E hënë, shtator 01, 2014 Kosova 09:32

Aktuale

Rasti “Joviq”, skandal për institucionet vendore dhe ndërkombëtare

Pamje nga protesta e serbëve të Kosovës, kundër arrestimit të Sllavolub Joviq, 9 nëntor
Pamje nga protesta e serbëve të Kosovës, kundër arrestimit të Sllavolub Joviq, 9 nëntor
Më 31 tetor të këtij viti, në veriun e Mitrovicës, persona të maskuar dhe të panjohur për organet e rendit në Kosovë, kanë rrëmbyer qytetarin serb Sllavolub Joviq.

Nga Policia e Kosovës dhe Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit - EULEX, rasti është vlerësuar si rrëmbim.

Marko JakshiqMarko Jakshiq
x
Marko Jakshiq
Marko Jakshiq
Por, lideri i serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jakshiq i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Sllavolub Joviq, është arrestuar nga xhandarmeria serbe, njësi kjo në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Edhe zogjtë e dinë se këtu ka ardhur xhandarmeria serbe. Madje as që janë fshehur, sepse kanë qenë me uniforma të xhandarmerisë dhe kanë ardhur këtu në Mitrovicë. Por, kanë pasur kapela (të ashtuquajtura fantom) në kokë dhe në afërsi të spitalit e kanë arrestuar Sllavoljub Joviqin. Ne mendojmë se arrestimi është bërë me dijen e autoriteteve në Prishtinë, të EULEX-it dhe KFOR-it. Mendojmë se ka pasur marrëveshje”, tha Jakshiq.


I rrëmbyer apo i arrestuar?


Por, pohimet e Jakshiqit i hedh poshtë në mënyrë kategorike zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai i ka thënë Radios Evropa e Lirë se rasti i Sllavolub Joviqit është cilësuar nga organet e rendit si rrëmbim dhe autorët nuk kanë pasur uniforma.

Nëse flasim me gjuhën e fakteve dhe argumenteve, të gjitha deklaratat që policia i ka siguruar nga personat që ishin dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes, flasin që personat kanë qenë me rroba civile. As se si nuk kanë pasur uniformë të çfarëdo lloj organizate, përfshirë këtu edhe atë të xhandarmerisë. Do me thënë, kjo përjashtohet si argument”.

Zëdhënësi i Misionit EULEX, Blerim Krasniq, tha se ky mision nuk ka qenë i përfshirë në incidentin, kur është rrëmbyer Joviqi.

Rasti i rrëmbimit të dyshuar të Sllavolub Joviqit është duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i prokurorëve. Do të thotë është një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendor. Hetimi për këtë rast është në vazhdim e sipër. Sidoqoftë, duhet të theksohet se, para se të hapet ky hetim, EULEX-i nuk ka pasur as njohuri e as nuk ka qenë i përfshirë në këtë incident”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se nuk ka pasur asnjë indikacion apo informatë që vetura me Joviqin ka kaluar në vendkalime kufitare 1 e 31 në veri të vendit.

Mediat në Serbi e kanë bërë të ditur se Sllavolub Joviq, është dorëzuar në gjykatën e Kralevës në Serbi dhe se i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Mbi të rëndon akuza për tentim vrasje ndaj një ushtari të KFOR-it dhe rrezikimin e jetëve të disa të tjerëve, më 1 qershor të këtij viti në fshatin Rudare.

Naim MalokuNaim Maloku
x
Naim Maloku
Naim Maloku
​Eksperti për çështje të sigurisë, Naim Maloku, tha për Radion Evropa e Lirë, se ky është një fakt që dëshmon se personat që e kanë marrë Joviqin, kanë qenë pjesëtarë të xhandarmerisë serbe.

Sipas tij, ky është arrestim i një qytetari nga Kosova, që ka qenë i organizuar dhe orkestruar nga institucioneve të Serbisë.

Fakti që ky (Joviqi) është dorëzuar në gjykatë në Kralevë dhe është marrë në burg, do të thotë, praktikisht në mënyrë institucionale është marrë nga ana e Serbisë dhe institucionet e drejtësisë të Serbisë".


Ndërhyrja e xhandarmërisë serbe, dhunim i integritetit territorial 


Maloku ka shtuar se ndërhyrja e xhandarmërisë serbe në Kosovë paraqet dhunimin e integritetit territorial të vendit.

Por, zëdhënësi i policisë, Hoti, e përjashtoi mundësinë që rasti të cilësohet si arrestim, për shkak se, siç thotë ai, arrestimet i bëjnë vetëm organet e rendit të Kosovës.

Por, ai nuk e përjashtoi mundësinë që personat që, siç thotë ai, e kanë rrëmbyer Joviqin, të kenë qenë pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, por pa uniforma.

Besim HotiBesim Hoti
x
Besim Hoti
Besim Hoti
Nëse ata në të vërtetë kanë qenë pjesëtarë të xhandarmërisë apo jo, kjo çështje sigurisht që tash mbetet të dëshmohet,  për faktin se i njëjti (Joviqi) është paraburgosur dhe gjykohet diku në Serbi. E kjo mbetet të trajtohet, ndoshta edhe në nivelin më të lartë politik”, tha ai.

Në anën tjetër Jakshiq, thotë se vet reagimi i plogësht i institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë, krijon dyshimin se i gjithë aksioni është zhvilluar në marrëveshje me to.

Arsyeja pse KFOR-i, EULEX-i dhe autoritetet në Prishtinë kanë dhënë leje për diçka të tillë, është sepse është më mirë që Beogradi ta merr në dorë ‘pataten e nxehtë’, se sa që nesër këto institucione dhe formacione të vijnë në konflikt me serbët në veri të Kosovës”, tha Jakshiq.

Gjithë këtë situatë, eksperti për siguri, Maloku, e cilëson si skandal për institucionet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë.

Ky është skandal. Ky është skandal dhe normalisht bie mbi shpatullat e institucioneve të Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por, më tepër mbi shpatullat e EULEX-it dhe KFOR-it, për shkak se EULEX-i dhe KFOR-i kanë praktikisht kompetenca më të mëdha për sigurinë e asaj pjese të Kosovës”.

Sidoqoftë, zyrtarët e Policisë së Kosovës kanë theksuar se hetimet rreth rastit Joviq janë duke u zhvilluar dhe policia po i mbledh informacionet në terren, për ta qartësuar këtë rast

Bekim Bislimi

beka.bislimi+gmail.com

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Besa Prej : pr
14.11.2012 16:18
Shyqyr qe e beri dikush kete tekst, jaaaaa, kush i gjale sflitke.
Në përgjigje

Nga : Anonim
15.11.2012 00:20
Po kush me guxu me fol moj se shkojn edhe ne Parlament te Kosoves e i arestojn ahahahah.
A ma qesharak eshte Jakshiqi...do e kisha pyetur e cka tash?