E dielë, maj 24, 2015 Kosova 04:59

Aktuale

Skënderaj: Arrestime nën dyshimet për krime lufte

RFE /RL
Pjesëtarët e misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë-EULEX, kanë arrestuar tre persona në rajonin e Skenderajt gjatë një operacioni që thuhet se është kryer në orët e hershme të mëngjesit.

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i tha Radios Evropa e Lirë se të arrestuarit dyshohen për krime lufte dhe se me rastin është duke u marrë një prokuror evropian i prokurorisë speciale.

“Personat e arrestuar dyshohen për krime të luftës. Rastin është duke e hetuar një prokurorë I EULEX-it nga prokuroria speciale”, u shpreh Krasniqi.

Mediat lokale njoftuan se bëhet fjalë për Rrustem, Hetem dhe Sabit Gecin, por informata nuk u konfirmua nga EULEX-i.(e.p.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.