E dielë, prill 20, 2014 Kosova 20:24

Bota

Obama në Azi-Paqësor për t’u “konfrontuar” me Kinën

Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nis sot udhëtimin e parë jashtë vendit që nga rizgjedhja në presidencialet e 6 nëntorit.

Ai do të ndalojë në tri shtete të Azisë Jugore për të shprehur përkushtimin e Shtëpisë së Bardhë ndaj Azi-Paqësorit, si dhe për të luftuar ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

Në një konferencë para mediave, këshilltari i sigurisë kombëtare, Ben Rhodes, ka thënë se Shtëpia e Bardhë e sheh Azi Paqësorin si vendimtar për “të ardhmen e Shteteve të Bashkuara, si në ekonomi, ashtu edhe në aspektin e objektivave tona politike dhe të sigurisë në botë”.

“Vazhdimi i angazhimit në Azi do të jetë pjesë e rëndësishme e mandatit të dytë të presidentit. Ne e shohim këtë si një mundësi për të rritur në mënyrë dramatike eksportet e Shteteve të Bashkuara, për të rritur udhëheqjen e SHBA-së në pjesën me rritje më të shpejtë të botës, si dhe për të avancuar vlerat dhe interesat tona”, ka thënë Rhodes.

Obama arrin të dielën në Tajlandë, ku do të takojë Mbretin Bhumibol Adulyadej dhe kryeministrin Yingluck Shinawatra.

Më pastaj, ai do të bëhet presidenti i parë amerikan që viziton Birmaninë, e cila po del nga dekadat e diktaturës.

Rhodes ka thënë se udhëtimi i Obamës “do të jetë një mundësi për të ndikuar te liderët birmanezë, që të vazhdojnë me reformat”.

Përveç takimit me presidentin Thein Sein, Obama do të mbajë një fjalim në Universitetin e Rangoonit, do të takojë të burgosurit e sapoliruar politikë dhe do të vizitojë udhëheqësen e opozitës, Aung San Suu Kyi, në rezidencën e saj.

Drejtorja për Çështjet Shumëpalëshe dhe të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Samantha Power, ka thënë se me vizitën në Birmani, Obama “do t’iu dërgojë sinjal vendeve të tjera ku reformat nuk ndodhin dhe represioni zë vend”.

Shtypi paralajmëron vizitën e Obamës...Shtypi paralajmëron vizitën e Obamës...
x
Shtypi paralajmëron vizitën e Obamës...
Shtypi paralajmëron vizitën e Obamës...
Ndalesa e fundit e Obamës do të jetë Kamboxhia, ku do të marrë pjesë në një takim të Shoqatës së Kombeve të Azisë Lindore, si dhe në Samitin e Azisë Lindore.

Uashingtoni është i prirë për të forcuar lidhjet ushtarake dhe tregtare me vendet, të cilat duan që Shtetet e Bashkuara të përballen me fuqinë në rritje të Kinës, sidomos në Detin e Kinës Jugore, ku pretendimet territoriale kërcënojnë rrugët e tregtisë globale.

Joshua Kulantzick, njohës i Azisë në Këshillin për Marrëdhënie me Jashtë, thotë se Obama, me pjesëmarrjen në këto takime, do të ndikojë në ndërmjetësimin e mosmarrëveshjeve kritike.

“Vietnami dhe Filipinet janë në kërkim të një force nga jashtë, sepse kanë shqetësime për Detin e Kinës Jugore. Të gjitha vendet, ndoshta përveç Kamboxhias dhe Tajlandës, janë të shqetësuara me agresivitetin në rritje të Kinës në rajon”, thotë Kulatnzick.

Ulja e Obamës në tavolinë sinjalizon arritjen e Shteteve të Bashkuara si një lojtar i madh në Azi Paqësor - një zhvillim të cilin Kina mund të mos e mirëpresë, por sigurisht se nuk mund as ta injorojë.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum