E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 13:54

Aktuale

Lirohen Gotovina dhe Markaç

Lirohen Gotovina dhe Markaçi
X
16.11.2012
Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës ka liruar nga akuzat ish-gjeneralët kroatë të luftës, Ante Gotovinën dhe Mlladen Markaçin, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Lirohen Gotovina dhe Markaç

Artikujt e ndërlidhur

RFE /RL
Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës ka liruar nga akuzat ish-gjeneralët kroatë të luftës, Ante Gotovinën dhe Mlladen Markaçin, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Në gjykimin e shkallës së parë, më 15 prill të vitit të kaluar, Gotovina ishte dënuar me 24 vjet burgim, ndërsa Markaç me 18.

Dhoma e Apelit e Trinubalit të Hagës, në fillim të leximit të vendimit përfundimtar, ka thënë se nuk ka asnjë dëshmi për angazhim të përbashkët kriminal, me qëllim largimin e popullatës civile nga Krajina - territor kroat - me anë të përdorimit të forcës.

Gjykatësi kryesues, Theodor Meron, ka thënë se Dhoma e Apelit pranon pjesërisht ankesën e Gotovinës dhe të Markaçit dhe kundërshton përfundimin se sulmet në katër qytetet e Kroacisë – Knin, Obrovac, Graçac dhe Benkovac, kanë qenë të jashtëligjshme.

Një veteran lufte, duke pritur vendimin e Tribunalit, ZagrebNjë veteran lufte, duke pritur vendimin e Tribunalit, Zagreb
x
Një veteran lufte, duke pritur vendimin e Tribunalit, Zagreb
Një veteran lufte, duke pritur vendimin e Tribunalit, Zagreb
Dhoma ka konsideruar po ashtu se ikja e civilëve gjatë sulmeve të artilerisë nuk mund të karakterizohet si dëbim.

Anëtari i tretë i ‘treshes kroate’, Ivan Çermak, është liruar nga përgjegjësitë qysh në vitin e kaluar.

Gotovina gjendej në paraburgim në Sheveningen, që nga viti 2005, kur është arrestuar në Spanjë, ndërsa Markaç nga viti 2004, kur është dorëzuar vullnetarisht.

Të tre ata akuzoheshin për vrasje, dëbime dhe persekutim të serbëve gjatë fushatës ushtarake në fund të luftës së viteve 1991 - 1995 në Kroaci.

Në operacionin “Stuhia”, të zhvilluar në vitin 1995, janë vrarë mbi 300 serbë dhe 200 mijë të tjerë janë larguar nga Krajina. Kjo zonë nga viti 1991 ishte nën kontrollin e rebelëve serbë.(v.t.)


Video: Zagrebi feston

Kroatët festojnë pas shfajësimit të gjeneralëvei
X
16.11.2012
Brohoritje gëzimi shpërthyen në sheshin kryesor të Zagrebit kur Dhoma e Apelit e Tribunalit të Hagës ka liruar nga akuzat ish-gjeneralët kroatë të luftës, Ante Gotovinën dhe Mlladen Markaçin.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum