E premte, nëntor 28, 2014 Kosova 01:07

Aktuale

Serbët në veri e shohin veten në Serbi

Pamje nga veriu, foto nga arkivi
Pamje nga veriu, foto nga arkivi
Prishtinën e Beogradin e presin “vendime të vështira” në javët dhe muajt e ardhshëm sipas paralajmërimeve të diplomatëve evropianë.

Ajo që bëri këtë paralajmërim ishte Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila që nga 19 tetori po i ndërmjetëson bisedimet me qëllim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Por, për çfarë e pati fjalën Ashton kur foli për vendime të tilla?

Ideja me të cilën ajo pret ta zgjidh veriun si një nga temat e bisedimeve, sipas vlerësimeve të analistëve ndërkombëtarë, çon drejt një autonomie të zgjeruar për pjesën veriore të Kosovës.

Por, njëri nga pjesëmarrësit e negociatave që çuan në hartimin e planit të Ahtisaarit mbi të cilin Kosova shpalli vetën shtet, Albert Rohan, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk sheh alternativë tjetër për akomodimin e interesave të serbëve në veri përveç asaj që parashihet në planin në fjalë.

Albert RohanAlbert Rohan
x
Albert Rohan
Albert Rohan
Nuk shoh se çfarë do të mund t’u ofrohej atyre më shumë. Është edhe një aspekt tjetër: mendoj se nuk do të ishte e drejtë t’i kemi dy klasa të serbëve në Kosovë-ata në veri me një autonomi rajonale dhe serbët e tjerë kosovarë që jetojnë në pjesët e tjera të Kosovës me një status tjetër”, u shpreh Rohan.

Ai shfaqi drojën se me realizimin e të drejtave shtesë për serbët e veriut do të mundësohej një diskriminim pozitiv, i cili-për serbët në pjesën qendrore të Kosovës-do të nënkuptonte diskriminim negativ nga pushteti.

Të drejtat shtesë që do t’u sillte një zgjidhje përtej planit Ahtisaari serbëve në veri, mund të ngjallin pakënaqësi në radhët e atyre që tashmë kanë pranuar planin në fjalë në komunat e reja serbe në pjesët e tjera të Kosovës.

Rangjell Nojkiq, një nga politikanët serbë kësaj pjese tha se serbët tha se nuk do të pranohej çfarëdo diskriminimi në raport me serbët në veri.

Nëse ne do të kishim më pak të drejta, atëherë nuk do të pajtoheshim me këtë”, tha Nojkiq.

Përpjekjet e dështuara...

Komunat e reja të krijuara bazuar në planin Ahtisaari gëzojnë “të drejtën për të bashkëpunuar me komuna dhe institucione në Serbi, përfshirë të drejtën për të marrë ndihmë financiare dhe teknike nga Serbia brenda parametrave të planit”.

Karshi të drejtave që u garantohen komunave të reja, plani Ahtisaari parasheh që komuna e Graçanicës, ajo e Shtërpcës dhe komuna e re e Mitrovicës Veriore të kenë të drejta të zgjeruara në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Përpjekje për t’u shpjeguar serbëve në veri këto të drejta i kishte bërë Zyra Civile Ndërkombëtare duke krijuar Ekipin Përgatitor për krijimin e komunës së re të Mitrovicës Veriore.

Ekipi u pat ngarkuar me detyrën për ta përgatitur terrenin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe decentralizimin e pushtetit në zonat veriore-procese që dështuan për shkak të bojkotit të banorëve të atjeshëm.

Adrijana HoxhiqAdrijana Hoxhiq
x
Adrijana Hoxhiq
Adrijana Hoxhiq
Njëra nga anëtaret e dikurshme e këtij ekipi-tash shefe e Zyrës Civile Administrative në veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq, i tha Radios Evropa e Lirë se kundërshtimi i planit Ahitsaari nga Beogradi zyrtar ka shkaktuar një rezistencë të ashpër tek serbët lokalë.

Strukturat serbe, sipas saj, kanë përhapur në ndërkohë informata të pasakta lidhur me planin në fjalë.

Qytetarët e zakonshëm në veri nuk janë ata që mund të vendosin për këtë. E dini se kemi struktura të Serbisë në veri që po përhapin dezinformata lidhur me planin e Ahtisaarit. Neve na duhen vendime politike në këtë rast para zbatimit të planit Ahtisaari”, theksoi ajo.

Serbët e veriut besojnë se janë pjesë e Serbisë...

Disa qytetarë serbë të veriut të Mitrovicës në pyetjen e Radios Evropa e Lirë për njohuritë e tyre rreth planit të Ahtisaarit, folën me skepticizëm në mundësinë e zbatimit të tij në atë pjesë të vendit.

Integrimi i veriut në jetën shoqërore e institucionale të Kosovës, sipas Jovan Nikolliqit, është një projekt i pamundur.

Kam lexuar për planin nëpër gazeta dhe integrimin tonë në Kosovë e vlerësoj si hap negativ. E para, sepse nuk u besoj shumë dhe është e pamundshme që ajo të ndodh. Unë kuptoj se disa gjëra duhet të negociohen, por mendoj se tash nuk është koha për këtë”, tha ai.

Ivana Jankoviq, ndërkaq, foli për dallimet e shumta që ekzistojnë në mes të serbëve në veri dhe kosovarëve që jetojnë në pjesën jugore të vendit.

Duhet të jetojmë ndaras meqë nuk mund të merremi vesh dhe të pajtohemi. Kjo do të thotë se komunat duhet të jenë të ndara me ingerenca të ndara. Besoj se shumë njerëz mendojnë kësisoji meqë nuk merremi vesh”, tha Jankoviq.

Vlerësimet e tilla, siç tha zëvendësndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës- Rohan, flasin për perceptimet e gabuara të serbëve në veri ndaj planit Ahtisaari dhe besimin e tyre se janë pjesë të Serbisë.

Në veri, ata besojnë se ende janë pjesë e Serbisë dhe se do të mbeten pjesë e Serbisë”, u shpreh ai.

Veriu duket se do të jetë çështja më e ndjeshme në mesin e temave, për të cilat pritet të vendosin kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, në javët dhe muajt e ardhshëm në kuadër të bisedimeve politike në mes tyre.

Situata thuhet se është komplikuar në atë pjesë të vendit për shkak të, siç thuhet, mungesës së sundimit të ligjit dhe veprimit të strukturave të paligjshme paralele të Serbisë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : eddi Prej : kosova
22.11.2012 08:42
po te dojn kta nderkombtaret shume shpejt do zgjidhet kete problem , me sa po e shohe nuk po nguten fare por kan than mos u bafsh met kajt stambolli ni fjal popullore por nuk mund te shohe zgjidhje qe do ti knaq serbt , ktyne duhet me I perzan si ne kroaci ,tuten hak e din kta huligana si po e shohe era barut po ivjen se ska rrugdalje tjeter une personalisht nuk bindem se dote ka zgjidhje politike me ta, vet bashksia nderkombtare e din se sa ka qen kosova e madhe deri te molla kuqe por zoti ndihme veriun e done .ne shterpce komune atje dmth vendet me strategjike ika ne dore e qka I met kosoves nuk di qka po menojn kta udheheqsat tone ,apo spo guxojn me livrit sdi por me sa po e shohe duhet nje referendum gjith popoullor edhe mu ba nje shtet nje flamur por pak von se ajo eshte dasht te ndodh tash me 28 nentor por kjo eshte zgjidhja me e drejte heret a vone do te ndodh se nuk shohe tjeter rrugdalje tjeter specially qoftese veriu merr autonomi tung gjthve urime 28 nentori gjith shqiptarve kudo qe jetojn tung love you ALBANIA.

Nga : gazi Prej : prizren
16.11.2012 23:37
po normal kriminelt ala lujn ne veri se .ne parlament te kosoves kerkuj nuk i intereson per mitrovicen e popullin atje shka jan ka hekin se nuk kan koh te diskutu e te vjedh miliona e tu shetit neper bot se kta flen rahat ne prishtin,net shkojn nja ni jav me banu ne mitrovic nashta mos po nderhyn e me pa shka po vun populli.hajna hajna hajna .

Nga : MANI,USA. Prej : OAKLAND,NEW JERCEY,USA.
16.11.2012 05:33
PROBLEMI I VERIUT TE KOSOVES APO NDARJA E MITOVICES ESHTE BERE PASLUFTESE TE CLIRIMIT TE
KOSOVES NGA UCK; ME NDIHMEN SHBA E NATO-S.PER
MOS TE DIHEJ E VERTETA E HIDHUR QE BANDAT TERRORISTE KANIBALE KURRE NUK U NGOPEN GJAK;
;JETE;TERITORE DHE TROJE ETNIKE SHQIPTARE;
DUKE I OKUPUAR DHE PASTRUAR MBI 80% TE 100% TROJE;POPULL E GADI TERE KOMBIN SHQIPTARE;TE VETMIT ZOT TE KESAJ PJESE TE EUROPES NGA ME E
LASHTA PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARIA!! TANI,PER MOS VERTETUAR ME TE RENDAT MASAKRAT MIJERA VARRE MASIVE;DHJETA MIJERA TE MASAKRUAR EDHE TE HUMBUR SHEJ PADOKE FARE; AS PER NGUSHELLIME VARRI;SI DHE TE PERZENE ME DHUNE MBI DHJETA MILIONE PAKTHIM RRUGEVE TE BOTES;E, EDHE ME ZI;
KUR VETE EUROPA DHE RUSIA NA IMPONUAN PLANIN ME TRAGJIK TE AHTISARIT ME MBI 80% ANTISHQIPTARE
DHE PRAP SERBET NUK E PRANUAN; QE ME KETE PLAN
KOLONIZOHET DHE OKUPOHET TERE KOSOVA NGA VETEM 5%KOLONISTE; NDERSA SHKILEN MBI 95% SHU-
MICA SHQIPTARE; NDERSA TANI QE PO KERKOHET
PLUS PLANIT TE AHTISARIT; PO JU DUKEN PAK TE OKUPIMIT E SHKATERRIMIT MBI 80 %TE 100% TROJE SHQIPTARE; POR DONE KOMPLET TERE NJE POPULL E KOMBI I VETMI; ZOT I KETI RAJONI QE TE NA SHKATE-RROJNE E ASGJASOJNE VETEM E VETEM TROJET E TERITORET TONA MBARE SHQIPTARE TE UA FALNI KETYRE BANDAVE ARDHACAKE JEVGJE-KANIBALE NGA SHPELLAT E KARPATEVE DHE AKULLNAJAT SIBIRIANE RUSE!!.KJO TRAGJEDI ME KETO HOLLOKAUSTE GJENOC-IDALE QE JANE QINDERA HERE ME TRAGJIKE DHE ME ANTNJEREZORE SE SA HOLLOKAUSTET HITLERIANE DHE STALINIANE;TE CILAT KANE VEPRUAR KUNDRA TE GJTHA KOMBEVE DHE TERE NJEZIMIT!!.HERDOKURE; JAM I SIGURT QE CFAROSJA DHE ASGJASIMI I KOMBIT TONE MBARE SHQIPTARE; KETI POPULL KOMBI ME I LASHTI; ME I CIVILIZUARI DHE ZOT I KESAJ PJESE TE EUROPES DHE DJEP I MBARE CIVILIZIMIT EUROPIAN E
BOTERORE;DO TE ZBARDHET FATI E DO TE ARGUME-NTOHET ME FAKTE DHE AKTE NJEREZORE E NDERKOM-BETARE;EDHE DO TE DENOHEN FAKTORET SI EDHE AKTORET E KETYRE HOLLOKAUSTEVE ME GJOCIDALE E ME BANALE KANIBALE ANTINJEREZORE!!. TE FALA NJE
REFUGJAT LUFTE NGA SHQIPERIA NATYRALE NE USA.

Nga : haziraj Prej : münchen
15.11.2012 21:57
marri na qoft ne shiptarve qe e kemi prue punen kshtu per mitrovicen ajo duhet me qen si krejt vendet tjera te kosoves me ligj te kosoves [...]

Nga : DARDANI Prej : PARIS
15.11.2012 18:00
MIR SHUM SE TE GJITH KRIMINELET DO ARRESTOHEN DO SHKOJNE NE SERBI SA MIR PE DITKAN KRIMINELET DIHET KU E KAN VENDIN VERIU DO QLIROHET SHUM SHPEJTE.