duke siguruar detaje të  hetimeve, nëse është e nevojshme në një seancë të mbyllur.

“Asgjë nga kjo, nuk do të korrigjojë dëmin e bërë nga humbja e shërbimeve të zotit Petreas. Ky është një dëm i shkaktuar nga veprimet e tij, për të cilat ai ka marrë përgjegjësinë. Por, jo më pak, kjo do të dëmtojë vendin”, theksohet në editorialin e  WP-së.

Përgatiti: Albana Isufi
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum