E hënë, korrik 28, 2014 Kosova 16:23

Intervista

Touval: Izraeli bën gabim që nuk njeh Kosovën

Yonatan Touval
Yonatan Touval
Fakti që Izraeli, në çështjen e Kosovës, e gjen veten në të njëjtën listë me Kinën, Rusinë, Iranin - vendet që natyrisht kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës - është shumë shqetësues, thotë për Radion Evropa e Lirë Yonatan Touval, analist i politikës së jashtme izraelite.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Touval, shtetësia e Kosovës tashmë është njohur nga më shumë se 90 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Përse Izraeli ka zgjedhur drejtim tjetër, duke mos e njohur atë?

YONATAN TOUVAL
Qëndrimi zyrtar është se Izraeli do të ishte i lumtur që të njihte pavarësinë e Kosovës në momentin që ka një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Zyrtarët izraelitë paraqesin këtë vendim parimor, duke thënë se nuk do t’iu pëlqente të shihnin pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar që njohin Palestinën si shtet të pavarur dhe sovran, para arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare nga ana e Izraelit.

Pra, ky është pozicionimi zyrtar, i cili, të them të drejtën, mua më pengon. Edhe pse Jerusalemi e paraqet këtë argument si një pozicionim zyrtar, unë them se është - nëse mund ta përdor këtë term - pozicionim patologjik, patologjik në kuptimin e ankthit kombëtar.

Pozita zyrtare, pra, niset nga ankthi kombëtar i Izraelit, që ka të bëjë me problemin e pazgjidhur ndërmjet tij dhe Palestinës.

Siç e dini, ekziston një paralele apo analogji në mes të konfliktit kosovaro-serb, në njërën anë, dhe konfliktit izraelito-palestinez, në anën tjetër.

Dhe, kushedi se për çfarë arsyesh, ekziston një afinitet i çuditshëm ndërmjet Serbisë dhe Izraelit. Kjo ndoshta lidhet me faktin se të dyja vendet po përballen me sfida të ngjashme të minoriteteve, që paraqesin kërkesa territoriale për pjesët e tokave të tyre historike.

Në rastin e Serbisë bëhet fjalë për Kosovën, ndërsa në rastin e Izraelit bëhet fjalë për vendin e shenjtë të Jerusalemit. Ne të gjithë e kemi dëgjuar frazën se Kosova është Jerusalemi i Serbisë. Atëherë, në rastin e Izraelit, Palestina është Kosova e këtij vendi. Nëse Izraeli do ta pranonte Kosovën, do të ishte njësoj sikur ta pranonte Palestinën.

Një gjë e tillë sigurisht se është absurde. E gjithë analogjia ndërmjet Izraelit dhe Serbisë është paksa absurde, por, siç e thashë, ajo vjen nga një ankth i brendshëm dhe është vështirë të argumentosh me këtë ankth.

RADIO EVROPA E LIRË
Por, të shumtë janë ata që argumentojnë se rasti i Palestinës dhe ai i Kosovës nuk mund të tërhiqen në paralele. Kosova ka edhe mbështetjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë...

YONATAN TOUVAL
Fakti që Kosova ka mbështetjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i bën gjërat edhe më keq, sepse nxit ankthin e Izraelit që Palestina mund të fitojë përkrahjen e subjekteve të ndryshme ndërkombëtare.

Kjo është njëra nga arsyet më të mëdha përse Qeveria e Izraelit është kundër përpjekjeve të Palestinës që të fitojë njohjen nga Kombet e Bashkuara më vonë këtë muaj.

RADIO EVROPA E LIRË
Serbia e sheh Izraelin si aleat të rëndësishëm. Sa ka ndikuar kjo aleancë në këtë çështje?

YONATAN TOUVAL
Po, kjo qëndron. Siç e dini, javën e kaluar, ministri i Jashtëm i Serbisë, Jovan Mërkiq, ka vizituar Izraelin. Dhe, është e vërtetë që marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Izraelit luajnë rol në pozicionin e Izraelit ndaj Kosovës.

Për fat të keq, ky është një gabim tjetër i Jerusalemit. Jam i sigurt se marrëdhëniet midis Izraelit dhe Serbisë do të mbijetojnë edhe me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Izraelit.

Në fakt, një gjë e tillë mund të përcjellë sinjal konstruktiv te Beogradi, se aleati i tij pret arritjen e një marrëveshjeje me Prishtinën.

Në anën tjetër, nëse qëndrimi i Jerusalemit ndaj Kosovës synon t’iu diktojë miqve të tij se si të sillen ndaj Palestinës, atëherë Serbia ka dëshmuar të kundërtën.

Vitin e kaluar, Serbia ka votuar për pranimin e Palestinës në UNESCO, pavarësisht dëshirës së Izraelit. Beogradi, po ashtu, ka deklaruar se nuk do të kundërshtojë rezolutën për njohjen e shtetësisë së Palestinës në Kombet e Bashkuara. Pra, ky është një drejtim i gabuar.

RADIO EVROPA E LIRË
Në një publikim tuajin keni thënë se njohja e Kosovës nga Izraeli “nuk do të minonte interesat e tij strategjikë, por madje mund t’i avancojë ata”. Cilat do të ishin përfitimet e Izraelit në këtë drejtim?

YONATAN TOUVAL
Ajo çfarë kam dashur të them me këtë është se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është vetëm një çështje e vogël diplomatike dhe dypalëshe ndërmjet Jerusalemit dhe Prishtinës.

Është diçka më e thellë, e cila ka të bëjë me vetë qëndrimin e Izraelit ndaj Palestinës, rajonit dhe botës. Fakti që Izraeli, në çështjen e Kosovës, e gjen veten në të njëjtën listë me Kinën, Rusinë, Iranin - vendet që natyrisht kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës - është shumë shqetësues.

Për arsye strategjike, për të mos thënë morale, Izraeli duhet të jetë në anën e aleatëve të mëdhenj në botë - Shteteve të Bashkuara dhe shumicës së vendeve të Evropës që kanë njohur Kosovën.

Pra, e përsëris, njohja e Kosovës nuk është vetëm një çështje e vogël diplomatike, por është një test i vërtetë se si Izraeli qëndron në botë, si e sheh veten dhe nga do të shkojë në të ardhmen.

Sipas mendimit tim, njohja e Kosovës do të ishte një hap i pjekur diplomatik, i cili do të shkonte paralel me një politikë më të hapur dhe më konstruktive për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme paqësore me Palestinën, për arritjen e marrëveshjeve rajonale ndërmjet Izraelit dhe fqinjëve arabë, si dhe për pozitën afatgjate të Izraelit në botë.

RADIO EVROPA E LIRË
Të flasim pak për zhvillimet brenda Kosovës. Kosova ka nisur bisedime të nivelit të lartë me Serbinë, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Izraeli, po ashtu, ka përvojë të gjatë në bisedimet paqësore. Mendoni se në rastin e Kosovës dhe të Serbisë, dialogu do të ketë sukses?

YONATAN TOUVAL
Siç e dini, unë nuk jam ekspert i politikave të Ballkanit, por sinqerisht shpresoj se dialogu do të ketë sukses.

Një gjë që mund të ndihmojë në rastin tuaj, e që ne nuk e kemi në rastin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, është roli i Bashkimit Evropian.

Fakti që Komisioni i Bashkimit Evropian, muajin e kaluar, ka vendosur që mos t’i ofrojë Beogradit datën e negociatave për anëtarësim dhe madje ka shkuar aq larg duke përmendur mungesën e përparimit në bisedimet me Prishtinën si një nga faktorët kyçë për mosdhënien e datës, është pozitiv dhe mjaft inkurajues.

Për ju është vërtet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të mbajë këtë qëndrim përballë kërkesës së Serbisë për t’iu bashkuar BE-së.

Valona Tela

valonateliqi+gmail.com

Si përgjegjëse për web-faqen e Radios Evropa e Lirë, ekipit në Prishtinë i është bashkuar në vitin 2007. Nga viti 2011 është redaktore emisionesh në selinë qendrore në Pragë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Liraku
19.11.2012 21:24
Izraeli nuk eshte si Serbia, ne toke te huaj, sepse ate toke ja ka dhene Zoti Abrahamit, Isakut, Jakobit (Izraelit) dhe pasardhesve te vet pergjithmone, por eshte nje gje tjeter qe ata nuk e pranuan Mesine dhe u shperndane nga viti 70 ps.Krishtit deri ne vitin 1948. Ata u kthyen ne vendlindje ne vitin 1948.

Nga : Muslimani
18.11.2012 00:44
Jena gati krej musliman. Kjo osht arsyja vllazni.

Nga : Anonim Prej : Dani
17.11.2012 22:43
Izraeli nuk ka me na njoft edhe gjat kohe. E vertete qe ka aleanc me serbin e bile edhe komPleksin e njajt se jane ne tok te huj te dyja. Rrespekt per izrealin vetum per hollokaustin qe ka perjetu. Shnet.

Nga : Bedri Prej : Dortmund
17.11.2012 21:00
izraeli ka dhan boll edhe jep perseri, per shqiptaret , por kjo ashte politika, une besoj se njohja nga izraeli vetem ekziston, po jo zyrtarisht, e pse jo zyrtarisht? sepse nese kosoven e njef izraeli si shtet , ne anen e kunder mundem ti humbemi shum njoheje nga shtetet arabe, vetem ky ash problemi. se si te kryhet puna a njohjeve me shtetet arabe qe nuk e njohin izraelin si shtet ekzistues, ateher izraeli do ta njef kosoven shtet, por per mos ti ja prish punen e njohejeve kosoves , e ben ket vones drejt njohjes.
Në përgjigje

Nga : Koci Prej : Gjermani
18.11.2012 09:53
AI PO SPASKE LIDHJE EDHE TI HIQ BRE;
IZRAELI Kosovaret mund te udhtojn me Passaporta te Republikes se Kosoves ne Izrael, por Problemi eshte Palestina te ta, e nje Palestin e pavarur nuk i pelqen Izraelit.

Nga : SADIKU Prej : VESTBY
17.11.2012 18:12
PO KJO ËSHT SI MIRNJOHJE E TYRE NDAJ POPULLIT SHQIPËTAR. GJAT LUFTËS SË 2të BOTRORE SHQIPTARET I DOLEN NË MBROJTJEN E TYRE, RREZIKUN FAMILJET E VETA PËR TI SHPETU ATA - DHE SOT NUK TË NJOHIN.
- FAL ZOTIT QË NUK MARIN ARMET EDHE TI KTHEJN NGA SHQIPTARET.

Nga : mergimi Prej : turkije
17.11.2012 15:31
nuk na duhet njohja e nji shteti kiriminel
Në përgjigje

Nga : Kosovari
17.11.2012 21:17
Eshte shume komplekse ceshtja e njohjes se Kosoves nga ana e Izraelit.
Um personalisht nuk e shof si arsye thenjen e zoteriut Yonatan
citoj

"Qëndrimi zyrtar është se Izraeli do të ishte i lumtur që të njihte pavarësinë e Kosovës në momentin që ka një marrëveshje ndërmjet Serbisë dhe Kosovës."

Sepse kjo te ben te mendosh se mos valle eshte dashur edhe Shqiptaret te ndjeheshin te lumtur qe te ndihmonin Hebrenjet ne momentin kur do te kishte nje marveshje shpetimi ndermjet Gjermanis se Hitlerit dhe popullit Hebreik qe gjindej para shfarosjes totale gjate luftes se dyte boterore.
Me vjen shume keq qe u shpreha ne kete menyre dhe me respektin me te madh per viktimat e popullit Izraelit dhe shume rrespekt per miqte tane Izraelit te cilet kan ndihmuar shume per clirimin e Kosoves.
Izraeli problemin e Palestines e ka ne oborin e vet.
Nje dite edhe kjo ceshtje do te zgjidhet.
Mirpor per shkak te struktures se problemit te popullit Hebreik ne Lindjen e mesme dhe ngjajshmerise se struktures se problemit te Shqiptareve ne Balkan eshte obligim moralo politik i shtetit te Izraelit te pranoj Kosoven

Me rrespekt per popullin Hebreik nga nje Kosovar.
Në përgjigje

Nga : Liraku Prej : Prishtinë
17.11.2012 18:25
Problemi me arabët (palestinezët), është se ata e kanë pasur në dispozicionin e tyre vendin e Hebrenjve dhe nuk kanë bërë gjë. Nëse e lexoni Torën (Tevratin) do ta shihnin se ai vend ju premtua nga Zoti Abrahamit, Isakut (jo Ishmaelit) Jakobit dhe pasardhësve të tyre. Nuk është qështja që arabët kanë mungesë vendi por thjeshtë nuk i duan hebrenjtë aty.
Izraeli duke mos e pranuar Kosovë si shtet, po bëhet aleate me Serbinë, një shtet i cili i gjatë luftërave të veta kundër Kosovës i vendosi në shënjestër civilët shqiptarë të Kosovës. Izraeli nuk e ka një zakon të tillë.
I lutem Jeruzalemit zyrtar që ta kujtoj favorin që shqiptarët ju bënë hebrenjve gjatë Luftës II Botërore. A ju pëlqeu që të shpëtoheshit nga Shqipëria? A ju duket njerëzore që dikush të ju ndihmoj juve? Atëher, ju lutem na ndihmoni neve duke na njohur?