E premte, tetor 31, 2014 Kosova 18:49

Bota

Aftësitë e Hamasit mund të frenojnë Izraelin

Izraeli godet Hamasin për të gjashtën ditë me radhëi
X
19.11.2012
Ushtria izraelite në një deklaratë për media, tha të hënën se avionët luftarakë të saj kanë kryer rreth 80 sulme gjatë natës, derisa konflikti me militantët e Hamasit në Gaza hyri në ditën e gjashtë.

Izraeli godet Hamasin për të gjashtën ditë me radhë

Derisa Izraeli dhe Hamasi kanë intensifikuar luftimet, milicia islamike duket qartë se është më e fortë seç ka qenë gjatë luftës së fundit në Rripin e Gazës, në dimrin 2008-2009.

Për herë të parë, Hamasi përdor raketa, të afta për të arritur në Tel Aviv. Raketat Fajr 5, prodhim i Iranit, kanë rreze më të gjatë se çdo raketë tjetër që ka përdorur Hamasi më herët.

Në të njëjtën kohë, lëvizja islamike ka siguruar stoqe të mëdha armësh që mund të përdoren në luftimet tokësore.

Shumë nga armët besohet të kenë rënë në duart e militantëve gjatë periudhave të fundit të kaosit në Egjipt dhe Libi.

Yosssi Mekelman, ekspert i rajonit në Institutin Chatham të Londrës, thotë se raketat Fajr 5 kanë arritur nga Irani në Gaza përmes Gadishullit Sinai të Egjiptit.

“Supozohet se ato kanë arritur përmes Gadishullit Sinai, nëpër tunele, sepse që nga rënia e regjimit të Mubarakut, kufiri në mes të Egjiptit dhe Rripit të Gazës është mjaft i hapur”, thotë Mekelman.

Mungesa e kontrollit të Kajros në Siani është ndryshim i madh nga koha e ish-presidentit Hosni Mubarak, pasi regjimi i tij ka bashkëpunuar me Izraelin për të kontrolluar kufirin me Gazën.

Mungesë kontrolli

Regjimi i ri i Egjiptit, i udhëhequr nga presidenti Mohamed Morsi, ka dëshmuar të jetë i paaftë ose jo i gatshëm për të ushtruar të njëjtën shkallë të kontrollit.

Mekelman thotë se rrugët kontrabanduese përmes Egjiptit i kanë sjellë Hamasit sasi të mëdha armësh edhe nga Libia, sidomos pas rrëzimit të Muammar Qaddafit.

“Armët gjatë luftës civile apo revolucionit në Libi janë zhdukur. Ky lloj i situatës kaotike ka krijuar mundësi për ata që kanë vjedhur apo marrë përsipër municionin”, thotë Mekelman.

Gaza, 19 nëntorGaza, 19 nëntor
x
Gaza, 19 nëntor
Gaza, 19 nëntor
Khaled Hroub, autor i disa librave për Hamasin dhe profesor në Universitetin Cambridge të Anglisë, thotë se Hamasi ka miratuar edhe strategjinë e  Hezbollahut (organizatë islamike) për të krijuar tunele, që u mundësojnë militantëve të mbijetojnë nga sulmet izraelite dhe të dalin nga vende të papritura për të luftuar.

Çështja për Izraelin tani është se si të merret me këtë armik të fortë.

Ai ka ndërtuar një mburojë raketore në vitet e fundit dhe përdor sulmet ajrore dhe detare për të goditur caqet e Hamasit.

Nëse goditjet e tilla nuk bindin Hamasin për të ndaluar sulmet me raketa, e vetmja zgjidhje për të duket të jetë operacioni tokësor në Gaza. Izraeli tashmë ka mobilizuar 75,000 forca rezervë.

Por, Riad Kahwaji, nga Instituti për Lindjen e Afërt, me seli në Bejrut, thotë se Hamasi ka “aftësi të konsiderueshme ushtarake” për një konfrontim asimetrik që mund ta frenojë Izraelin nga pushtimi.

“Nga hakmarrja që ka bërë Hamasi deri më tani, duket qartë se ka një arsenal të konsiderueshëm raketash të kalibrave të ndryshëm, kështu që nuk do të jetë një operacion i lehtë për izraelitët”, thotë Kahwaji.

Sipas tij, Izraeli duhet të konsiderojë jo vetëm viktimat e mundshme ushtarake, por edhe ato civile nga të dyja anët, ashtu si edhe reagimin ndërkombëtar ndaj numrit të të vdekurve. Gjatë luftës në Gaza më 2008-2009, janë vrarë 13 izraelitë dhe më shumë se 1,400 palestinezë. (v.t.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Anonim
20.11.2012 23:56
Aftesit e Hamazit mund ta demtojn vetem popullin Palestinez dhe te demtojn mundesit e nje zgjidhjeje paqesore.....
Palestinezet kan nevoj per Diplomat qe mund te shtyj perpara procesin per paqe.Dhe Lindja e mesme per pranimin e shtetit Izraelit se bashku me Hamazin...

Nga : Liraku
19.11.2012 21:39
Fjalet e Zotit drejtuar Izraelit: "Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses, dhe çdo gjuhë që do të ngrihet të gjykojë kundër teje, ti do ta dënosh." Bibla: Isaia 54:17
Në përgjigje

Nga : Naz Prej : Holanda
21.11.2012 19:32
jo more a bash qato ishin fjalet e Zotit aa???.
Izraeli nuk eshte dashte te iu bej Palestinezve ate qe nacistet ua ben izraeliteve,pa marr parasysh se qka thot ajo bibla e tyre.